Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anija me mbetjet toksike, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Anija me mbetjet toksike, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit
KronikeLajmi i fundit

Anija me mbetjet toksike, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit

Published: August 24, 2024
Shpërndaje

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dolën me një deklaratë të përbashkët për mediat mbi çështjen e anijeve me mbetje të rrezikshme.

Në deklaratë, ministritë theksojnë se “në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre. Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se po vijojnë hetimet  me OLAF dhe se presim hetimet për të gjetur nëse përgjegjës është eksportuesi apo importuesi

- Publicitet -

 Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit:

Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.

Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit).

Por pavarësisht se do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë  për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura.

Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.

Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.

Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.

Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.

Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.

E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare. 

Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.

Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.

Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?