Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amerika i vendos ultimatum Ukrainës: Po nuk na dhatë mineralet, ju heqim Starlink-un
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Amerika i vendos ultimatum Ukrainës: Po nuk na dhatë mineralet, ju heqim Starlink-un
BoteLajmi i fundit

Amerika i vendos ultimatum Ukrainës: Po nuk na dhatë mineralet, ju heqim Starlink-un

Published: February 22, 2025
Shpërndaje

Reuters shkruan se zyrtarët amerikanë mund të bllokojnë aksesin e Ukrainës në shërbimin satelitor Starlink të Elon Musk, nëse autoritetet ukrainase nuk i ofrojnë akses Shteteve të Bashkuara në rezervat e mineraleve kritike.

Ky kërcënim vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy refuzoi një propozim fillestar të paraqitur nga sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, për dhënien e mineralave të rralla në këmbim të ndihmës ekonomike për luftën.

Gjatë një takimi mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, dhe presidentit Zelenskiy të enjten, Ukraina thuhet se u paralajmërua për një mbyllje të mundshme të Starlink nëse nuk arrihet një marrëveshje për burimet minerale.

- Publicitet -

Një burim për Reuters e përshkroi varësinë e Ukrainës nga ky sistem si kritike, duke thënë: “Ukraina funksionon me Starlink. Ata e konsiderojnë atë Yllin e Veriut.”

Negociatat duket se janë përqendruar në kërkesën e Washingtonit për qasje në rezervat e pasura të Ukrainës, si grafiti, uraniumi, titani dhe litiumi. Këto burime konsiderohen si strategjike për prodhimin e baterive të makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të avancuara.

Zelenskiy ka refuzuar propozimin e administratës së presidentit Donald Trump, i cili kërkonte një marrëveshje për pasuritë minerale me vlerë prej 500 miliardë dollarë, në këmbim të ndihmës financiare të vazhdueshme amerikane për Ukrainën. Presidenti ukrainas ka kërkuar që çdo marrëveshje të ofrojë garanci të qarta sigurie, kërkesë kjo që SHBA-ja nuk e ka plotësuar ende.

Starlink u ofrua fillimisht për Ukrainën nga Elon Musk në vitin 2022, për të zëvendësuar rrjetet e komunikimit që u ndërprenë pas pushtimit rus. Sistemi ka luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Ukrainës, duke përfshirë përdorimin e dronëve, një komponent kyç i strategjisë mbrojtëse të vendit. Analistët paralajmërojnë se humbja e aksesit në Starlink do të ndikonte rëndë në aftësinë e Ukrainës për të mbajtur komunikimet në fushën e betejës.

Melinda Haring, analiste e lartë në Këshillin Atlantik, e përshkroi sistemin si një “ndryshues të lojës,” duke vënë në dukje se Ukraina ka arritur një barazi me Rusinë për sa i përket luftës me dronë dhe aftësive të artilerisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Llaf Dibre says:
    February 22, 2025 at 2:17 pm

    Nëse Ukraina do pranojë një paqe me kushte që i afrohen, eshte me mire ta zgjidhin mes tyre me rusët, si dy bashkevellezer sllavë. Njësoj është. Trump është një i deleguar i Putinit, sic është një i deleguar i Putinit edhe për të perënduar Europen perëndimore, të cilës i ka ngele vetëm shiriti për tu prerë….

    Reply
  • demo says:
    February 22, 2025 at 2:40 pm

    Eshte i rrezikshem.Jo pse eshte Arrogant,por sepse eshte President i Amerikes.
    Zot na ruaj.Ishallah ka opinion te mire per Kosoven Tone.Kendej nga tubacionet e Lanes,mos e rruni fare,se ja ka derguar Ramazan aga qypin me mjalte,vorben me tylyn dhe Dashin Tardhak.Ky do i bjeri Fyllit Nastradinit,se ka paguuuu.

    Reply
    • Aldrinp says:
      February 22, 2025 at 2:55 pm

      Ke ndonje shprese per Kosoven? Eshte ne duart e Grenell..

      Reply
  • Asd says:
    February 22, 2025 at 5:21 pm

    Trump po i ben qesharake SHBAte.

    Reply
  • capi says:
    February 22, 2025 at 6:37 pm

    Ky te hipen ne maj te shtylles te heq dritat si osheja ose si ithoni ju elektrikut. Ky dhe kjo nuse lala qe ka ne krah te djatht. Eshte bere si mafjozat vendos gjoba. Se vetem ky ka internet satelitor. Cfare i bere vetes o zhele do besh lufte ne dy fronte. Po europi cfar thote more aman, spo ndihen ku jane futur. Prite dhe ata te kerkojne ndonje cope.

    Reply
  • Erdogan says:
    February 22, 2025 at 8:12 pm

    Kjo Sh.b.a eshte qe ndau Epirin e te Veriut te Deputetit ne Parlamentin Osmane dhe Governatorit ne Liban Ismail bej Vlores dhe te jugut Greke.
    Mos u habisni fare.
    Ku duan ta dine keta per Politizmo (Culturw “shqip”).
    Keta jane qe mbeshteten kriminwlin Qemal Ataturkun per Genocidin kunder popullsise Greke te Kostantinopolis ne 1922-in.
    Kjo ka qene qendra e Perandorise se Romes lindore me popullsi nga Ilyria,Epiri,Ishujt Greke,Magna Grecia etj.
    Kjo Polis ka marre Emrin ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos (Kostantini i Madh).
    Por Genitceret Arnaute te turqizuar duan Cilerin dhe Erdoganin!
    Zgjohuni o te Mjere se do you ndhekin Cifutet nga Atdheu tuaj.
    Ata mbeshteten Turqine qe ta kene ne krahe te tyre kunder Kombit Greko-Ilyre
    E futen ne Nato “Te krishtwret e Perendimit” nje vend barbare si Turqia.
    Eshte fact qe deri vone Turqia furnizonte Israelin me lende djegese kunder popullit Martir te Palestines.
    Bike edhe sot qe flasim e furnizon ndermjet vendeve te treta.

    Reply
  • Detari says:
    February 22, 2025 at 8:35 pm

    @Aldrinp

    Kosovo ashtu si dhe albanistoni ju dha liria dhe cfare beren? u bene me arab se arabet me 0 ushtri. prandaj asnje meshire nga serbi.

    Reply
  • TRENI says:
    February 22, 2025 at 8:49 pm

    Ju dy greko maskarenje, mos hani mut shume dhe kot me kot ne Forumet Shqiptare, hajt ne pidh te manas sas!!

    Reply
  • Artan says:
    February 22, 2025 at 9:16 pm

    Kosovo e sat eme o Dekar

    Reply
  • Meti says:
    February 22, 2025 at 11:06 pm

    Vetem nje vrejtje kam, shkruani drejt ne shqip emrin VOLODIMIR ZELENSKIJ.

    Reply
  • xyz says:
    February 23, 2025 at 11:44 am

    E futën në luftë Ukrainën. E shkatërruan tërësisht dhe tani po i thonë do të lëmë vetëm po nuk na dorëzove pasuritë e tua nëntokësore! Bravo.

    Reply
  • O.Shala says:
    February 24, 2025 at 12:15 am

    Imperializmi eshte vampiri i popujve për të mbrojtur interesat e veta gjeopolitike dhe ato të industrialisteve prodhues të armatimeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?