Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet në Itali, Agron Tufa i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohet në Itali, Agron Tufa i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës
AktualitetKronike

Arrestohet në Itali, Agron Tufa i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasjen e Kejsi Hysës është arrestuar në Bari të Italisë. Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Arrestimi i Tufës erdhi si rezultat i bashkëpunimit të dy policive asaj të shtetit dhe policisë në Bari.

“Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me koordinata në Bari të Italisë, të personit në kërkim ndërkombëtar, Agron TUFA, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje.

U bashkëpunua me kolegët italianë dhe pas korrespodencës të vazhdueshme që patëm me Interpol Romën dhe mbas informacionit për vendndodhjen e saktë, në Bari, u bë e mundur kapja dhe arestimi i shtetasit Agron Tufa”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Publicitet -

Si ndodhi ngjarja në 2018:

Krimi i tmerrshëm tronditi zonën në korrik të vitit 2018, ku Hysa u qëllua me një plumb të vetëm pushke në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas u gropos pranë parcelës me kanabis.

Për ngjarjen e rëndë ishte bërë shkak humbja e një sasie prej 50 kg kanabis. Viktima, Kejsi Hysa, që njihej edhe me disa emra të tjerë (Elion Hysa dhe Piku Hysa) ku më i spikaturi është “Piku Fajdexhiu”, kërkohej nga policia e Sarandës për vrasjen e Edmond Theodhorit, ndërsa jetonte në Krujë ku jepte para me fajde dhe kultivonte lëndë narkotike kanabis sativa.

Madje, në këtë zonë administronte i pa shqetësuar edhe një lokal i quajtur bar “Nikla”, ku ishte njohur edhe me Hysni Ramën. Ky i fundit, e ndihmonte për të ruajtur lëndën narkotike kundrejt pagesave nga 100 deri në 200 euro. Por, pati një moment kur krisja midis dy miqve ishte pa kthim dhe shkak ishin 50 kg kanabis të humbur.

Hysni Rama ka pretenduar se droga ishte vjedhur, ndërsa në këmbim, Hysa ka kërkuar 15 mijë euro. Për këtë arsye, ata kanë lënë takim për t’u sqaruar, ku sipas prokurorisë, janë përfshirë në debate të ashpra për shkak se i kishte sjellë vetëm 1 milion lekë të vjetra.

Në përleshje, Hysa i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka çuar deri tek parcela, por aty, vjen Agron Tufa dhe e qëllon në kokë. Aty bien dakord për ta groposur viktimën dhe më pas shkojnë për të luajtur bilardo, duke lënë makinën e Hysës në vendngjarje. Më vonë, në banesën e Ramës ndajnë eurot e vjedhura të “Piku Fajdexhiut”.

Pas vrasjes, kanë detyruar Hysni Ramën të hipte në makinën e tyre dhe të tregonte të vërtetën. Në këtë moment, Agron Tufa telefon policinë dhe Rama është liruar. Më pas u zbardh e gjithë ngjarja prapa së cilës qëndrojnë pazaret e drogës.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?