Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i Enca Haxhiaj për 5 vazot e kanabisit në ballkon, avokati: Kodi Penal s’e përcakton limitin e drogës për përdorim vetjak!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestimi i Enca Haxhiaj për 5 vazot e kanabisit në ballkon, avokati: Kodi Penal s’e përcakton limitin e drogës për përdorim vetjak!
AktualitetKronikeLifestylePikante

Arrestimi i Enca Haxhiaj për 5 vazot e kanabisit në ballkon, avokati: Kodi Penal s’e përcakton limitin e drogës për përdorim vetjak!

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Këngëtarja Enca Haxhiaj, e arrestuar të martën për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë pranë TEG-ut, del slot para gjykatës për masën e sigurisë. Prokuroria, para se të përpilojë kërkesën drejtuar gjykatës, ka kërkuar analizë laboratorike për të verifikuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar. Në një dokument nga dosja, policia shkruan se pas arrestimit, Enca Haxhiaj ka pranuar se është përdoruese e kanabisit.

Ajo sqaron se bimët i ka mbjellë vetë, për kuriozitet dhe për nevojat e saj personale. Megjithatë nëse shpallet fajtore në fund të gjykimit, me sasinë e bimëve narkotike të kapura në banesën e saj, këngëtarja rrezikon nga 3 deri në 7 vjet burg, një penalitet i njëjtë edhe për ata që kapen me parcela të mbjella me drogë. Në raport thuhet se bimët narkotike në ballkonin e banesës së këngëtares në katin e 4, në Lundër, kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër. Juristi Robert Karati thotë se në Kodi Penal duhet ndryshuar, për të përshtatur masat e dënimit me sasinë e lëndës narkotike që kapet, apo edhe rastet e kultivuar ose në shitje.

“Si një persona që merret me disa gramë, si një person që merret me disa kilogramë, si një që merret me maune ose me sasi të madhe, është e njëjta dispozitë. Ka pasur një iniciativë për ta çuar në Parlament dhe për të bërë një nën ndarje të tillë. Si rregull duhet, ligji është për të mos i nxitur njerëzit, por është për të marr atë që meritojnë”, tha avokati Robert Karati.

- Publicitet -

Kodi Penal nuk e ka të përcaktuar një limit të sasisë së lëndës narkotike që konsiderohet dozë për përdorim vetjak. Që gjykata ta konsiderojë si të tillë, një të arrestuar që kapet më sasi sado të vogël, duhet që kalojë në disa faza hetimi, nga përjashtimi që nuk është shpërndarës, deri tek akt-ekspertiza që përcakton nëse ka gjurmë në organizëm dhe dozën për konsum personal të lëndës narkotike.

“Doza e vogël konsiderohet ajo që është rast pas rasti. Tek një person 0.5, 0.6 mund të konsiderohet dozë e vogël, tek një person tjetër mund të konsiderohet jo dozë e vogël, përcaktohet me akt-ekspertimi. Fakti është që 284-a (Kultivimi i lëndëve narkotike), e konsideron vepër penale edhe faktin që ti e ke mbjellë. Në këtë rast, nëse kjo sasi, kjo rrënjë, sa do mbjelli, dhe nëse rrënjë që do mbillen, këto boçe që do vilen, a duhet të quhet dozë e vogël për përdorim të njëhershëm?”, vijon ai.

Në kryeqytet, pjesa më e madhe e personave që bien në prangat e policisë tentojnë të mbrohen me faktin se janë përdorues kur kapen me pak doza. Por, kualifikimi i tyre si përdorues bëhet pasi sektori i narkotikëve vërteton se nuk ka lidhje me anëtarë të grupeve kriminale dhe me aktivitetin e shpërndarjes së drogës. Enca ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, shtetas i huaj, që pas marrjes në pyetje u la i lirë, pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?