Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arratisja e Assad drejt Moskës, zbulohen hapat që ka ndjekur diktatori sirian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Arratisja e Assad drejt Moskës, zbulohen hapat që ka ndjekur diktatori sirian
BoteLajmi i fundit

Arratisja e Assad drejt Moskës, zbulohen hapat që ka ndjekur diktatori sirian

Published: December 12, 2024
Shpërndaje

Me ndihmën e Moskës, Bashar al-Assad arriti të arratisej nga Siria, pak para se rebelët të sulmonin Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të tij.

Bloomberg raporton në një artikullin prapaskenat e arratisjes së presidentit të rrëzuar nga Siria. Rusia, sipas burimeve të Kremlinit, organizoi që al-Assad të largohej nëpërmjet një baze ajrore ruse, ndërsa opozita siriane bëri një avancim të shpejtë në Damask.

Duke parë zhvillimet, Rusia u frikësua për fatin e aleatit të saj të vjetër e bindi al-Asadin se do të humbiste nga forcat e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham. Kështu Rusia i ofroi atij dhe familjes së tij një kalim të sigurt nëse largohej menjëherë, gjë që e bëri përfundimisht.

- Publicitet -

Burimet thanë se inteligjenca ruse koordinoi nisjen. Fillimisht presidenti i rrëzuar u largua nga Damasku me një avion privat. Sipas gazetës britanike, ai nuk i ka thënë asnjë këshilltarit të tij, nga frika e një skenari tradhtie, ndërsa ka çaktivizuar dhe radarin e avionit.

Avioni ishte nisur për në bazën ajrore ruse Khmeimim në bregdetin sirian. Nga atje ai fluturoi me një avion ushtarak rus për në Moskë.

Zhdukja e avionit nga radarët

Bashar al-Assad, i këshilluar nga agjentët rusë, u ngrit në orët e para të së dielës nga Damasku, duke çaktivizuar radarin e avionit të tij personal.

Rreth asaj kohe, të dhënat e Fligthradar24 treguan se një avion që besohet se mbante Assad-in, avioni u nis për në Mesdhe përpara se të bënte një kthesë dhe të zhdukej nga radarët, duke çuar në skenarë për rrëzimin e tij të mundshëm.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha për NBC News se Assad u largua nga Siria në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë fundjavës. “Ai është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia po vepron siç kërkohet në një situatë kaq kritike,” tha ai.

Rënia e Asadit zemëron Putinin?

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi të zbulojë vendndodhjen e presidentit të rrëzuar të Sirisë. Megjithatë, ai sqaroi se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të takohet me al-Assad në Moskë.

“Nuk ka një takim të tillë në orarin zyrtar të presidentit dhe nuk kemi çfarë të themi për vendndodhjen e tij”, tha ai për mediat ruse.

Deri më tani, Moska nuk ka bërë një koment zyrtar për rënien e regjimit sirian të al-Asad. Por zhvillimet sipas medias britanike, kanë zemëruar Putinin, i cili po kërkon të dijë pse inteligjenca ruse nuk zbuloi kërcënimin në rritje të grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham për regjimin e Asadit derisa ishte tepër vonë dhe presidentin e rrëzuan.

Rënia e regjimit sirian vjen pas viteve të mbështetjes masive financiare dhe ushtarake ruse për luftën siriane.

Sipas personelit ushtarak rus, Moska e ndihmoi Asadin sepse “bazohej në shqetësimet për bazat e saj ushtarake në rajon, një bazë detare në Tartus dhe një bazë ajrore në Khmeimim, të cilat janë bazat e vetme të vendit jashtë territorit të ish-sovjetikëve”.

Një raport i Business Insider raportoi se Moska tërhoqi anijet e saj luftarake nga baza detare ruse në Tartus në bregdetin sirian pasi Assad u arratis, ndërsa ushtria ruse ende nuk i ka tërhequr plotësisht forcat e saj nga Siria.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo Lala says:
    December 12, 2024 at 12:55 pm

    Meso rusisht tani.

    Reply
  • demo says:
    December 12, 2024 at 1:47 pm

    Keto isisat I perdorin me zotesi ato kamioncinat e zbuluara si kalori sulmi.Te rrofshin tanket o rus!E hengri Israeli,qe eshte stervitur me ISISAT?Per pak desh e pushtuan.Tani po i nxjerr ujyt e zi,por ata po te zune ne befasi jane te rrezikshem.
    Te shkoi kot o rus 14 vjet lufte ne Siri. Dolli me i forto turku elhamdyrillah!

    Reply
  • demo says:
    December 13, 2024 at 2:24 am

    Assadet krijuan nje shtet kartoni,si shteti Edi Rames.Miljona siriane nuk iken nga dhuna Asadit,por nga dhuna ISISave.
    Sot me keq e kane.Do filloje lufta midis Isisave rivale.Atje shkretetire do behet.
    Izraeli i njeh kafshet.Amerika ka iluzione.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Alarmi në Seul dhe Kiev: Ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus
  • 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Katiu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?