Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
AktualitetBote

Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Published: October 10, 2026
Shpërndaje

Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Facebook. BBC shkruan se Anojan Sivarasa, punëtor emigrant, u shpall fajtor për blasfemi ndaj Islamit dhe profetit Muhamed, pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale.

Dënimi i tij ka shkaktuar reagime të forta në Sri Lanka, ndërsa disa parti politike, institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile kanë nisur përpjekje diplomatike për të kërkuar mëshirë për të riun. Familja e tij i është drejtuar autoriteteve saudite me kërkesë për falje. Askush prej tyre nuk ka pasur informacion për gjendjen e të riut që prej 28 shtatorit. Nëna e tij, Rasamanickam Yogalakshmi, ka bërë një apel publik për faljen e djalit të saj.

Çështja nisi pas një debati në rrjetet sociale, që pasoi publikimin e një videoje nga Sri Lanka, ku një i ri mysliman shfaqej duke goditur një qen gjatë një pelegrinazhi hindu. Gjatë debatit online, një përdorues publikoi komente fyese ndaj një hyjnie hindu. Në përgjigje, Sivarasa shkroi në gjuhën tamile një koment fyes ndaj profetit Muhamed.

- Publicitet -

24-vjeçari e fshiu menjëherë komentin dhe publikoi edhe një video ku kërkonte falje. Megjithatë, një fotografi e komentit iu dërgua punëdhënësit të tij në Arabinë Saudite dhe më pas autoriteteve saudite. Sipas familjes, kompania njoftoi autoritetet, të cilat nisën procedurat ndaj tij.

Fillimisht, Sivarasa u dënua me pesë vite burg dhe një gjobë prej 3 milionë rialësh sauditë, rreth 800 mijë dollarë, nga Gjykata Penale e Al-Ahsa. Por pas apelimit, çështja mori një kthesë të papritur më 17 shtator, kur prokuroria kërkoi që ai të gjykohej sipas ligjit të Sheriatit dhe jo legjislacionit për krimet kibernetike. Gjykata e Apelit e pranoi kërkesën dhe e ndryshoi vendimin, duke e dënuar me vdekje.

Qeveria e Sri Lankës ka konfirmuar se po përdor të gjitha kanalet diplomatike për të kërkuar faljen e tij. Presidenti Anura Kumara Dissanayake ka takuar familjen dhe ka kërkuar angazhimin e autoriteteve diplomatike saudite. Ndërkohë, një delegacion ligjor nga Sri Lanka pritet të udhëtojë në Arabinë Saudite për tu takuar me avokatët vendas dhe për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm ligjorë.

Autoritetet saudite nuk kanë bërë të ditur një datë për ekzekutimin. Sipas raportimeve, në raste të tilla ekzekutimet mund të kryhen pa njoftim paraprak për familjarët apo ambasadat.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam
  • Trump njofton marrëveshjen me Putin: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet do ulen
  • Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE, Rama: Dritë jeshile për investime dhe punësim

Komentet e Fundit

  1. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  4. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!
  5. Buda on Guximi i tyre nuk u vlerësua kurrë! Ushtarakët që rikthyen rendin, detaje që s’u bënë kurrë publike për 14 shtatorin ’98

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?