Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ose të marrim malet ose dikush të marrë përsipër burgun”: Analisti thotë se “b..thëpambuku i Bllokut po kërkon të vrasë Ramën”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ose të marrim malet ose dikush të marrë përsipër burgun”: Analisti thotë se “b..thëpambuku i Bllokut po kërkon të vrasë Ramën”
KronikeLajmi i fundit

“Ose të marrim malet ose dikush të marrë përsipër burgun”: Analisti thotë se “b..thëpambuku i Bllokut po kërkon të vrasë Ramën”

Published: September 21, 2025
Shpërndaje

Analisti Frrok Çupi ka publikuar një opinion me titull: “Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë” ku thotë se fjalët e Neshos, një nga antiqeveritarët e opozitës, janë thirrje për vrasje.

“Është ngritur sot Agim Nesho dhe ka bërë thirrje për vrasjen e Edi Ramës: “Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun”. Ky duket si fjalor ‘trimash’, por në fakt është fjalor lacash. Se po të ishte nga ata ‘ trimat” si burri i tezes, Hysni Kapo, atëherë nuk do të pyeste por do të merrte përsipër burgun” – shkruan Çupi.

Ai analizon më pas lidhjet e Neshos dhe atyre që bëjnë sot politikë me ish-Bllokun e dikurshëm.

- Publicitet -

“Disa thonë se u lodhën dhe u ka lindur dëshira prapë për kthim në bllok. Jo. Kjo është e pamundur. Edhe pse të rritur si ‘bythëpambukë’, këta nuk janë aq të marrë sa ta mendojnë kthimin.
Po atëherë, pse?…

Që nga momenti kur populli çau bllokun, këta u ndien të persekutuar. Blloku në mendjen e tyre u kthye në kamp përqendrimi. Kështu u ndien deri vonë, prandaj u duhej të heshtnin; dhe heshtën.

Sali Berisha, si demokrat, por mik i familjes Kapo, sulmoi me fjalë, që u duk se po u bënte dhunë. Dhunë kishte bërë blloku, dhunë Saliu. Këtu bashkohen dhe gjejnë aleancë.
Tani do të fitojnë kohën e humbur ‘në heshtje’. Tani do të shpërthejnë në dhunë.

I vetmi kryeministër i Shqipërisë që do të vritet prej klanit Kapo do të jetë Edi Rama” – shkruan autori dhe shton:

“Këta në këto momente kanë vetëbesim se ‘do t’ia arrijnë’. Në fund të fundit do të bëjnë atë që kanë bërë edhe një herë më parë: Luftë civile. Këta e bënë luftën civile në vitin 1997… Azemit ia kërkuan revolucionin edhe pas vdekjes duke ia përdorur arkivolin si çekiç mbi selinë e pushtetit, por nuk u bë gjë. As tani nuk bëjnë dot as revolucion asgjë. Por thonë ‘haj ta nisim me vrasjen e shekujve’ nga dora atentatore e Kapove”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Humoristi says:
    September 21, 2025 at 9:31 am

    “Tromoshat” pensioniste te xha Sulos kinse ne konflikt!?Kush i beson me keto intriga mbi 35 vjecare!?

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2025 at 10:15 am

    Lufta mes llojit eshte e eger.Edi Rama,Andi Bushati,Agim Nesho e ca te tjere jane te tere Bythepambuket e Bllokut,rritur ne vila te ndryshme.Klani Kapo ruajti pushtetin me shegertin malok Sali Berisha.Sot eshte ne Fuqi klani Koleka me Edi Ramen.
    Spiro Koleka vertet ka qene si nje mi pa portofol ne Bllok.E prerdorte enver hoxha per tu tallur ne shtepine e kumarit qe kata e quanin shtepia partise.Por Spiro Koleka ka ngrene dy koka te renda ne Biro.Tuk Jakoven dhe Bedri Spahiun.Ja qe e degjonte Rigoleton.Edhe 10000 punetore te Metalurgjikut qe mbrojten ne gjyq Cim Bumcin nuk i pyeti fare Enver Hoxha per hater te kurvave te Kolekes.Keta i dijne me mire se une kusuret e njeri tjetrit,se keta na i kane treguar.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    September 21, 2025 at 10:54 am

    Edi Rama nuk i është afruar asnjëherë bllokut ku jetonin funksionarët e Partisë së Punës . Është lindur dhe rritur në një apartament me tre dhoma e një guzhinë në afërsi të 21 Dhjetorit . Madje një nga dhomat e shtëpisë ishte studio skulpture e të atit Kristaq Rama . Sa për Spiro Kolekën, ai nuk ishte ndonjë gjytyrym si Pali Miska e Muho Asllani, por ishte inxhinier i diplomuar në Itali atëhere kur inxhinierët në Shqipëri numëroheshin me gishtat e njërës dore . Ndërsa vetë Edi Rama ishte një i ri rebel e antikomunist, aq sa i ati e mbante nën frena e nën kontroll që të mos shpërthente dhe dëmtonte të atin dhe gjithë familjen, e ëma ishte dekane e stomatologjisë . Familjen e Kristaq Ramës e kam pasur komshi dhe i njof shumë mirë . Mos mvishni gjëra që nuk i ka . Rama ka plot gjëra të tjera ku mund t’a kritikosh, por jo të shpifësh si çun i bllokut, sepse po qe për bllokun, më shumë ishte bllokmen Berisha, i ardhur nga malet e Viçidollit se sa Rama i lindur e rritur në Tiranë .

    Reply
    • ¿? says:
      September 21, 2025 at 11:39 am

      Te gjitha keto qe thua ti mund te jene te verteta, te gjitha ato qe thone te tjeret mund te mos jene te verteta. Fakti mbetet qe familja e Edvin Rames ishte e lidhur me pushtetin e athershem me shume fije, gje qe ketij palloshit i krijoi mundesira qe nje kallep si puna e ketij qe do te vinte nga ndonje familje tjeter as do t’i shikonte dot ne enderr. Edvini ishte “rebel”, sepse donte te tejkalonte privilegjet dhe lezetet qe i krijoheshin nga statusi i familjes se tij dhe me hajvanllekun e moshes (qe duket nuk i ka kaluar akoma) duke kujtuar se ishte i paprekshem bente ato qe bente. E megjithate, Edvini i sotem, pavaresisht se cfare ka qene ai vete apo te paret e tij, po demonstron qe ka mbetur nje adoleshent egocentrist maniakal. Dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi ne keto momente, populli mender “inteligjent”shqiptar, si gjithmone nxjerr ne krye te marrin e rradhes.

      Reply
  • ce says:
    September 21, 2025 at 11:37 am

    ekzakt o banor I Tiranes, I ke rene pikes . ashtu eshte e verteta, dhe Agim leshko nuk i vjen tek thembra e kepuces gjigandit Edi Rama, 4 here kryeminister, Anglisht, frengjisht, Italisht I flet me mire se shqipen, pervecse komunikon dhe ne Spanisht dhe Gjermanisht, .

    Reply
    • ¿? says:
      September 21, 2025 at 11:41 am

      Epo ti o “ce” e mbajç me shendet kete gjeniun e Kristaqit, qe fatkeqesisht i folka ca gjuhe me mire se shqipen. Puna eshte ç’faj kane ata te tjeret qe kane mend me shume se ty.

      Reply
  • Nje pensionist says:
    September 21, 2025 at 12:17 pm

    Frrok Cupi eshte analist shume i afte i situatave politike ne vendin tone. Neqoftese ai parashikon nje vrasja te Edi Rames , duhet te merret parasysh seriozisht nga institucionet kompetente. Por vrasja e Edi Rames, do te jete nje krim i pashembullte i shemtuar dhe nuk do sjell asgje te mire per popullin tone. Edi Rama ka bere ate qe mundi dhe po e ben mjaft mire edhe sot ne vazhdim. Visioni i tij per zhvillimin e vendit eshte real dhe ka sjell dhe po sjell rezultate positive. Ata qe flasin per vrasje dhe komentojne negativisht punen e tij jane ose armiq te kombit, ose injorante, ose te paguar nga ndonje sherbim i huaj. Une jam pensionist dhe me paguan 300 euro ne muaj per punen time shume te kualifikuar e disa vjecare, por jam i vetedijshem qe vendi yne asnjehere nuk do te jete ne gjendje te paguaj ne pension aq sa meritojme. Rrofte Shqiperia Demokratike. Jete te gjate e shendet te plote Edi Rames.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 21, 2025 at 12:41 pm

    Frroku ‘katolik’ rrocka eshte nder Zagaret e races ‘FEv ZI’…me i peshtiri ne ish ShQIperi!
    Pas 35 Vjetesh pa’ shtet,Zot di POPULL arriti ta ‘kuptoje’ qe ky vend pa’ Pasuri, POPULL eshte ne duar te agjenturave thjesht nje Bordello…KOLONI!?

    Reply
  • Replikuesi says:
    September 21, 2025 at 12:47 pm

    Pikpyetje bythëpërpjetë, nga të dhjeta që ka mendja nëntë të mungojnë . Ty ta kishte mësuar mëndjen kolegu yt Treni që të shkonte në vrimë të halesë . Sa mirë që ishit të dy njëlloj pa asnjë ndryshim dhe mbushnit faqet e Ditës on line me marrëzirat më të mëdha të shkruara ndonjëherë . Sa na mungoni, unë vdes për çmendurira .

    Reply
    • ¿? says:
      September 21, 2025 at 4:10 pm

      E shoh qe ty or Pordhikruesi te pelqen shume bytha, aq sa i ve bythe edhe simboleve te drejtshkrimit, po nejse ti paske numeruar mendjen e te paska dale me dhjete, i ke pak. Nqs je i lumtur me dhjete, futi nje dopjo raki kumblle dhe je ne rregull. Sa per TRENIN, e shoh qe te paska mare malli, po une kesaj s’kam ç’ti bej se as nuk e di ku u pordh e ku u zhduk. Nqs ti vdes per çmendurira ik e rri poshte dritareve te Spitalit 5, merr me vete edhe tet shoqe dhe eksitohu sa te duash. Shnet Replikueso, po deshe ta zevendsosh TRENIN une nuk ta pertoj.

      Reply
  • Ganua says:
    September 21, 2025 at 12:50 pm

    Fazlliqi, të kam pyetur gjithmonë si qirës i dalluar që je, vazhdon akoma të qish tëtëmë e tëtmotër ? Po kushërirat ? Më thanë që ke bërë përparime po qin në bythë tëtatë .

    Reply
  • MaskaraJ says:
    September 21, 2025 at 12:55 pm

    Nesho ish bllokmeni bythëpambuku e i llastuari i zyrave të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme në kohën e regjimit komunist, dikur na bënte kërdinë me tangërllëkun e tij prej mediokri e të paafti…
    Sot (e po aq sa dje) Nesho na vijon avazin e vjetër bashkë me Bushat kokëboshin e na është shndërruar në një klloun mediokër i panevojshëm dhe grotesk!!

    Reply
  • xxx says:
    September 21, 2025 at 1:17 pm

    Kohe te mira per gjallimin e rraces fashiste. Ngado.
    Jo se kta te tjeret nuk e meritojn dajakun.
    Se kshu vajti kjo pun e pluralizmes shqiptare u katandis vec me dy maska. Si ne thiatro, nje qe qesh + nje qe qan.
    Kshu e desh regjia nderkombtare qe drejton politiken ton.

    Reply
  • SPAK says:
    September 21, 2025 at 1:46 pm

    I biri i Gaqos,ishte njeri i mire gaqo,nuk ishte i ngateruar me intrigat e oborrit,por ne vitni e larget 1960 e emruar sekretar te pare ne Pogradec! Arsyet duhet ti dije i biri tashme sherbetor i Salikut dhe Likes! Cfare njeriu i peshtire ish ambasadori!

    Reply
  • Dashi says:
    September 21, 2025 at 2:00 pm

    Desha të bëja një debat të vockël me “mikun ” tim pikpyetjen e përmbysur . E vura në thonjëza fjalën miku , sepse , përsa i përket pikëpamjeve dhe rreshtimit politik , nuk jemi aspak miq , përkundrazi . Megjithatë , as unë të detyroj ty të ndryshosh llogore , e as ti mua , por që të dy kemi të drejtën e replikës me njëri tjetrin . Mua p.sh.nuk më pëlqejnë fare ofendimet që ti i bën kryeministrit , a thua se u zgjodh për herë të parë në maj të këtij viti dhe jo sikur ka 4 legjislatura që fiton dhe plot 12 votime , qysh nga Bashkia . Ti ja hedh popullit fajin , që është budalla dhe jo inteligjent . Dëgjo i dashur , nuk ka në botë , as në ndonjë fis të humbur afrikan , që të jenë të gjithë budallenj . Ka pasur raste , që edhe një popull i tërë ( ai gjerman) , gaboi rëndë që votoi Hitlerin , por ama’ gaboi vetëm një herë ( zgjedhje të tjera nuk u bënë deri në 1945) dhe gabimi i kushtoi rëndë Gjermanisë , sepse u shkatërrua e gjitha . Por asnjë popull në botë , madje as një repart psikiatrik , nuk mund të gabojë 12 herë , nuk ka logjikë qe e pranon . E dyta , ti thua që , në fund të fundit Rama vjen nga një familje që i ka shërbyer rregjimit . Po mirë , atij rregjimi i shërbenin 99% e popullit , 1% rrebeloheshin dhe vepronin , më tepër me llafe se me vepra dhe rregjimi i ngjeshte brenda . Të gjithë këtë popull , kur erdhi demokracia , duhet t’a linin mënjanë dhe angazhimin në shtet , në qeveri , në administratë t’ja linin në dorë atij 1% ish të burgosur politikë ? Këta që dolën nga burgjet politike , ishin shumica dërmuese pa shkollë , pa dituri , pa eksperiencë . Edhe ata “të deklasuar” , siç i quante rregjimi , që nuk shkuan burgjeve , nuk i la rregjimi të arsimoheshin . Atëhere , si do të krijohej shteti , me injorantë ? U deshën dekada , që bijtë e të përndjekurve të arsimoheshin dhe sot që flasim , ka plot prej tyre në administratë e deri në parlament , por ndonjë AS të mirëpërgatitur për lider , nuk kanë nxjerrë . Ja , shiko Alizotin që rrjedh nga një familje vërtet e përndjekur , a t’a mbush syrin për lider ? Edhe aty ku është deputet , Berisha nuk i jep asnjë rol të spikatur . Si përfundim , desha të them që , populli , intelektualët , poetët , shkrimtarët , regjisorët, aktorët nuk duhen gjykuar fajtorë , se pse ishin në shërbim të rregjimit . Ai ishte një rregjim diktatorial , monist , që nuk të jepte asnjë të drejtë të zgjidhnje , sepse ishte vetëm një parti , o me të , ose në burg .

    Reply
    • ¿? says:
      September 21, 2025 at 4:29 pm

      Epo mire o Dashi:
      -E para, une nuk vuaj per miqesine tende. PErvec kesaj, une nuk kam ndonje rreshtim politik, pra ne politiken shqiptare qe eshte nje haurr me lloj lloj kafshesh qe qeshin e rrihen, hane e dhjesin sebashku une nuk kam asnje rreshtim. Nqs ti me rreshton mua diku, sepse ashtu te leverdis kjo eshte puna jote. Une merrem me Ramen me teper, sepse ai i ka gjerat ne dore, biles si i pelqen te thote vete timonin aq shume te lakmuar tashti e ka vetem. As nuk begenis te merrem me te tjere si puna e Saliut, Likes, apo ndonje nga keta axhamijte qe kane mbire nga plehu kohet e fundit, sepse jane thjesht dekor per Kryeministrin tend.
      -E dyta, mundohu te mos me vesh mua ne goje fjale qe nuk i kam thene. Nqs do t’i perdoresh fjalet e mia mos i ndrysho. Une nuk kam thene qe familja e Rames “i ka sherbyer” regjimit. Ky eshte nje formulim qe me kujton ate punen e “Bashkefajtore dhe bashkevuajtes” qe me duket se e ka thene per te lare mutin me shurre Sali Berisha. Familja e Edi Rames nuk “i ka sherbyer” rregjimit, perkundarzi sic e kam thene une ka qene e lidhur me rregjimin me shume fije, pra nuk ishte thjesht “sherbyese” e rregjimit, ishte “pjestare e rregjimit.
      -E treta, mua nuk me prishet gjiza a jane pasardhes te te deklasuarve apo jo ata qe qeverisin sot Shqiperine, le te jene edhe bijte e djallit po deshen, vetem te mundohen ta nxjerrin ate popull nga llumi ku eshte i zhytur qekur Shqiperia u shpall e pavarur.
      -E katerta, ti kur thua “populli nuk gabon”, perdor nje sllogan te dale boje qe nga koha e diktatures. E pastaj po vete sjell nje shembull tipik ku populli ka gabuar si derr. Megjithate nuk eshte ky thelbi i ceshtjes. TI supozon qe zgjedhjet ne Shqiperi jane te lira e te pa manipuluara. S’kam ç’them, nqs me verte e beson kete, po deshe mundohu te mos debatosh me. Vazhdo jeto me endrra te bukura dhe mos çaj koken se cfare them une, apo ndonje tjeter ketu. Dhe po ketu nje popull qe pranon nje rregjim diktatorial per 50 vjet rresht te duket ty i mencur dhe qe nuk gabon?

      Reply
  • Shkodrani says:
    September 21, 2025 at 3:36 pm

    Ky Frroku njelloj si Nesho eshte, ky ka thene per Edin djali kriminelit dhe qe nuk ka lexu dy Libra,tash ka ngel pa buke dhe pret kocken, ka kalu hu me hu. Sa per Bushatin ai u ka ra edhe Dales edhe Edi e Nanos qe kane vjedh njelloj. Sa per klan Kapo une nuk i kam pa e degju si biznesmena ose trafikane.
    Per Frrokun kam degju se ka qen spiun sigurimi dhe e ka hup dhe gjygjin

    Reply
  • Dashi says:
    September 21, 2025 at 6:08 pm

    Atëhere , një përgjigje për çdo problem që ngre ti . As unë nuk vuaj për miqësinë tënde dhe as e kam menduar ndonjëherë të shtoj miqtë e mij , që i kam me tepricë . Sa për politikën shqiptare , që nuk është e përsosur , ti nuk je i rreshtuar askund ; kjo është puna jote . Sa për nihilizmin që të karakterizon , që mohon çdo gje dhe shikon vetëm zi , nuk më duket se është ndonjë gjë për t’u mburur , por edhe kjo është puna jote . Sa për sloganet e kohës si diktaturës , unë nuk e kam jetuar gjatë atë periudhë , isha adoleshent , nuk e di që “populli nuk gabon” , qënka slogan diktature . Së fundi , asnjëherë nuk kam pasur dëshirë të debatoj me ty , sidomos mbas debateve neveritëse që bënje natë e ditë me një farë Treni .

    Reply
    • ¿? says:
      September 21, 2025 at 7:09 pm

      Aha, qenka puna paksa me e ngaterruar nga ç’e mendoja une, sepse qe kur e fut kete TRENIN njelloj si ai Replikuesi pak me siper ketu, po me ben te dyshoj qe ti nuk je ne mirebesim. Nuk e di a je ti po ai Dashi qe TRENI e quante me dashuri “Dashaqis Karapataqis” e ku di une tjeter., por s’ka rendesi. Ti or bir qe paske qene adoleshent ne kohet me te bukura te Atdheut, te thashe nanuritu ne endrrat e tua te bukura dhe mos u neverit kot as me mua as me ate superinteligjentin TRENI. Shiko punen, thuri lavde te ardhmes se ndritur te popullit shqiptar dhe kur te zgjohesh thuaj, uou paska qene enderr.
      –
      Nqs e permend qe ke qene adoleshent ne kohen e diktatures, i bie qe po thua qe nuk di shume gjera nga ajo kohe dhe po me ngjan pak si justifikim. Nqs nuk i mban mend, ose ben sikur nuk i mban mend po te kujtoj une ca nga ato slloganet e diktatures, “Ç’thote Partia ben Populli, ç’do Populli ben Partia”, “Gjithe Populli Ushtar”, “Parti e Popull nje e te pandare”, “Populli ne kembe,Partia ne balle” etj. etj xhevahire qe tregojne se populli nuk gabon kurre, perkundrazi mund te terhiqet per hundesh sipas qefit, kur eshte popull inteligjent sigurisht. Sa per nihilizmin tim, nuk i le mangut asgje superoptimizmit tend si pjese e popullit qe je dhe qe nuk gabon

      Reply
  • vlonjati says:
    September 21, 2025 at 8:09 pm

    Ti pensionisti jetoke akoma me theniet e Enverit e te partise se tij qe ne bar do hame dhe armikut nuk ja shtrijme doren! Me sa kuptoj une nga thenia jote dhe ti bar hane vetem Rama e partia e tij te vazhdoje te drejtoje !

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 21, 2025 at 8:20 pm

    Rama ka 100 vjet mbret ne Shqiperi.Te jesh shofer i mbretit eshte te jesh permbimbret dhe te jesh kamarjerja mbretit eshte te jesh permbimbretereshe.Te jesh skulptor i mbretit eshte nje pune.Te jesh edhe Presidium i kuvendit te mbretit prape eshte pune e madhe,Por te jesh edhe nip i daja Spiros dhe kolopuci me i dashur i shefit te Hetuesise ne Ministrine e Brendshme,Sokol Koleka,kjo te ben ti gerthasesh operativit ne Lushnje,qe as djemte e Mehmetit as djemte e Enverit nuk do guxonin.Se te ishte per trimeri i kthehesh Izet Haxhise ky 2 metroshi,kur e merrte me shpulla.

    Reply
  • Ganua says:
    September 21, 2025 at 9:14 pm

    O xhaxhi moderatori, ha mut ha si gjithmonë .

    Reply
  • Dursakja says:
    September 22, 2025 at 4:45 am

    Koha ka treguar se Shqipëtarët siç duket nuk dijnë të duan vendin e tyre dhe të formojnë shtet.
    Kjo vjen si rezultat i mos dallimit të
    vlerave dhe antivlerave, të mirës dhe së keqes dhe përderisa do të ndodhë kështu, do të gjendemi gjithnjë në këtë rokopujë.
    Të mënçurit dhe idealistët historikisht u larguan dhe ata që ndënjën në këtë vend ose u persekutuan ose u detyruan të heshtnin.
    Kështu Noli, Konica dhe intelektualë të tjerë të shquar.
    Historia u përsërit edhe në vitet e para të demokracisë, 1992,1997por deri kur do të ndodh që ne shqipëtarët të ngrejmë në piedestal antivlerat, të paudhët, hipokritët e kohës, ata që e poshtërojnë këtë komb dhe duan ta lënë në prapambetje kulturore dhe në një mentalitet primitiv?
    Pse në këtë vend ka forca politike që duan ta lënë këtë vend në udhëkryq të historisë, kujt i shërbejnë ato, kush i
    përkrah ato?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  • Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • “Janë infiltruar grupe” / Incidenti me flamurin izraelit, flet një nga organizatorët: “Nuk e zhbëjnë dot revoltën”
  • ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  • FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. K R on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Vlora 97 on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?