Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flamur Noka padit tre gazetarë: Më kanë komentuar brekët duke më prishur karrierën, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Flamur Noka padit tre gazetarë: Më kanë komentuar brekët duke më prishur karrierën, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit
Komente

Flamur Noka padit tre gazetarë: Më kanë komentuar brekët duke më prishur karrierën, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit

Published: November 19, 2026
Shpërndaje

Flamur Noka, presonazhi legjendar (shejtanbudalla) i rubrikës ‘Antena brenda familjes’ në Gazetën Tema, ka paditur për shpifje gazetarët Carlo Bollino, Mero Baze dhe Adriatik Doçi. Përpos të tjerave, Noka pretendon se të paditurit i kanë komentuar atij pantallonat e markës ‘Jeans’, duke i prishur imazhin si një profesionist dhe personalitet i lartë siç e quan Muli veten, ndonëse rrallëkush e njeh si profesionist të ndonjë fushe (iu desh rreth një dekadë për t’u diplomuar në mjekësi), ndërsa si politikan njihet gjërësisht si personazh i përditshëm i ‘Antenës’ me sagën e bëmave të tij. (Dash Sula ka deklaruar se e njeh edhe punëtor skelash për aktivitetet e PD-së).

Nga ana tjetër, të veshësh pantallona xhins (Jeans) dhe të konstatosh një markë të tillë nuk përbën ndonjë element denigrimi, përçmimi apo fyerje, përkundrazi të japin një pamje moderne dhe sportive, sidomos kur prerja është e lirshme dhe kur kombinohet me atelete. Pantallonat xhins (Jeans) u shpikën zyrtarisht në vitin 1873 nga rrobaqepësi Jacob Davis dhe biznesmeni Levi Strauss. Ato lindën si veshje pune jashtëzakonisht e fortë për minatorët dhe punëtorët në SHBA, përpara se të shndërroheshin në veshjen më popullore në botë. Pantallonat nuk kanë asnjë lidhje me kujtimet e Dash Sulës, i cili ka pohuar se Nokën e mbante mend pasi merrej me ndërtimin e skenave të koncerteve të PD-së.

- Publicitet -
Compressed by jpeg-recompress

Në padinë e referuar në gjykatë në 10 tetor 2025 për disa shkrime të pretenduara me përmbajtje shpifëse të datës 12 janar 2024, Noka e përshkruan veten si personalitetin më të madh të Partisë Demokratike, rrjedhimisht të opozitës, pas Sali Berishës. Në padi, Noka e thekson se ai vjen pas Berishës në PD, duke reflektuar ndoshta edhe ambicien e tij për të marrë një ditë drejtimin e PD-së. Në këtë kuadër, Noka thotë se shpifjet e pretenduara, përfshirë edhe komentet për pantallonat e tij, i ka dëmtuar atij ardhmen politike, ndonëse koha dhe statusi aktual i Nokës e rrëzojnë një pretendim të tillë.

Ndërkaq, shkrimi për të cilin Noka akuzon gazetarin Adriatik Doçi për shpifje, u referohet disa fakteve dhe provave, të cilat ngrenë dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Postimi i referohet edhe akuzave të Gazmend Bardhit, i cili e ka akuzuar Mulin edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Në shkrim nuk përmendet roli i Nokës në zgjatjen e koncensionit të pasaportave dhe as ndarja për familjarët e tij të apartamenteve në Sarandë për të pastrehët kur deputeti i PD-së ishte pjesë e Entit Kombëtar të Banesave.

Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi në janar 2024

Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

Nuk kam prova nëse paratë janë produkt i ndonjë afere korruptive të Mulit apo janë para të pista që Mulit mund t’ia ketë dhënë Shkëlzeni për punët në oborrin e Familjes nongrata.

Por, këto fakte të thjeshta krijojnë dyshime të arsyeshme për një skemë pastrimi parash, vepër për të cilën parashikohet deri në 15 vite burg.

Gazmend Bardhi e ka akuzuar Mulin edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. BKH-ja mjafton të shkojë të pyesë rojet si dhe të verifikojë pagesat e energjisë elektrike, për mobilimin, ujin etj. Muli ka blerë edhe një makinë 40 mijë euro, edhe pse ka përfituar një kredi shtetërore si i pastrehë.

Prapaskena

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamur Noka padit tre gazetarë: Më kanë komentuar brekët duke më prishur karrierën, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit
  • Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?
  • Kur e Majta tradhton vetveten, lind një e Majtë e re
  • Vrasja te ‘Kodra e Diellit’, Prokuroria kërkon 47 vite për autorin
  • SPAK merr në hetim vjedhjen në Postën e Durrësit, dyshime për përfshirjen e deputetes së PS

Komentet e Fundit

  1. Vl on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  2. Lili on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Dajti on Refuzimi i shfuqizimit
  4. Lili on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore
  5. ANA on Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?