Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza e Bugajskit në DITA: Ku do ta çojnë rajonin demonstratat masive në Beograd dhe dhuna në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Analiza e Bugajskit në DITA: Ku do ta çojnë rajonin demonstratat masive në Beograd dhe dhuna në Kosovë
KomunitetKryesoreopinion

Analiza e Bugajskit në DITA: Ku do ta çojnë rajonin demonstratat masive në Beograd dhe dhuna në Kosovë

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Demonstratat masive në Beograd dhe reagimet e qeverisë Vuçiç ndaj tyre, tregojnë se Serbia mund të jetë në prag të një revolucioni politik. Pas vitesh nën kontrollin shtrëngues të regjimit, korrupsionit masiv të zyrtarëve dhe gjuhës së vazhdueshme të urrejtjes në media, populli serb po zgjohet nga hutimi.

- Publicitet -

Megjithatë, rezultatet e revoltës paqësore popullore mbeten të pasigurta dhe mund të përshkallëzojnë dhunën si në Serbi ashtu edhe në rajon.

Protestat masive në Serbi kundër regjimit të Vuçiçit shprehin një ndjenjë të thellë kundërshtie ndaj politikave shtetërore që pengojnë përparimin e vendit. Qytetarët e Serbisë kanë një mundësi historike për të organizuar një revolucion demokratik duke mbajtur zgjedhje, por votimi duhet të jetë plotësisht i lirë dhe i drejtë, me akses të barabartë në media për të gjitha palët dhe monitorim të gjerë ndërkombëtar.

Për më tepër, nga thjesht një mënyrë për të shprehur ankesat anti-qeveritare tubimet popullore duhet të kthehen në një program konkret politik të një lidershipi koherent kombëtar.

Zhvillimet e tanishme mund të vijojnë të jenë paqësore ose mund të kthehen në të dhunshme, në varësi të faktit nëse Vuçiç është i gatshëm të sakrifikojë njerëz për pushtetin e vet. Në revolucionet demokratike paqësore, këmbëngulja e popullit për dorëheqjen e regjimit intensifikohet, numri i mbështetësve rritet në mbarë vendin, forcat e rendit nuk janë të gatshme të sulmojnë civilët e paarmatosur, kështu qeveria tërhiqet dhe bën thirrje për zgjedhje.

Revolucione të tilla demokratike kundër intensifikimit të autoritarizmit dhe manipulimit elektoral shpesh fillojnë në mënyrë spontane, ndërkohë që grupet qytetare dhe lëvizjet politike luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kanalizimin e ankesave të popullit ndaj regjimit të diskredituar.

Rezultati përfundimtar i këtyre revolucioneve, me kalimin e kohës, mund të zbehet apo edhe të përmbyset, por, gjithsesi, të tilla revolucione ngjallin shpresë se fraksione më të gjerë të shoqërisë mund të kenë një zë në procesin politik.

Serbia përjetoi një kryengritje të tillë popullore gjatë “revolucionit të buldozerit”, i cili, në tetor të 2000-it rezultoi në zëvendësimin e Millosheviçit, por që atëhere arritjet janë shuar.

Qeveria Vuçiç mund të përpiqet për shterrimin dhe shpërndarjen e protestave, por nëse ato zgjerohen me kërkesa politike konkrete, nuk përjashtohet as skenari i dhunshëm. Kjo ka gjasa më të larta të ndodhë në rast se regjimi refuzon të përgatitet për zgjedhje ku ka konkurrencë dhe ruan mbështetjen e aparatit të sigurisë.

Me organizimin e mitingjeve massive, që i ngjajnë atyre të kohës kur punëtorët merrnin pjesë me detyrim, Vuçiç po përpiqet dëshpërimisht të tregojë se gëzon ende popullaritet. Ai gjithashtu po nxit armiqësi dhe po përpiqet të diskreditojë opozitën demokratike duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë “shërbimet e huaja të inteligjencës”.

Mitingjet e Vuçiçit mund të fillojnë t’i ngjajnë mitingjeve të Millosheviçit në fillimin e viteve 1990, kur fjalimet zemërake nxitën ndarjet etnike që kontribuan në shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe vrasjet masive të civilëve.

Beogradi ka në posedim një sërë mjetesh për të provokuar konflikte brenda Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës dhe për të mobilizuar popullin kundër armiqve të huaj të supozuar.

Dhuna shkaktuar, së fundmi, nga bandat e organizuara kundër policisë së Kosovës dhe trupave të NATO-s në Kosovën veriore mund të jetë parashtresë e një konflikti më të gjerë të krijuar nga Beogradi, nëse Vuçiç merr një përgjigje të dobët nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Moska gjithashtu do të kishte rolin e vet në krizën që po shpaloset. Për zyrtarët rusë, revolucionet popullore janë fenomen negativ i imponuar nga shërbimet speciale amerikane. Dhe nëse ata kanë gjasa të kulmojnë me reforma demokratike dhe integrim perëndimor, atëherë kryengritja paqësore duhet të shuhet në mënyrë që Kremlini të mos humbasë një tjetër aleat.

Çdo qeveri që është miqësore me Rusinë dhe sfidohet nga një opozitë popullore e përhapur, shihet, automatikisht, si viktimë e “Perëndimit kolektiv” dhe duhet të ndihmohet për t’u mbajtur në pushtet.

Shërbimet ruse dhe suportuesit e tyre lokalë, duke përfshirë grupe të ndryshme nacionaliste radikale, mund të organizojnë provokime për të destabilizuar vendin. Kaosi i brendshëm në Serbi dhe konfliktet e armatosura në Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi do të ishin zgjidhja e dytë më e preferuar për Kremlinin, në rast se regjimi në Beograd rrezikon të zëvendësohet.

Kjo gjithashtu do të ndihmonte në largimin e vëmendjes nga lufta e dështuar e Moskës në Ukrainë dhe përshkallëzimi i trazirave të brendshme në Rusi.

Për të parandaluar një spirale dhune në rajon, Uashingtoni duhet të japë një mesazh të qartë: duhet të deklarojë se ai i mbështet aspiratat e popullit serb dhe se do të mbrojë të pacënuar integritetin e fqinjëve të Serbisë. Mbështetja e fortë ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme në Serbi mund të ndihmojë në krijimin e një qeverie properëndimore që do të ndërpriste lidhjet korruptive të Beogradit me Moskën dhe do të revokonte çdo ambicie të tij ekspansioniste në rajon.

Pa një revolucion të suksesshëm demokratik në Serbi, Ballkani do të përballet me perspektivën e përshkallëzimit, që nuk mund të depërshkallëzohet më.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • 123 says:
    June 3, 2023 at 4:43 am

    PER KETO QE THUA
    KE TE DREJT O MIK
    E ARDHMJA SHQIPETARIT
    ESHTE NE RREZIK

    SOT EDHE GOMARI
    KETU E KA KUPTU
    SERBI GJAKATAR
    MERR VESH VEC ME DRU

    Reply
  • Igor says:
    June 3, 2023 at 4:45 am

    Fajtoret kryesore jane perendimi qe e mbrojne Serbine si ne te kaluaren edhe sot prej nji Agrespri perendimi e beri Serbine nji viktime ne ballkanin perendimore ,askush nga perendimi nuk lexon historine e bsllkanit qe para luftes se pare botrore dhe deri tani,por ma te dobtit dalim neve pse? Pse neve jemi te percare si popull dhe komb neve jemi mate mire per te huajt se sa per njeri tjetrin pra gjithmone dote humbasim ,une dote vizitoj Shqiperine kur dote zhduken hajdutet .

    Reply
  • Ylli says:
    June 3, 2023 at 6:04 am

    Ju analistat me këtë formë të “guximit” ndaj Amerikës, do të përballeni me pasoja, në të njëjtën mënyrë si në këngën e famshme mbi Mic Sokolin. Mici nuk e bëri topin të papërdorshëm, por vetveten. Si po synoni edhe ju.

    Reply
  • Balena says:
    June 3, 2023 at 9:43 am

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/deshmi-legjenda-tradita-fjale-monumente.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html

    Reply
  • Balena says:
    June 3, 2023 at 9:43 am

    123 ti je Arben Duka. Mire e demaskove ne nje koment tjeter qe Sorosi eshte i keq por ti e di o 123 Arben Duka qe dhe Sorosi eshte nje kukull e feudaleve te vjeter. Ca mendimi ke ti 123?

    Per me shume demaskime:

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/01/politika-eshte-nje-komplot.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/politika-nuk-eshte-ashtu-si-duket.html

    Reply
  • 123 says:
    June 3, 2023 at 10:12 am

    RESPEKTE BALENE
    POPULLI E YHOTE
    NJE FECKE KANE DERRAT
    KUDO NEPER BOTE

    NJE DITE PATJETER
    FUNDI DO TJU VIJ
    LOTI I MJERIMIT
    ESHTE PERENDI

    U HARRUA ROMA
    BIZANTI TURQIA
    KUR E MBUSHEN KUPEN
    FOLI DREJTESIA

    DHE KETA QE SOT
    SILLEN SI VAMPIR
    NJE DITE DO TE BEHEN
    DHE VETE PER MESHIRE

    Reply
  • Balena says:
    June 3, 2023 at 10:23 am

    Respekte o 123!

    O 123
    qe rimon bukur cdo gje
    po flet nga nje fole
    shume te bukur ore

    Aq buker e the
    por a do te jete verte
    qe keta vampira
    do i iki forca per ulerima?

    O 123 ca mendon? Verte mendon ti bejtexhi qe do marrin fund keta te elites? Ti sigurisht e ke lexuar faqen whale.to edhe big-lies.org por edhe mentealternativa1.blogspot.com dhe une mendoj qe sigurisht ti ke nje mendim dhe nje ide ne lidhje me planet e tyre. Po per planin blue beam a ke ndonje ide se mund te kete dhe lidhje me ty personalisht o bejte?

    Reply
  • 123 says:
    June 3, 2023 at 10:36 am

    PASKE PRAPANICEN
    NE VEND TE KOKES
    MUTERA SI TI
    I RENDOJNE TOKES

    PER HALENEN

    Reply
  • Tironci says:
    June 3, 2023 at 10:37 am

    Pse keshtu 123?

    Reply
  • Edi says:
    June 3, 2023 at 10:47 am

    “Paske prapanicen ne vend te kokes…” Ahahahaha…mbaje ne prapanice e kenaqu tani o “Tironc” wHaleja!

    Reply
  • Tironci says:
    June 3, 2023 at 10:48 am

    Edi, ta kam njohur babain tend. Po e turperon kujtimin e tij me sjelljen tende. Mbaje veten Edi se je edhe KM ti Edi.

    Reply
  • Tironci says:
    June 3, 2023 at 10:52 am

    RESPEKTE BALENE
    POPULLI E YHOTE
    NJE FECKE KANE DERRAT
    KUDO NEPER BOTE

    Nje fecke ke dhe ti Edi KM.

    Reply
  • Edi says:
    June 3, 2023 at 11:51 am

    te tha mire ai tjatri – Paske prapanicen ne vend te kokes,
    ja te them dhe une – o ‘Tironc’ matuf u bere gazi botes.
    Ahahahaha…Tironc wHaleja mente-haleja

    Reply
  • demo says:
    June 3, 2023 at 12:04 pm

    Po e trajtoni Kosoven si nje foshnje te pambrojtur te lidhur ne djep,nen kercellimen e dhembeve te ujkut serb.
    ARMATOSNI KOSOVEN,,ASHTU SI PO ARMATOSNI UKRAINEN! KJO ESHTE ZGJIDHJA.
    Nderkombetaret e kane c`armatosur Shqiprine dhe Kosoven,,Kosoves i kane lidhur duart me 500 traktate,marreveshje,zajednica,,Armatosni Kosoven me arme moderne dhe do ta shihni Kosoven!
    Kur ka lidh besen burri Shqypnise
    I ka shti dridhen gjithe Rumelise.
    Ore c`e keni nje edvin rama ketu ne Tirane,,si Abdullah pashe Dreni ne Gjakove,,si Mullahet dhe Mafmutat e Dibres,qe e mbajten Ushtrin e shqiptare te Lidhjes mos sulmoje ushtrine serbe kur pushtoi Nishin e rrethinat?

    Reply
  • demo says:
    June 3, 2023 at 12:37 pm

    Per te sherbyer Kollona e Peste ne shpine te Kosoves,,edvin rama shperblehet nga nderkombetaret me doren e rende te grabitjes se taxave,trojeve,deteve,liumenjve,rrushveteve,kredive,votave,,..I mbyllin syte,qorra behen.

    Reply
  • Cife Basku says:
    June 3, 2023 at 2:19 pm

    Meqe pyet se ku do e cojne rajonin…Po’ te pergjigjem:-ca nga frika,por Edhe Ca nga deshira,SHaBAni dhe Europiani do permirren dhe Sic dhe Kane filluar,therrasin:”Vicihicit te terheqe ushtrine,se nuk Ka nevoje.Ne e njohim serbine dhe territoret e saj Edhe se per momentin Jane jashte kufirir te sotme.Ne e dime qe kosova do pavarsi,por duam mirkuptim,ulje te toneve ulje ne tryeze per te biseduar per Republiken autonome te kosoves si pjese e shtetit serb.Ndaj ne krye te tavolines kemi spanjollin Cife Burreli,i cili nuk e njeh Kosoven shtet te pavarur kushtetutes e ligjor.”Dhe kosova si zemer e serbise mbetet Sic Ka qene ,krahine autonome.Keshtedhe Rusi mbetet i kenaqur.

    Reply
  • amerikanino says:
    June 3, 2023 at 3:22 pm

    Januzi pret “revolucionin e suksesshem demokratik” ne Serbi (Ate presin si duket edhe ne Uashington)
    Ja vlen pra qe Januzit e Uashingtonit (nese eshte ne nje mendje me te), ti kujtohet ajo shprehja jone “Prit Gamor te mbije bar”
    Serbia ka qene, eshte e do mbetet krahu sllav i Rusise ne Ballkan, edhe me me demokratikun Lider te zgjedhur pas me demokratikut revolucion. Kjo mire eshte te dihet nga Uashingtoni, e pak rendesi ka ne e di a jo Januzi…

    Reply
  • Detari says:
    June 3, 2023 at 4:10 pm

    @demo

    u plasi k nderkombetarve, nderkombetaret blihen.

    ramazoni nuk u poll dje, populli musliman skiptar e din kush eshte dhe e votojne prandaj gezuar ramazon dhe shpejt te xhamia se te pret baba mondi.

    Reply
  • Detari says:
    June 3, 2023 at 4:13 pm

    @igor

    fajtor jane vetem skiptaret. Serbia dhe turqia me islamin e moren kosoven dhe arnautistanin.

    ne vend te ndertoni ushtri dhe te largoni islamin njehere e mire ju pellisni alah tekbir per erdogan dhe i mbani k ne goje vucicit.

    Perendimi po zgjedh nje shtet evropian si Serbia dhe jo nje afganistan skiptar.

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 3, 2023 at 4:27 pm

    eew, kellire e mutit. skiptar thote, dhiari i kakerdhive minorikare

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 3, 2023 at 4:33 pm

    Kush do e armatosi Kosoven o demo?
    Tradhetari Rama, apo tradhetari Berisha?
    Apo balliste e zogiste qe po carmatosin Shqiperine nga Historia e Lavdishme e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, dhe per pasoje e carmatosen nga dinjiteti dhe koncepti per te bere shtet.
    Ku e ke ushtrine shqiptare, Floten? Asgje nuk funksionon pervec cicave dhe choperave te Ramutit per te sjelle lart e poshte diplomate e delegacione. Ngrini lapidare per Mitatet dhe Esatet, dhe keshtu do e mbroni Shqiperine dhe Kosoven. Pastaj qahuni qe e ka fajin Enver Hoxha.
    Thembren e kembes nuk e arrini as te Enver Hoxhes, dhe as te Partizaneve qe luftuan per Lirine.
    Nuk mbahet Liria dhe Sovraniteti me bushtra dhe Tradhetare qe kapardisen si llafolloge moderne

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 3, 2023 at 4:38 pm

    Dakort jam me ty Bugajsk., po nje pyetje kisha: Ku e ke mesuar fjalen “DEPERSHKALLEZIM”
    Ne jeten time nuk kam DEPER asnjehere, shkallezim po , po DEPER jo.
    Nga e keni kopjuar, se te gjithe nga Tema, Syri, Albini, Viktori, Yzeiri te gjithe koqet analiste me radhe na qenkeni ngritur ne analize te thelle DEPERSHKALLEZUESE
    Shume jeni munduar zotrote ta DEPERSHKALLEZONI situaten.
    Situata ka shkalluar, keta e kane DERSHKALLEZUAR
    E cliruat Kosoven me DEPERSHKALLEZIMIN, dhe e shkalluat dhe Gjuhen Shqipe.
    Ska mundesi te veje per mire kjo pune kur kane shkalluar gjoja intelektuhalet e ketij kombi ne kete fare feje
    DEPERSHKALLEZIM quhet ky lloj shkallimi

    Reply
  • Arben.T says:
    June 4, 2023 at 4:06 am

    Gjithmon egziston mundesia qe armiqesite te zbuten e te shuhen me kalimin e kohes dhe te hidhen themelet e nje miqesie me rreze te gjate veprimi. Fjalimi i Presidentit Biden me jep shprese se egziston mundesia qe Gjithmon egziston mundesia ……………………..”Le te shpresojme” ……………………………….me rreze te gjate veprimi.

    Reply
  • dashamires says:
    June 4, 2023 at 6:16 am

    Armiqesite nuk mund te zbuten kurrsesi duke i perplasur koke me koke Armiqte mes tyre e duke i detyruar qe te qendrojne bashke me pahir, ashtu si tenton pa sukses kjo administrate Biden me Serbet e Kosovaret.
    Miqesia ka gjasa te arrihet vetem kur se paku, Armiqte ja njohin Pavaresine njeri-tjetrit. Sa kohe pra qe Serbia nuk e njeh Kosoven si shtet te pavarur por vazhdon ta shohe si “Djepin” e saj, kjo Armiqesi qendron konstante si shekuj me pare.

    Reply
  • Tironci says:
    June 5, 2023 at 7:08 am

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/deshmi-legjenda-tradita-fjale-monumente.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/shqiptaret-jane-sa-2-fishi-i-grekeve.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/ne-kohen-e-luftes-se-uck-se-shqiptaret.html

    Reply
  • Tironci says:
    June 5, 2023 at 7:14 am

    mentealternativa1.blogspot.com/2019/08/dhimitri-pilika-pellazget-origjina-jone.html

    Reply
  • Papi says:
    June 5, 2023 at 2:15 pm

    Analiza me kot e bujgajskit
    Vertet mendon se populli ka dal ne shesh per demokraci?
    Vertet mendon se milloshevici.shesheli dhe vucici bene karriere fale popullit?
    O zotri serbia eshte pjelle ruse sepse rus ishte gjaku qe themeloi serbine shtet
    Ishte po ruse politika qe zmadhoi serbine 5 hete ne trojet tona
    Prandaj edhe sikur vucici ta njohe kosoven nuk e njeh rusia
    Pra, ka 10 vjet qe rusia armatos serbine per kete dite kurse vucici heziton te hy ne kosove
    Rusise i duhet nje diversion dhe vucic po ngurron
    Ata njerez ne shesh ja aty per rusine ti thone vucicit ik se ka kush e con luften ne kosove

    Ndersa vucici thote me vrisni po deshet nuk iki po nuk humba zgjedhjet

    Apo harrove qe sapo vulin dhe dodik u kthyen nga moska filluan protestat
    Shpresoj qe vucic te ike dhe te vijne radikalet keshtu qe serbia nuk luan me dy porta por as perendimi nuk luan me tre apo kater porta

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leksione morali me Aruba në sfond: Kur na tregon KM-ja rrugën për në ferr
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?