Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Armani dhe ndikimi i veshjeve të tij në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Armani dhe ndikimi i veshjeve të tij në Shqipëri
Kuriozitete

Armani dhe ndikimi i veshjeve të tij në Shqipëri

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Botuar në DITA

Armani nuk ishte thjesht një stilist. Ai ishte një arkitekt i elegancës së heshtur, një mjeshtër i finesës që ndërtoi një perandori mode jo mbi zhurmë, por mbi qetësi.

- Publicitet -

Në një botë të pushtuar nga marka që bërtasin dhe nga një “luxury” që lodh me ekspozimin e tepruar të logos, ai zgjodhi rrugën e kundërt: linjat e pastra, ngjyrat e buta, neutralitetin e sofistikuar dhe siluetën që nuk i binte në qafë trupit për ta pushtuar, por e përqafonte me finesë, sikur ta njihte prej kohësh.

Armani nuk krijonte veshje për t’u dukur, por për të treguar veten pa pasur nevojë të flasësh. Nuk ishte modë për momentin. Ishte stil për një jetë. Një qasje që refuzonte teatralitetin, që kërkonte përmasën njerëzore të elegancës — e padukshme për syrin e zhurmshëm, por e pashlyeshme për syrin e ndjeshëm.

Ky stil – i heshtur, i matur, i përjetshëm – ka pasur një ndikim më të thellë në Shqipëri sesa mund të pranohet. Në dekadat e fundit, shumë shqiptarë që kërkonin të visheshin “me klas”, që donin të reflektonin edukatë përmes aparencës, jo pasuri, e shihnin Armanin si pikë reference.

Nga kostumet e burrave që donin të duken të respektuar, tek gratë që kërkonin thjeshtësi me hijeshi, shija që ai predikoi la gjurmë edhe në këtë cep të vogël të Europës. Madje edhe në kohë të vështira, emri i tij ishte sinonim i diçkaje “të saktë”, të përmbajtur, por me ndikim.

Sepse Armani, pa e ditur ndoshta, i mësoi edhe shqiptarëve — të paktën atyre që donin të mësonin — se eleganca nuk është e barabartë me çmimin, me markën apo me shkëlqimin, por me përzgjedhjen. Dhe përzgjedhja e tij, ishte gjithmonë me mend.

Pa zhurmë, pa fjalë të mëdha, Giorgio Armani u largua siç jetoi dhe krijoi: me thjeshtësi elegante. Por hijeshia që ai mbolli në botën e modës do të vazhdojë të rrojë gjatë, sepse stili i vërtetë nuk vdes — vetëm ndryshon kohë pas kohe emrin që mban.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?