Nga Adrian Thano
U përmend emri i Enver Hoxhës në një dokument zyrtar të Kuvendit. Reagimi ishte i shpejtë dhe i zhurmshëm. E gjithë klasa politike, e vjetër dhe e re, nxitoi të japë prova besnikërie ndaj demokracisë, duke “denoncuar” fort diktaturën dhe diktatorin.
Një teatër bajat, ku skenari është i njëjti prej dhjetorit ’90. Publiku i lodhur i njeh rolet përmendësh, i njeh edhe marifetet, dhe gjithçka tingëllon si një reprizë e dëgjuar mijëra herë.
Problemi i sotëm i Shqipërisë nuk është emri i Enver Hoxhës në një listë përkujtimore apo çfarëdo qoftë. Problemi është se maskat janë ndërruar, por shfaqja është po ajo. Këta që thërrasin më fort kundër diktaturës së vdekur janë të njëjtët që kanë ngritur mini-diktaturat e tyre sot më të gjalla se kurrë.
Këta autoritarë të paduruar ndaj kritikës, me duar të gjata në xhepat e shtetit, të etur për pushtet me dekada, të rrethuar me erën e vjetër të servilizmit – janë bërë tashmë mjeshtra të sharjes dhe konfliktit teatral, njëherazi pengmarrës të kësaj demokracie në emër të së cilës flasin.
Barkngopur por shpirtzbrazur, tenderaxhinj banalë të përjetshëm, në 30 vjet “liri”, arritën të prodhojnë më shumë pasiguri, papunësi, rrugaçëri, emigracion dhe beton, sesa mirëqenie. Një dështim turpërues, për një vend ku natyra ka qenë kaq bujare.
Ndërtuan karriera mbi luftën ndaj komunizmit, shesin sot e gjithë ditën “ëndrrën europiane”, por kanë ngatërruar kolltukun me qytetarinë. Ashtu siç nuk kanë ditur të qeverisin, nuk dinë as të largohen me dinjitet. Hipokrizia e tyre është e vetmja gjë që nuk ka pasur krizë.
Ndërkohë shumë shqiptarë kanë nostalgji – jo për Enverin si kult, por për disa gjëra që, sot, janë zhdukur: një sistem shëndetësor dhe arsimor funksional, ndjenjën e rendit, dinjitetin ndërkombëtar të pasaportës, ndjesinë se shteti nuk i përkiste vetëm të fortëve dhe të korruptuarve.
“Antienveristët” tanë në thelb kanë dështuar si njerëz, përpara se të dështojnë si politikanë. Nuk ka tallje më të hidhur ndaj kujtesës historike sesa fakti që shumë prej tyre janë mjekë, fëmijë, nipa apo mbesa të atyre që ndërtuan atë sistem. U shkolluan në shkollat e tij, e përdorën sistemin, dhe sot, ndërsa e denoncojnë, përfitojnë nga trashëgimia e tij – dhe jo për ta ndrequr.
Në vend të zhurmës bosh mbi “gabime protokollare” me Enverin e vdekur në shtrat 40 e kusur vite më parë, ndoshta do bënim mirë të ndreqnim sjelljet që kanë mbetur në shpirtin e sistemit të sotëm.
Ajo që po e vret më shumë demokracinë, nuk është hija e diktaturës – por imitimi i saj nga shakaxhinjtë e përparimit që pretendojnë ta kenë përmbysur.

Pothuajse periudhat e drejtimit te shtetit ne vitet 1945-1990 dhe 1991-2025 jane relativisht te barabarta si kohe dhe nese i krahesojme kam mendimin se gjate kohes se socjalizmit kishim shtet qe e mori vendin nga mesjeta e hereshme deri ne nje zhvillim te pranueshem..Kurse ne kohen e demon-kracise te Ram Berishes kemi arritur ne nivelin e nje pashalleku te kohes se Sulltan Salepit…
Cfare do te kete bere Enver Hoxha eshte i falur qofte nga hipokrizia e “anglo amerikaneve” qe jo vetem na prune ne 1992 nje TURBOKOMUNIST KANIBAL por dhe dhender Serbie qe tashme eshte kthyer ne korofillakun e Belereve te Vorio Epirit..
Mire se “anglo amerikant” e prune me pelqimin nga Serbia por sot po mbrojne me cdo kusht super krimet e tij dhe jo vetem kaq por Sypeshkaqeni tashme eshte bere ” mutaserifi” i Tiranes si investitori me i madh ne hije i ndertimeve ne Tirane dhe Jug..
Ka ardhur koha te pyesim ishte Enveri Diktator apo ai popull ishte dele ?
Ishte kollaj te hidhje nje cope bronxi ne 1991 me rajersone pas fund shpine
por sot eshte “e pamundur” te hidhet Kerma e Viqidolit qe sot e mbajne Viagrat e LaCivites Trampit
(VIJON)
Xhaxhi Enver Xhaxhi Enver
E ke gojen zeher
Zeher edhe fekale
Te shkoi shpirti ne hale
S’kane cfare bejne dhe s’dine cfare te thone keta keta debila, ati brez beri luften dhe ndertoi shqiperine dhe i dha popullit dhe kombit tone gjithandej dinjitet. Sot e 35 vite keta vjedhin dhe shkaterrojn gjithcka duke share Enver Hoxhen dhe sistemin e tij, por harrojn se nuk kane sjelle demokraci por arrogance, harbuteri, kriminalitet dhe drejtojn vrasjet mafioze politike. Kane vrare me shume se ai sistem dhe i kane bere deme shume te medha shqiperise dhe e kane cuar dinjitetin kombetar sa me poshte nuk ka me.
I ka mbetur akoma dhe ca yndyre shqiperise per te vjedhur, nga djersa dhe gjaku i popullit qe ndertoi shqiperine nen kujdesin e atij sistemi dhe ca hapsira per te bere pallate me shume kate, kane mbetur dhe ca pasuri naturore per te vjedhur, keta jane ELITA bashkepronare e kompanise Bankers Petroleum, etj qe vjedhin dhe ndajn bashk me te te ardhurat prej saj! Tani pasi Bankersite bashke me ta i ka dalur kallaja sheshit, nuk dine me cfare te bejne por sajojn evente me nderkombetar, i vene flaken shqiperise, merren dhe e fillojn diten me DIELLA dhe e perfundojn me biella se jane te pazot per te ndertua, jane njerez pa ide, te pashkolluar, totalisht injorante dhe cdo dite na nxjerre ndonje DIELL aty, apo kete rastine tanishem per Enver Hoxhen per ti terhequr vemendjen popullit per masakrat qe ka bere dhe bejne me korrupsionin marramendes ne te gjithe shqiperine, drogen, krimin, papunesine, shpopullimin e shqiperise, krimet njerezore ku cdo dite vritet ndonje toge njerzish, etj. Per te gjitha keta jane autoret qe i dirigjoj dhe ja japin gati grupeve kriminale per ti zbatuari, se i intereson nje situat e tille alarmant qe shkaterroi shqiperine dhe te vjedhine ate cfare ka mbetur. Mbajne Berishen akoma gjalle ne krye te PD, ku te gjitha mediat e tij dhe qeverise e japin ate cdo dite nga 1 ore duke pellitur per vjedhjet e PS po harron te tijat qe po ato qe bene PS e Rames dhe te dy palet vazhdojn akoma me mareveshje te fshehta ku Berisha mbane kepucen dhe Rama ngul gozhden.Pra te gjitha keto, behen per ti terhequr vemendjen popullit nga koncesionet ne pasurite natyrore minerare te naftes, gazit, kromit, bakrit, qe cdo dite ngarkohen trenat dhe vagonat qe i trasportojn jashte shqiperise si lende e pare drejte tregut boteror, me cmime sipas qefit qe ti heqin sa me pare se fal i kane dhe parat i depozitojn ne bankat ofshore, etj. Keta jane pikerishte keta rrugac qe kane mbushur parlamentin, politiken, qeverite dhe gjithe institucionet shteterore! Shqiperia Enverit diktator ishte shume larte dhe as qe mund te krahasohet me kete ku e katandisen keta sot dhe na servirin mrekullin, kur ne se shikojm dot as me syze ku eshte ajo, por ajo ekziston vetem ne jeten e tyre familiare dhe ne bollek qe e kane krijuar duke vjedhur pasurine publike qe ndertoi dhe vuri ne sherbim te vendit Enver Hoxha, prandaj populli se harron ate “diktator” se diktatura e ketyre me emrin “demokraci” eshte shume me e hidhur dhe me kriminale se ajo qe lame pas!
Enveri bir bushtre ishte,por edhe keta e kopjuan ne te tera. Kusur nuk i lane.
Kopjuan trapin
Ku e ke arsimin?
Shendetsine e asaj kohe?
Rendin?
E kan kopjuar vec ne bythlepirje
Enveri shoket e vet vrau
Keta vrasin popullim dhe majmin veten dhe shoket
Me të metat që Enver Hoxha kishte mbetet babai i kombit ai nuk ndërtoi pallate për familjen e tij por përpopullin nga 1.2 mil. te 3.4 miion banorë nga parmenda te auto traktorët përkulje harkore meriton
3D, ta njohesh Enver Bastardin per baba tendin, nuk te ndalon askush. Kur vjen puna a eshte baba i kombit apo jo, ti nuk ke as tagrin as fuqine ta shpallesh. Edhe lepurat edhe minjte, po ti mbash neper kafaze trefishohen brenda vitit, sa per autotraktoret nuk dihet a u lerua ndonje hektar me traktoret e Enverit, apo ishin vetem per t’i ngare Mehmet Shehu nja 10 metra dhe per t’ua nxjerre fotografine ne gazete.
“Argumenti” i enveristeve, perhere kur bie fjala per monstren Hoxha, sillet e mbeshtillet rreth te “arriturave” ne kohen e diktatures. Eshte nje spekulim sa i trashe aq edhe diabolik, sepse nxirret totalisht nga konteksti. Me kete argument, mund te shfajesohet edhe pushtuesi fashist italian, qe fale tij me qindra e qindra mesues nga Shqiperia u derguan ( me kembenguljen e te madhit Eenest Koliqi) dhe hapen shkollat ne Kosove, Maqedoni, duke u bere keshtu pioneret e pare te shkolles shqipe ne keto treva. Keta kujtohen,nderohen e respektohen nga shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise, njejte si eterit e rilindjes kombetare. Me kete argument, mund te shfajesohet prape pushtuesi fashist, se per 4 vite sundim, beri aq pune ne infrastrukture, sa nuk kishin bere pushtuesit osman per 500 vite…!!! E keshtu mund te vazhdojme me radhe. Prandaj, eshte i rendesishem konteksti, por per enveristet ky eshte nje detaj i parendesishem. Nuk e shohin sepse NUk duan ta shohin. Me ane tjeter, eshte tipike per diktaturat komuniste arsimimi masiv, sepse e perdorin ne funksion te propagandes, per te pergatitur nje popull te nenshtruar dhe te bindur ndaj regjimit. Imagjinoni, edhe ne kopshtet dhe cerdhet, kishte propagande, me parulla e citate te monstres. Eshte analizuar hollesisht nga shume studiues te flames komuniste ky lloj fenomeni dhe eshte e kote te merresh me tej me te; aq me pak kur ke te besh me nostalgjike te diktatures dhe aq me pak akoma me enveriste te pandreqshem; me keto mbetje toksike qe e kane helmuar shoqerine shqiptare keto 35 vite, e qe jane edhe shkaku kryesor, se pse jemi ne kete gjendje ku jemi; qe sa bejme ndonje hap para ne rrugen e qyteterimit perendimor, sajojne dicka per te na kthyer dy hapa pas. Ja prsh, ne 1996 ishim gati per marreveshjen e SA, po enveristet ringjallen zonat operative, krijuan grupe paraushtarake te te ashtuquajturave te “shpetimit kombetar”, sulmuan depot e ushtrise, u armatosen gjer ne dhembe, dhe filluan nje kasaphane qe se kishin pare shqiptaret ne gjithe historine e tyre. Keshtu u deshen shume vite qe kjo te arrihej, dhe u arrit ne qeverisjen e Sali Berishes, natyrisht. E njejta gje, identike, me hapjen e negociatavei ne 2011, kur BE-ja ishte gati te firmoste hapjen e tyre, por keta kriminele te ndyre, sajuan ate ceshtjen e turpit te keshilltareve te Fierit, si e si ta pengonin ate! Por kjo e fundit ka edhe nje turp te papare, te neveritshem, nje turp qe e ben te skuqet edhe vete turpin: monstra,Kryeqenefi i Shqiperise, ate kohe lider i opozites socialiste, shkon ne Londer posacerisht per te lobuar kunder hapjes se negociatave; diplomatet britanike mbeten te tromaksur, te shokuar nga ky akt qe nuk e kishin hasur kurre me pare, as ne vendet me te prapambetura te botes se trete! Eshte kjo arsyeja, se pse pikerisht nje prejt tyre ne “indipendent” e pat quajtur Ramen atekohe, nje njeri te deshperuar per pushtet! Ja, kjo monster e deshperuar per pushtet eshte ne pushtet sot.
U permend emri ENVER HOXHES ne nje Dokument Zyrtar ne Kuvend (!)
..dhe ky Ardiani i Thanes shqetesohet nga reagimi i shpejte e i zhurmshem..
Ej mr. Thano (a shoku Thano si dikur ne koherat e Enverit) mendoje ca si do ishte reagimi ne Parlamentet e Italise a Spanjes sikur atje te dilnin Dokumente Zyrtare per te nderuar BENITO MUSSOLININ apo FRANCISCO FRANCON…mendoje !!
Me aq sa kam lexuar nuk me rezulton asnje kryetar shteti qe te kete dale pa mekate nga gjyqi I historise. Ai presidenti I Uruguajit, Mujica ishte vete kritik ndaj vetes. Asnje Pape ne Rome nuk hipi ne pushtet e gjersa perendoi pa mekatet e pushtetit. Nje shprehje, me duket e nje diplomati skandinav thote qe pushteti korrupton, por pushteti absolut korrupton absolutisht. Presidenti simbol I Shba, Xhon Kenedi, nuk eshte sekret qe patì nje dore ndihme nga mafia italoamerikane ne rezultatin e zgjedhjes per president. Normalisht, familja e tyre irlandeze ishte pasuruar fale trafikut te pijeve alkoolike gjate periudhes se proibicionizmit. Per te zbritur tek “bahcja jone”, qe nga Ismail Qemali e deri tek, fjala vjen ai profesori, ish kryetar I bashkise see Kamzes me tambur a daulle, asnjeri nuk I shpeton gjyqit te historise. As Bill Kellici me autobus😃, as Duma Grida ish zv/ministre apo tere kabinetet e Rames ne qeverisjet qendrore apo vendite. Nuk qe nevoja qe Azemi I Hajdareve te detyronte cunat e sapoliruar nga psikoza e policit te vetem te qytetit ( qe mbulonte edhe fshatrat) te shperthenin dyqanet, fabrikat, stallat e lopeve apo te vidhnin pllakat e kanaleve ne emer te demokracise. Mjaftoi shembulli I tij, qe shkoi dhe zaptoi njeren nga vilat gjermane mbi qyteti Studenti. E nisa nga faqja me e ndritur, qe ishte koha e Ndryshimeve. Se periudha è komunizmit qe tjeter gje se cfare thoshte propaganda. Vete kulti I individit I Enve Hoxhes te Ben te kuptosh natyren e pushtetit absolut. Korruptoi absolutishte masat wecduartrokitnin edhe kur denonte me vdekje ata qe deri dje I kish zgjedhur po ai si drehtuesce bashkpunetore. Pa lere Zogun e gjer tel Skenderbeu qe me dobicllek tjetersoi testamentin e pronave te Leke Zaharise. Ne kete kontekst, kushdo qe kerkon voten e popullit, dmth pushtet, eshte nje maskara I vogel me ambicje per tu bere maskara I madh. Nuk ka sesi te shkelesh mbi qelqe e mos te cash opingat. Kjo vlen me shume per antienveristet. Qe akoma po shkundin thesin e propaganda antienveristet, edhe pse mielli ka 30 e kusur vjet we ka mbaruar.
ENVER HOXHA thau këneta e moçale, zhduku analfabetizmin dhe ndërtoi një sistem të tërë shkollash, që nga kopështet e deri tek universitetet politeknike. Këta bastardë të demokracisë kanë 33 vjet që vjedhin e vrasin në emrin e demokracisë dhe thonë: “Enver Hoxha e ka fajin”! Sali Berisha deklaronte në viitin 1992, se viktimat e diktaturës ishin rrertrh 4000 veta, kurse sot kanë dalë “4000 000”. Kam dëgjuar një prift, pasardhës i POLIAGJENTIT PATËR ANTON HARAPIT, që thoshte se viktimat ishin mbi “250 000″! Po sa ishin, kur shqipëria nuk ishte as 2000 000 njerës? Çereku i Shqiprisë ishte vrarë. Le tëbëhemi seriozëpra historisë. Biktzimart e Enverit ishin reth 4000 veta, aq sa Sali Berisha vrau në luftë civle në 1997. Pra Saliu Berisha vrau vetëm për tre muaj më shumë se diktatutra për 40 vjet. Të mos harrojmë: Viktimat e diktaturës ishin sabatatorët e kriminelët me mbi 1200 bandave terroriste , që hynin e dilnin në shqipërinë e veriut e vrisnin e sabotonin ndërtimin e shqipërisë së re. Të gjiithë janë dënuar me vendime gjykatash sipas ligjeve të asaj kohe. Është e dhimbëshme të kujtosh edhe sot faktin, që punën kolosale pa mjete të 500 000 shqiptarëve (nga 870 000 popullsi, se të tjerët ishin pleq dhe fëmijë), të sabotohej nga reaksioni shqiptar, se kishte humbur pushtetin. Shqipëria e brishtë mundohej të rimkëmbej , kurse armiqtë e saj- kaloboracionistët e luftës së dytë botërore- e sabotonin dhe nuk e lenin të ngrihej në këmbë. Është e papranushme, që pikërisht këta njejrëz, pasardhësit e një klase politike vrasëse, e cila vrau në luftën naciponal- çlirimtare duke luftuar kundër partizanëve ( kexo faktet e Cias Amerikane) flasin akoma pas 52 vjetësh nga vdekja fizike e Enver Hoxhës akuzojnëpër vrasje çlirimtarin dhe ndërtuesin e Shqipërisë! Këta bastardë, pasardhës të vrasësve e sabotatorëve e morën pushtetin në tavolinë nga agjenti serb Ramiz Alia. Por për çfar e përdorën pushtetin, që ju dhanë edhe me votë shqiotarët më vonë të lodhur nga diktatura? Kjo klasë politike historikisht e dështuar në Shqipëri e shkatërroi Shqipërinë, se e ndërtoi diktatura. Kjo klasë politike e dështuar e nxorri para gjyqit epokën e diktaturës! Po le ti krahasojmë, se po mbush edhe demokracia afër 40 vjet. Epoka e diktaturës do të mbetet në histori si epoka e ringritjes së shqipërisë nga mizerja historike e trashëguar. Ajo thau këneta e moçale dhe zhduku malarjen e sëmundje të tjera epidemike. Ajo ndërtoi fabrika, Uzina e Kombinate (mbi 500), ndërtoi shkolla kudo e Hidrocentrale dhe E MBROTJI SHQIPËRINË DHE ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË BOTË! Çfar bëri epoka e demokracisë? Sipas urdhërave agjenturore nga Milloshjeviçi e shkaktërroi Shqipërinë, e dogji dhe i futi shqiptarët në luftë civile dhe mbylli të gjitha ndërmarrjet me një ligj brenda ditës dhe dëboi mbi 2000 000 shqiptarë. Po të kemi parasyshë, se në 1913 u coptuam, se nuk kishim njerëz të mbroheshim, se kishim kaluar në pakicë, dëbimi i shqiptarëve është tradhëti kombëtare. Reaksioni Shqiptar ka 33 vjet që vjedh e bën korrupsion duke thënë:” Enver Hoxha e ka fajin”: Por Enveri, me faj e pa faj kishte vetëm 4000 viktima. Po epoka e demokracisë sa viktima ka? Epoka e demokracisë ka mbi 50 000 viktima – mbi 10 fishin e diktaturës. Kryesorja: Enver Hoxha dënoi sabatatorët dhe vrasësit e shqipërisë së re dhe, e bëri këtë sipas ligjit e Kushtetutës së Shqipërisë së asaj kohe. Por viktimat e demokracisë. Ata janë të gjitha të dënuara PA FAJ! Vetëm për pronën janë vrarë mbi 10 000 shqiptarë. Një shqipëri e mbytur në koorrupsion, e cila ka dënuar me ligjin hakmarrës të vitit 1993 pensionistët e diktaturës, është e mbytur në drogë, përdhunime e hakmarrje: Ku shkojmë? Le të shohim mbijetesën e shqiptarëve. Shqipëria e armatosur deri në dhëmbë, gati të ndërhynte për çlirimin e Kosovës, sot nuk ka një pushkë, se ato i shkatërroi qeveria e shitur e agjentit Sali Berisha sipas urdhërit dhe pagesë të Milloshjeviçit. Shifni zotërinj, që ç’do ditë flisni kundër diktaturës nga pozicioni i tradhtarëve të vendit: Enver Hoxhës nuk guxoi kush t’i kërkonte tokë e detë, kurse ju shitët toke e detë! Enver Hoxha , për të mbrojtur Shqipërinë e dëboi me forcë Rusin nga Adriatiku shqiptar! Këtë akt të rëndësishëm kombëtar e ndërkombëtar perendimi dhe lindjja e ka quajtur fitore historike e Enver Hoxhës! Po të kemi parasyshë pushtimin e Ukrainës vetëm, se Zelenski tha, se dëshironte të bashkohej me Naton- akti historiki Enver Hoxhës në vitet 60 ka rëndësi të jashtëzakonëshme. Për ju mund të them vetëm kaq: Merrni ilaçet e kullohuni! Mjaft e shkatërruat Shqipërinë dhe dëmtuat Kosovën. 25 vjet liri ka Kosova dhe, sulmohet nga Shqipria, vendi mëmë, që duhet ta mbrojë. Ku shkojmë? E kuptoni ju sabotatorët e Shqipërisë, ku shkojmë? A nuk e shihni katastrofën ku e çoni vendin? Është e qatë se kurrë nuk ju interesoi vendi, të cilin e keni shitur historikisht, për xhepin tuaj, duke vjedhur gjakun dhe djersën e shqiptarëve. Natyrisht vktimave pa faj të diktaturës shoqëria shqiptare ju kërkon falje, siç ju ka kërkuar për afër 35 vjet. Po për viktimat e demokracisë kush duhet të kërkojë falje? Po për shkatërrimin e shqipërisë, të ekonomisë dhe të mbrotjejes kush do të kërkojë falje? Po për dëbimin e 2 000 000 shqiptarëve me genocid paqësor kush do të kërkojë falje? A e din reaksioni Shqiptar, që shan Enver Hoxhën, se ai për 40 vjet e katërfishoi popullsinë e shqiprisë? A e din reaksioni shqiptar, se po të kishim ecur me këtë ritëm sot do të ishim mbi 12 milion banorë-SUPERFUQI NË POPULLSI NË BAKLLKAN DHE NUK DO TË SILLEJ SERBIA SIÇ SILLET ME SHQIPTARËT? A e di reaksioni Shqiptar, se autorët e kësaj katastrofe kombëtare duhet të dënohen?! TRAGJEDI, TRAGJEDI, TRAGJEDI! Parlameni shqiptar nuk voton rezolutë për Kosovën, kurse Kosova vetë nuk formon qeverinë, se nuk duan agjenturat serbe, sepse DUAN QEVERI- AGJENTURË SERBE: Ku shkojnë Shqiptarët? Nga ana tjetër Qeveria Kurti kurrë nuk u interesua për drejtusit e UÇPK-së në Hagë! Po përse ndodhi kjo? Përgjigja është e thjeshtë “ORGJINALE SHQIPTARE”: Janë “kundërshtarët tanë”! Po a e din k/ministri i kosovës se ky qëndrim i shërben vetëm Serbisë?! Këtë e din Albin Kurti, por ka fituar lufta e brendëshme për pushtet! Kjo vërteton edhe një herë atë, që ka thënë shkrimtari i madh Ismail Kadareja, se Shqiptarët ndodhen në nivelin më të ulët të ndotjes morale”!
Të metat,aritjet dhe zotësinë e Enver Hoxhës,i dinë të gjithë.
E dinë të gjithë,se po të mos ishte Ai,Shqipëria dot mund të mos ishte më.
Kryevepra e ti,përveç aritjeve në arsim,mbrojtje etj.Ishte shkatërrimi i kastës tradhëtare,antishqiptare të ballit,zogut etj.Haruat o debila që deri në 50 flinit në trungje me shurën e bagëtive,në vënd të jastëkut.Sa dhe hale nuk kishit në shtëpi dhe urinonit në bjeshkë.Haruay që nuk dinit alfabetin dhe ju shndroi në doktorë.
Krahadojeni Enverin me Sali Berishën që ju votoni,dhe Edi RMën që ju ka katandisur me 100 euro.
Por fakti që e shani edhe pas 40 vjeyësh,ju hajdutë e kriminela,tregon që nuk ka qënë bur dhe aq i keq.
Pyetja duhet te jete jo se c’fare u be ne Shqiperi per gjysem shekulli me Enver Hoxhen, por se c’fare mund te ishte bere ne Shqiperi pa diktaturen e tij. Gjysem shekulli eshte gjysem shekulli, nuk jane dhe pak. Per nostalgjiket e dikatures, nuk mund qe te krahasohen mollet me dardhat
Sikur mos ishte ai (E.H.) ky vend do ishte njelloj si vendet e tjera, nje vend normal.
pa u vet-izoluar nga bota per gjysem shekulli
pa vrare shqiptaret ne kufi se donin te jetonin gjetke
pa zhdukur dhe varret atyre qe vriste ne klonin e kufirit
pa provuar vasalitetet me te ndyra fillimisht me Jugosllavet, pastaj me Sovjetiket e se fundi me Kinezet
pa vuajtur per shume vite rracionimin ushqimor fillimisht me Triska e pastaj Tallona
Eksodet bibike te 1990-1991 ku shqiptaret iknin nga toka malet e deti sikur te kishte rene Murtaja tregon me se miri se sa fatkeqsi kombetare e me pasoja te pa riparueshme ishte ajo Diktature e E.H.
Gjithe energjia, liria dhe iniciativa e lire u shkaterruuan dhe u ndrydhen per tre breza. Imagjinoni sikur te ishte lene e lire.. Per ata qe krahasojne vitet e pas 90 dhe shkaterrimin moral qe sollen, ne fakt nuk e ka fajin Kapitalizmi sepse kapitalizem te mireffilte nuk ka pasur kurre ne Shqiperi. Thjesht ata nderruan pak pllaken nga nje Socializem shteteror ne nje Socializem korporativ. Nderruan ngjyrat nga te kuq, ne blu ose roz mavi. Por jane te njejtit aktore si para viteve 90-te.
i nerue fekalexhiu ¿?
Te kam thene disa here qe nje nga aresyet qe na bene kripto-enverist gjasme sipas jush eshte se nje shumice e madhe e shqipfolesve qe i lepinin “fund shpinen” Enverit para 1991 me vone u kthyen si kanibale te ngrenien e kockave te tij..Si shembull po te jap kete kenge qe kendohej nga te afermit dhe familjare te Qim Pekes ( kanibal antienverist si puna jote) qofte kengetari kryesor qofte dhe dipllomati Magjyp Peka qe i shkeli 4 kontinente duke bere palle ne emer te xhaxhi “diktatorit”
Plot pese shekuj nana priti
Skenderbeut nji vella ia rriti
legjendar n’lufte e n’liri
Enver Hoxha emni i tij
Gjysem shekulli kombin pate
lum si shqipja qe e pat djale
tan’ Shqipnia per ket emer
me dy sy e me nji zemer
U shkreh ne vaj, vaditi token
shpi per shpi e ne çdo voter
per ket’ vdekje t’burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut
Per Enverin qau dhe moti
tan’Shqipnine e ka shtang topi
monumenti Nan’Shqipni
i ban roje birit te tij
asht perkul, i perkedhel ballin
ketu e kam t’pavdekshem djalin.
QE ti YÇ-o je koqe, pa as me te voglen logjike racionale, kjo dihet me kohe, por me kete poezine, Qimin, Magjynin ke tejkaluar edhe standardin tend te zakonshem. Se pari, ku e di ti qe une jam nga ata qe i paskam lepire bythen (per ty Enveri nuk na aska pasur bythe, por “fundshpine”, hej me hajer, po domosdo se sipas jush Enveri nuk dhiste mut, po hallve) Enverit. Dhe per Zotin me mallengjeve me kete banalitetin ne vargje. DHe meqe ra fjala Enverit ne i dhjesim varrin dhe i pshurrim kufomen, kockat po te pelqyen, ngjyeji ne kripe dhe lepiji se kushedi te del malli.
PARODI
APOLOGJIA E ENVERIT- RRËZUAN BUSTIN POR JO ENVERIZMIN
Rri në një qoshe të largët,
i harruar, i nxirë nga koha,
nuk më shikojnë më si frikë,
por si kujtim që i ka dalë boja.
S’e di më as kush isha vërtet,
Një vegël, një simbol, një mashtrim?
Di që dikur i besohej idealeve,
Tani u besohet influencerëve me klikim.
S’më trondit as plaku që pështyn,
E as i riu që qesh me turfullim,
Më trondit kur dëgjoj të thonë:
Ç’bëri Enveri për popullin tim?
Dikur ngrinim monumente për vlerat,
Tani për sponsorat, e veç për famë,
Suksesin ta tregojnë ca injorantë,
Që s’dinë tjetër veçse të lënë nam.
Kur flisja për nder, për familje,
Sot mbase qeshni si me histeri,
Familja sot është koncept fluid,
I quani tani prindi 1 e prindi 2.
Sot rrini përditë në kafene,
Dhe lini plot statuse në rrjet,
Por kur fatura ju vjen te dera,
Kujtoni ekonominë për ibret.
Ju mungon frika, më thoni,
Atë e keni sot më shumë!
Frikë nga çmimet në market,
Frikë se mos ngeleni pa punë.
Dikur ne s’të linim pa punë,
Sot ke plot diploma pa vlerë,
Në dyqan ka shitësa me master,
E ka njerëz me listë për të blerë.
Mbase s’e kuptova kurrë lirinë,
Por shihni, ju, ç’keni bërë me të?
E keni kthyer në produkt tregu,
Në ndërgjegje shenjë ju lë.
Sot jeni të lirë për të heshtur,
Dhe të zgjidhni çdo katran,
Jeni të lirë për të vdekur urie,
Prapë votoni partinë pa plan.
Ju mungon dënimi enverian,
Ku vdisje për një llaf të kotë,
Sot flisni pa mend dhe pa turp,
E sërish jeni “skllevër” në kët’botë.
Ju mungon diktatura ime,
Me radhë, me zbor e nderime,
Tani keni kompjuter e smartfonë,
Por shpirtin bosh, e pa mendime.
Ju mungon kontrolli ushqimor,
Eksportet me pesticide i kapin mat,
Sot po hani plastikë me reklamë,
dhe keni helme në çdo kafshatë.
Në emër të nderit e partisë,
Ju prisnit në radhë për sapun,
Sot prisni për emigrim dhe azil,
Po shpopulloheni veç për punë.
Kullat bëhen sa maja e qiellit,
Por brenda s’ka fare asnjëri,
Shtëpia është bërë porsi ëndërr,
Për rininë e pamundur me kredi.
Keni pallate që prekin retë,
Por shpirtin e keni në bodrum,
Sa më shumë kat dhe pasuri,
Më pak dashuri, vetmi më shumë.
Nëse kjo është demokracia,
Ku shumica rron në mjerim,
Atëherë më falni shokë të mi,
“Paskam qënë lule” në krahasim.
Dikur bëhej art për të ngritur njeriun,
Sot gjithshka matet me numra dhe lek,
Kënga që ngrinte zemrën në flakë,
Sot zëvendësohet me mumje në playback.
Nëse kjo është kultura që doni,
Me trende që zgjasin veç dy ditë,
Atëherë jua them qartë dhe troç,
Unë paskam qënë vërtet një mit.
Sot s’i përkuleni bustit tim,
Po jeni “skllevër” të partisë,
Me “like” e “follow” gënjeni veten,
Partia ju përdor e ju bën pis.
Atëherë kishit frikë nga Sigurimi,
Tani keni frikë nga fatura,
Atëherë ndaloheshe për një fjalë,
Tani sorrollatesh për procedura.
Atëherë ju qanit me nder,
Kurse tani qeshni me trishtim,
Politika hajdute si humor i zi,
Që ka vjedh e ka bërë krim.
Thoni s’e doni Enverin prapë,
Por shpresa ka vdekur pa zë,
“Enverizmin” e keni në parlament,
Po unë si ata në baltë s’ju lë.
Ju pëlqen të jeni të shtypur,
me kushte, me rregull, me radhë,
se liria s’ju solli dot dinjitet,
E po hidhni poshtë çdo ideal!
Tani më përmendni prapë emrin,
Si mit, si diktator a si fajtor,
Por unë nuk jam as shpëtimtar,
Në jetën tuaj s’po vë më dorë.
Isha dikur bronz plot me hijeshi,
Tani jam meme për një kohë të shkuar,
Përdorem për sarkazëm, e humor të zi,
E di shumë mirë që s’më keni harruar.
Nëse një ditë më ringrini prapë,
Jo për lavdi, por për reflektim,
Atëherë ndoshta do kuptoni,
Se liria nuk është vetëm “rrëzim”.
Se kur rrëzon një bust në shesh,
Por nuk ngre dot asnjë ideal,
Atëherë s’ke rrëzuar enverizmin,
Por je thjesht duke bërë moral.
Më keq se periudha e Enverit paska qënë kjo e 35 viteve shkërdhatokraci. Jo vetëm që nuk ndërtuat asgjë, por shkatërruat gjithçka. Për çfarë mund të mburreni ju se keni bërë gjatë këtyre 35 vjetëve?! Se Sigurimin famëzi e zëvendësuat me krimin e organizuar, që po “punon” edhe në Amerikën Latine?! Se fabrikoni diploma?! Se kurvëria, droga, krimi kanë pushtuar vendin?! I keq sa të duash ishte Enver Hoxha, por ai i bëri edhe disa punë shumë të mira. Po ju “dhjerokratët” çfarë keni bërë këto 35 vjet?! Dështimi juaj si politikanë po e lartëson Enver Hoxhën me shumë se në vitin 1985! Aq poshtë e keni çuar këtë vend, aq shumë e keni grabitur dhe drobitur, saqë sot Enveri po na ngjan si perëndi. Veç këtë keni bërë. Aq sa tani për turp të botës dhe të vetes sonë, duhet të ju themi: “Enverit i merrni të keqen”!
Eh, medet, YÇ-i e paska edhe nje vella binjak qe do me na mbush mendjen se muti eshte me i mire se bajgat.
Ty nuk të merr njeri seriozisht o kokë pikëpyetje. E kanë marrë vesh të gjithë se je thjesht një i çmendur që duhet të lidhesh. Opinioni jot ka po aq vlerë sa ato fjalët që përdor si trim që je. Në fakt je një i shkalluar. Dukesh edhe nga fjalori prej trimi alabak që përdor. Vazhdo, vazhdo o inxhinjer i mekanikës kuantike! Kur ke qënë për herë të fundit te 5?!
Nuk e mar vesh ç’pate, une te lavderova. Eshte shenje inteligjence te preferosh mutin ndaj bajgave. Sidomos kur muti thahet siç eshte thare Enveri eshte me i mire se bajgat e njoma.
>
Per here te fundit ke 5 kam qene kur erdha e te vizitova ty e te solla nje kile portokalla dhe nje pako biskota. E mban mend?
Mjafton tu permendesh ketyre anti-Enveristeve e dashnorve te kapitalizmit Shqiptar se ne shtetin e Enverit pleqte merrnin nje pension qe u lejonte te jetonin e te mos u binin femijve ne qafe ( kishte raste qe edhe i ndihmonin ) . Kurse sot fëmijët jane te detyruar qe pervec familjes se tyre te mbajne edhe pleqte me buke , sepse me pensionet e sotme pleqte vdesin per buken e gojes ( nuk eshte shprehje ). Keta anti – Enveristet qe shkruajne ketu , anti komunistet i debuan nga vendi i tyre e nuk i lejojne as te kthehen qe tu zere shpirti rehat . Hajdeni o anti-Enverista ..hajdeni te shijojni kapitalizmin ..hajde te paguani 2.500 – 3.000 euro metri katror aty ku vjen era mut.
Rrofshin Enveristet dhe shkofshin te gjithe sa me shpejt pas ustait te tyre.
Tunzhdukte dara dhe fisin nga kolera