Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Aplikacioni i mafias”, si po dalin bisedat e grupeve kriminale nga Sky ECC
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Aplikacioni i mafias”, si po dalin bisedat e grupeve kriminale nga Sky ECC
KronikeKryesore

“Aplikacioni i mafias”, si po dalin bisedat e grupeve kriminale nga Sky ECC

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Kur në vitin 2020 xhandarmëria franceze, policia holandeze dhe Agjencia Kombëtare e Krimit të Mbretërisë së Bashkuar depërtuan në rrjetin telefonik të koduar EncroChat, grupet e krimit të organizuar në mbarë botën zgjodhën të kalonin te një furnizues i ri telefonie.

Ai furnizues ishte Sky ECC, deri në vitin 2021 rrjeti më i madh i kriptokomunikimeve në mbarë botën, me rreth 70,000 klientë. Sky ECC e konsideronte veten si “platforma më e sigurt e mesazheve që mund të blihej” dhe është aq e sigurt për papushtueshmërinë e sistemeve të saj, saqë ofronte dhe shpërblime për këdo që mund të thyente enkriptimin e një prej telefonave të tij. Por në një ripërsëritje të operacionit francez dhe holandez të vitit 2020 kundër rrjetit telefonik të koduar EncroChat, policia belge dhe holandeze ishin në gjendje të depërtonin në platformë dhe të korrnin qindra mijëra mesazhe të supozuara të pathyeshme.

Por çfarë është platforma SKY ECC?

“Një mundësi komunikim e sigurt nga një aparat celular në tjetrin. Aparatet ishin normale celulare por merreshin nga kjo kompani dhe i hiqeshin elementët standardë si sensorët, GPS, kamera, mundësia e lidhjes në rrjete standarde”, thotë eksperti IT, Erion Demiri.

Pas goditjes së kësaj platforme në fazën e parë, policia përgjonte dhe ruante komunikimet e koduara nga rrjeti Sky, ndërsa ekspertët përpunuan mënyrën e deshifrimit të tyre. Në fazën e dytë, e cila zgjati tre javë, policia ishte në gjendje të lexonte të dhënat live të dërguara nëpër rrjetin Sky ECC. Por në një nga seancat gjyqësore në Angli u mësua se përdoruesit ruanin bisedat e tyre në memoriet e brendshme të aparateve telefonike.

“Marrja dhe konfiskimi i serverëve të kësaj kompanie është bërë në 2021 mesazhet që po dalin. Nuk duhet  të ishin të ruajtur në server, pro vetëm në telefonin e gjtihësecilit që komunikonte po na shfaqen. Po dalin mesazhe më të vjetra se 2021. Ose kompania nuk ka treguar që po i ruante në serverat e vet ose nuk ka pwrdorur metodat e enkriptimtimit që ka deklaruar se përdoret janë metod atë avancuara që nuk thyhen në pak kohë do të duheshin super kompjutera që këto mesazhe të dilnin”, shprehet Demiri.

 Bisedat në të njëjtën platformë edhe të operacionit metamorfoza që kanë dalë në dritë në Shqipëri u sollën nga grupet e përbashkëta hetimore Franceze Belge dhe Angleze. Sipas autoriteteve atje në të gjithë botën dërgoheshin mbi tre milionë mesazhe nëpërmjet serverave të Sky të cilat ndodheshin në Francë. Prioritet i është dhënë rasteve të eliminimeve fizike, ndërsa faza e dytë është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau francezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta

Komentet e Fundit

  1. M on Tkurrja e Bujqësisë
  2. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  3. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  4. Aidin Rrokaj on VIDEO: Diaspora mbush plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 77-të të protestës
  5. Daku on ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?