Departamenti Amerikan i Drejtësisë po heton një sërë bankash, duke përfshirë Credit Suisse dhe UBS, si pjesë e një hetimi nëse ato ndihmuan oligarkët rusë t’i shmangeshin sanksioneve të vendosura për luftën në Ukrainë .
Bloomberg raporton se dy bankat zvicerane janë përfshirë në një valë të fundit të thirrjeve të dërguara nga qeveria amerikane.
Në veçanti, Departamenti i Drejtësisë kërkon të identifikojë punonjësit e bankës që kanë pasur kontakte me klientët e sanksionuar.
Gjithashtu kërkon të identifikojë se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë bankat për të kontrolluar këta klientë gjatë viteve të fundit.
Credit Suisse ishte e njohur për menaxhimin e pasurisë së rusëve para luftës në Ukrainë, duke gjeneruar 600 milionë dollarë të ardhura vjetore.
j.l./ dita
