Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian mbetet në letër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian mbetet në letër
Aktualitet

Angazhimi i qeverisë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian mbetet në letër

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Aktivistë dhe anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri shprehen se pesë vite pas nënshkrimit të Deklaratës së Poznanit, Shqipëria nuk i përmbush kërkesat e këtij dokumenti mbi integrimin e gjerë të të rinjve rom dhe egjiptian në sektorit publik, edukimin dhe strehimin e tyre.

Në kuadër të javës Rome, paraditen e së premtes u zhvillua pranë “Europe House” një takim mbi ecurinë e “Deklaratës së Poznanit” në Shqipëri, lidhur me mundësitë dhe përfshirjen e anëtarëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian në sektorin publik, si edhe të drejtat e tjera sociale dhe ekonomike që parashikon kjo deklaratë.

Sipas kësaj deklarate, vendet nwshkruese zotohen për rritjen e shkallës së punësimit të romëve në sektorin publik me të paktën me 25%.

- Publicitet -

Deklarata e Poznanit u nënshkrua në vitin 2019 nga qeveria shqiptare si edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky dokument parashikon përpjekjet e vendeve nënshkruese për barazi dhe integrim të minoritetit Rom dhe Egjiptian në shoqëri, nëpërmjet rritjes së punësimit, legalizimit të vendbanimeve, mosdiskriminim dhe edukimin cilësor të tyre.

Pesë vite pas nënshkrimit të këtij dokumenti, anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri shprehen se zotimet e deklaratës kanë mbetur në letër.

“Të paktën 10 prej aplikantëve që ne njohim që kanë aplikuar në DAP nuk janë pranuar apo kualifikuar për më tej”, tha Romina Sefa, drejtuese e Qëndrës për Advokim Social.

Keida Meta, nga Drejtoria e Administratës Publike u justifikua se ky institucion nuk mund të ketë statistika të sakta për punësimin e këtij komuniteti, për aq kohë sa vetëdeklarimi i përkatësisë etnike nuk është i detyrueshëm gjatë procesit të rekrutimit.

Aktivistë të shoqërisë civile të pranishëm në takim cilësuan si një hap të rëndësishëm diskriminimin pozitiv në ndihmë të këtij komuniteti drejt punësimit.

“Duhet të ketë diskriminim pozitiv në procesin e rekrutimit të këtyre individëve, pasi vetë ata ndodhen në kushte jo të njëjta socialo-ekonomike me të tjerët”, theksoi Vasilika Laçi nga Ambasada Britanike në Shqipëri.

Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda shtoi se diferencimi ndaj anëtarëve të këtij komuniteti është i dukshëm, edhe pse nuk pranohet nga institucionet.

“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna lidhur me përkatësinë etnike të aplikantëve, ata sërish përdorin diferencimin, për shkak të njohjeve informale që kanë”, u shpreh Gajda.

“Sipas nesh ndjekja juridike e këtyre rasteve të diskriminimit ka rezultuar e sukessheme, pasi i vë institucionet përballë zbatimit të ligjit ose përndryshe pagimit të dëmshpërblimit me vendim gjykate, në rast diskriminimi”, shtoi ai mbi mjetet juridike të nevojshme që ndikojnë në ndërgjegjësim të institucioneve publike ndaj këtij fenomeni./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?