Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arkitektët e shkatërrimit të bujqësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Arkitektët e shkatërrimit të bujqësisë
Kulture

Arkitektët e shkatërrimit të bujqësisë

Published: November 12, 2022
Shpërndaje

Nga Bashkim Koçi

(Asqeri Llanaj denoncon pas më shumë se 30 vjetësh krimin për shkatërrimin e bujqësisë shqiptare, duke përdorur si shembull koopërativën e Cakranit në Fier)

Çdo njeri është dhe mbetet “i burgosur” i profesionit të vet, siç do të dëshiroja të dilja në  këtë përfundim edhe për shkrimtarin Asqeri Llanaj. Ai është autor i disa librave ku trajtohen tema nga më delikatet të shoqërisë së sotme shqiptare, por së fundmi, çuditërisht, ka guxuar të shkruajë për një problem paksa delikat, i cili, sipas mendimit tim, është një nga plagët më të rënda e therëse që mori ekonomia e vëndit në këta 30 vite të tranzicionit. Por profesioni i shkrimtarit thuhet se është zanat i guximtarit, gjë që justifikon edhe “të marrin” Asqeri Llanaj, i cili është arsimuar për stomatalog, por ja që i vajti mendja të shkruaj për bujqësinë.

- Publicitet -

Autori ka marrë përsipër të shkruaj një libër “me gjasme” për zhvillimet hap pas hapi të bujqësisë në zonën nga ai vjen, kooperativa bujqësore “Skënderbej” e Cakranit të Mallakastrës, por realisht ai, me dashje apo pa dashje, i ka kapërcyer sinoret e Cakranit, madje më shumë se ç’mund të mendohej, duke u futur e trajtuar çështje që i përkasin bujqësisë në shkallë vendi. Dhe mirë ka vepruar nëse gjykojmë dhe e trajtojmë problemin si të tërë, pra që shkatërrimi i bujqësisë të një kooperative si ajo e Cakranit, e ka zanafillën lart, tek politika që u ndoq me bujqësinë (por realisht në të gjithë sektorët), duke i vënë kazmën me themel të gjithë ngrehinës që ishte ngritur me lumenj djerse, me mund e investime të jashtëzakonshme, nga një popull i tërë.

Tek Asqeri Llanaj vullneti dhe intelekti përfaqësojnë një gjë të vetme. Që libri i tij të ishte interesant, i lexueshëm dhe burim informacioni për shumë probleme të bujqësisë, ai është treguar i saktë e serioz, duke vajtur te burimi, aty ku janë të dhënat, pra të ketë folur me gjuhën e statistikës, me të vërtetës e cila, kur vjen puna,  duhet mbrojtur me çdo kusht. Nëse dikush do të jetë i interesuar, apo thjesht kurioz të dijë dhe të marrë informacion rreh batërdisë që i është bërë bujqësisë të këtij vendi, le të lexojë këtë libër të shkruar me merak, si ai i Asqeri Llanajt. Aty gjërat merren me radhë dhe gjithmonë me përgjegjësinë për ta dhënë informacionin të plotë, madje duke u marrë edhe me hollësi që zor se i gjen në statistikat e shtetit. Në këtë kuptim, në çdo rresht a faqe të këtij libri, lexuesit do t’i dalin para syve masakra e “beteja shfarosjeje” të papara, të cilat të shkaktojnë dhimbje, zemërate e urrejtje për ata që nxitën dhe u bënë mbështetës të atyre banditëve antikombëtarë që me urën e zjarrit në dorë i vunë  zjarrin Shqipërisë. Tek ky libër gjen inventar të plotë për institucionet shkencorë të shkatërruar, jo thjeshtë të godinave, por të të gjithë arsenalit më të cilin bëhej shkenca bujqësore, përfshi edhe specialistët e përgatitur me aq kujdes e mundim në vite, Autori ka treguar kujdes për publikimin e të dhënave, duke pasqyruar edhe detaje si të kishte të bënte me qënje të gjalla, që marrin frymë, që teksa njihesh me historinë e lindjes dhe vdekjes së tyre, dhimbja të shkon deri në thellësi të shpirtit. Jam i sigurt se lexuesi i këtij libri, ashtu si unë, do ta vuajë thellë atë masakër që i është bërë bujqësisë, duke ndjerë emocione të fuqishme negative. Për çka na afron autori në libër të merret fryma për pashpirtësinë e atyre që na qeverisin.

Siç edhe e thamë në fillim të këtyre radhëve, shkrimtari Asqeri Llanaj objekt të librit ka ish kooperativën bujqësore “Skënderbej” të Cakranit. E ka trajtuar aq gjërë e thellë këtë ekonomi të madhe, por edhe me emër në të gjithë krahinën e Mallakastrës, saqë të shkon mendja që atë mund ta përballonte vetëm një njeri me vullnet të çeliktë si Asqeri Llanaj. Parë në këtë vështrim dëshiroj të them se autori nuk e ka bërë librin për të plotësuar një dëshirë të radhës, pra për të shtuar në punën e tij si shkrimtar edhe një titull libri, por për të realizuar një qëllim, i cili zbulohet vetvetiu kur lexon atë histori suksesi, por që tragjikisht përfundon në hiçgjë. Autori ka marrë përsipër  të na bindë jo me fjalë boshe, por me fakte konkrete, që shihen me sy e preken me dorë, se ky fund në “shkrumb e hi” i bujqësisë në Cakran dhe në të gjithë Shqipërinë, është vepër e duarve tona, e çmenduruisë tonë kolektive.

Asqeri Llanaj ka shkruar me shumë dashuri për njerëzit, për punët e tyre, për kuadro e specialistë, për përpjekjet me plot pasion për të arritur atë që ata arritën, të ishin dhe të mbeten “kurorë e artë” për bujqësinë shqiptare. Autori, si bir i asaj krahinë, shumë nga përsonazhet apo autoritetet që punuan e drejtuan ekonominë e madhe të Cakranit, i ka njohur nga afër, nëmos ka ndjekur hap pasa hapi rritjen e tyre bashkë më rezultatet, diku edhe mahnitëse, në të gjithë treguesit. Statistekat e sjella në libër, me idenë e krahasimit periodik të arritjeve në kultura të ndryshme bujqësore, një lexues i jashtëm, apo dikush që nuk është dëshmitar i atyre viteve, ka të drejtë të bëjë të habiturin kur përballet me shifra shumë të larta, në rendimentë e cilësi, gjë që në fakt ato pasqyrojnë një të vërtetë të pakontestueshme: Ishin kohëra që çmimi i suksesit ishte puna e palodhshme, përkushtimi për të bërë detyrën dhe besimi se të gjithë së bashku kishin bërë më të mirën. Nuk mendoj të sjell shifra e të dhëna të detajuara për arritjet befasuese në të gjitha kulturat bujqësore, (megjithëse di që statistika është shkenca e arsyetuar e fakteve), por le t’ia lë lexuesit, i cili besoj se do të jetë në gjendje t’i shohë ca të vërteta të “një bote tjetër”, duke qënë i sigurt që do të rrisë repektin ndaj asaj plejade njerëzish për atë çka ata kanë guxuar dhe që e kanë arritur. Në fund të fundit lexuesi ka të drejtë të dalë  në një përfundim: qoftë individi, qoftë kolektivi apo sistemi ekonomik, në fund të fundit gjykohet nga suksesi. Kooperativa bujqësore “Skënderbej” e Cakranit pati shumë sukses, ashtu si e gjithë bujqësia shqiptare.

Arsimimi i njerëzve është arma më e fortë që sjell ndryshimin. Në librin e Asqeri Llanajt lexuesi, me dashje apo pa dashje,  do të dalë në përfundimi se gjithçka e arritur nga banorët e Cakranit është falë investimit në arsimimin e njerëzve. Nëse thënia “Një fëmijë, një mësues, një laps e një libër, mund të ndryshojë botën” do të kishte kuptim, atë do ta gjejë në ish ekonominë bujqësore të Cakranit. Sigurisht që në libër gjen të dhëna që flasin shumë, por aty më shumë së të dhënat “flasin” ca fotografi të përzgjedhura e të sistemuara me kujdes, të cilat kur i shikon të çojnë në një botë tjetër, në një botë që sot dikujt i duken si përralla e që nuk kanë ekzistuar në botën tonë shqiptare. Por  në fakt ato janë dëshmi e fortë se në Cakran është luajtur teatër, se aty ka patur grupe artistikë e asamble të mrekullueshëm këngësh e vallesh, se Cakrani kishte skuadër futbolli e që luante e konkurronte me qytetin e Fierit. Kur shikon pamjet trupore dhe fytyrat e bukura të atyre vajzave e djemve cakraniotë, besoj se lexuesit do t’i shkojë mendja se vërsnikët e tyre të sotëm nuk i gjen më aty, por të shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë.

Denoncim të së keqes ka patur parasysh autori edhe me “albumin fotografik” që ka hedhur në shumë faqe të librit, të cilin dëshiroj ta quaj “ekspozitë fotografish”. Me to lexuesi gjen rastin të çmallet me atë punë kolosale që u bë në ata vite jo vetëm në Cakran, por në të gjitha ekonomitë bujqësorë të vendit. Syri i fotografit ka sjellë mrekullitë e plantacioneve me ullinj, të vreshtave, të fushave të mbjella me pambuk, duhan e drithëra, por edhe tufa me dhenë e stalla ku mbarështohen lopë për prodhimin e qumështit. Diku tjetër jepen makineri e mekanizma bujqësorë apo edhe traktorë që plugojnë fushat, të cilët të japin përshtypjen sikur janë tanke që nisen për luftë. Dikush sot ato pamje mund edhe t’i quajë sajesa a kudi çfarë, por për fat të mirë, apo edhe të keq, aty shpaloset e vërteta. Dhe dielli nuk mund të mbulohet me shoshë.

Libri i Asqeri Llanajt, as më pak e as më shumë, është një denoncim me shkrim për t’ju bërë të ditur lexuesve, sidomos brezit të sotëm, i cili nuk ka informacionin e duhur, të saktë dhe të vërtetë, për punën e këtij populli për zhvillimin e ekonomisë e në këtë rast të bujqësisë. Dëmi që është bërë është i pallogaritshëm, jo me miliona, por ndoshta me miliarda dollarë. Pyetjeve si, qysh dhe pse duhet t’u përgjigjën vetëm ata, “arkitektët e shkatërrimit”, të cilët Asqeri Llanaj tashmë i gozhdon në librin që na sjell për kooperativën bujqësore “Skënderbej” të Cakranit.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    November 12, 2022 at 2:55 pm

    Lum si ju qe na kujtoni ate kohe.
    Ja o Bashkim ,,Mire keq,mosha jone kaluam rinine ne ate kohe,Vijne keta niperite e me thone:-Mbete gjithe diten me komente,,Hik tani se do luajme Play Station..Une i them:Rrini se e thirra xhaxhin enver t`u haje!Keta me thoneLXhaxhi enver,mos ka qene shoku sulltanit?
    Ja,keshtu,,Mesuesit nuk u tregojne fare per kooperativat,per stallat,per 40kv grure per hektar.Keta nuk dijne as xhaxhin enver,,e ngaterrojne me sulltanin.

    Reply
  • Andis says:
    November 13, 2022 at 2:20 am

    Vetem qeveria dhe askush tjeter nuk e ben bujqesine qe te mos zhvillohet.Jane klane mafiozesh ekonomike qe nuk duan qe fermeret shqiptare te konkurojne me dinjitet.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    November 15, 2022 at 6:53 am

    eh mor demoziu po mir a e ke pyetur veten sa prodhonte shqipria atëher e sa sot.
    atëher kishte e dhe bujqësi edhe industri.
    sot ske asnjërën.
    sot bile ke shtet hajdut.
    shteti yn ësht i falimentuar.
    e mban droga fhe pastrimi i parave.
    kët lloj shteti do ti demo?
    çtë keqe ka kooperativa mo demo?
    e zbatuar sakt ajoe bën fshatin një kopsht të lulëzuar.

    dhe një këshill nag mua
    fëmijët e nioërit mos i lët me playdtation budallliqe po vëri të mësojn e të studiojn libra.
    vetëm mësimet…vetëm shkolla…
    kto jan të rëndësishme
    playstation ësht prodhim i borgjezëve për të fituar lek e me budallalleps rininë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?