Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet ish-punonjësja e lartë shtetërore e Nju Jorkut, ishte agjente e Kinës për vite me radhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Arrestohet ish-punonjësja e lartë shtetërore e Nju Jorkut, ishte agjente e Kinës për vite me radhë
BoteLajmi i fundit

Arrestohet ish-punonjësja e lartë shtetërore e Nju Jorkut, ishte agjente e Kinës për vite me radhë

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Ndaj një ish ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza për veprim si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj, mashtrim me viza, kontrabandë dhe pastrim të parave, thanë prokurorët federalë në një deklaratë të lëshuar të martën.

Linda Sun u punësua nga Zyra Ekzekutive e shtetit të Nju Jorkut më shumë se 10 vjet më parë dhe u pushua nga puna në mars 2023 kur u zbuluan dyshimet për aktivitete të paligjshme. Gjatë kësaj periudhe ajo mbajti poste në disa agjenci qeveritare të shtetit të Nju Jorkut.

Linda Sun dyshohet se ka vepruar në emër të qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze ndërsa punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut. Linda Sun “nuk u regjistrua asnjeherë si agjente e huaj”, thanë prokurorët federalë, dhe ka “fshehur veprimet me urdhër, kërkesë ose udhëzim të qeverisë së Kinës dhe përfaqësuesve të Partisë Komuniste të Kinës”.

- Publicitet -

Linda Sun dhe bashkëshorti i saj Chris Hu, u arrestuan në shtëpinë e tyre në Long Island të martën. Ata nuk pranuan fajësinë për aukuzat gjatë paraqitjes në një gjykatë federale në Bruklin të martën. Chris Hu përballet me akuza për pastrim parash, mashtrime bankare dhe keqpërdorim të mjeteve të identifikimit.

Prokurori federal Breon Peace tha se “skema e paligjshme pasuroi familjen e të pandehurit me një vlerë prej miliona dollarësh.” Linda Sun dyshohet se kur punonte për qeverinë e shtetit të Nju Jorkut dhe atë të Kinës, ajo me sukses kishte frenuar qasjen e zyrtarëve të qeverisë tajvaneze tek zyrtarët e nivelit të lartë të Nju Jorkut.

Njoftohet gjithashtu se Linda Sun se ka ndryshuar mesazhet e zyrtarëve të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut mbi çështje me rëndësi për Kinën dhe Partinë Komuniste të Kinës. Akuzat ndaj zonjës Sun përfshijnë një përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e një politikani të nivelit të lartë të shtetit të Nju Jorkut në Kinë dhe caktimin e takimeve për vizitat e delegacioneve të qeverisë kineze me zyrtarë të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Sun dhe Hu morën shpërblime të rëndësishme ekonomike lidhur me angazhimin e tyre në mbështetje të Kinës, duke përfshirë miliona dollarë për biznesin e zotit Hu me bazë në Kinë, udhëtime falas, mbështetjen e biznesit të një miku të ngushtë të familjes dhe punësimin për kushëririn e zonjës Sun në Kinë.

Linda Sun dhe bashkëshorti i saj “pastruan miliona dollarë për vendin e huaj dhe përdorën përfitimet monetare të kësaj skeme për të blerë automjete luksoze dhe prona miliona dollarëshe këtu në Nju Jork”, tha Thomas M. Fattorusso, agjent special i ngarkuar me hetimet penale në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme në Nju Jork.

Me paratë e tyre të pastruara, çifti bleu një shtëpi prej 4.1 milionë dollarësh në Long Island, një godinë me vlerë 2.1 milionë dollarë në Honolulu të Havait dhe disa makina të shtrenjta, duke përfshirë një Ferrari të vitit 2024.

Sun nuk raportoi asnjë nga përfitimet që mori nga Kina, siç kërkohet nga ligji për një punonjës të qeverisë së shtetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, zoti Hu pastronte në mënyrë të paligjshme para përmes llogarive bankare që ai hapi në emër të një të afërmi, thanë prokurorët. Chris Hu ka përdorur në mënyrë të paligjshme një imazh të patentës së shoferit të një të afërmi për të hapur llogaritë bankare.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    September 4, 2024 at 6:39 pm

    Kot merren me Cironkat. Agjentet e vertete te Kines e Rusise, jane ne poste Presidenciale dhe Kryeministrore ne Perendim. Po nejse, duhet dhe ndonje show, sa per te mbajtur pak Miletin me argetim mediatik.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    September 4, 2024 at 9:32 pm

    Jane bo kinezet te rezikshem.Deri 30 vjet para skishin as oriz me honger.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  2. Humoristi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  3. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?