Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Menaxher i lokalit të famshëm…” Arrestohet personi që dhunoi gazetarin Gjergj Zefi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: “Menaxher i lokalit të famshëm…” Arrestohet personi që dhunoi gazetarin Gjergj Zefi
KronikeLajmi i fundit

FOTO: “Menaxher i lokalit të famshëm…” Arrestohet personi që dhunoi gazetarin Gjergj Zefi

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Policia ka arrestuar Renato Bodurrin, një nga personat e përfshirë në dhunën ndaj administratorit të portalit “Pamfleti”, Gjergj Zefi.

Ky i fundit u dhunua me sende të forta më 3 tetor pranë redaksisë së medias së tij.

Faqja e njohur Pamfleti shkruan lidhur me arrestimin:

- Publicitet -

“Renato Bodurri është i besuar dhe menaxher i grupit kriminal në Elbasan, Çopja, me aktivitet në trafikun e drogës, shkatërrim prone, krime kundër personit etj., por që çuditërisht ende SPAK nuk i ka marrë në dorë, siç po operon me grupet e tjera, kapot e të cilëve do t’a kalojnë pjesën tjetër të jetës në burg.

Renato Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm Living në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja. Për lokalin Livin si pjesë e perandorisë kriminale dhe të investimit të parave të drogës, kanë shkruar gjerësisht mediat britanike.

Ky grup kriminal ka lidhje të forta me dhëndrin e Qazim Sejdinit, me Suel Çelën, disa politikanë, oligarkë si dhe grupe të tjera kriminale. Nga ana e strukturave ligjzbatuese është parë një mungesë vullneti për të vepruar dhe zbardhur ngjarjen, për të vënë para përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe zbatuesit e sulmit, të cilët rrezikojnë deri në 5 vite burg”.

Personi i arrestuar për rrahjen

Njoftimi i Policisë:

“Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gjergj Zefi, (administrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi Renato Bodurri, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Andis says:
    December 3, 2023 at 4:41 am

    Futini ne burg halet dhe llumin e shoqerise shqiptare

    Reply
  • Lasgushi says:
    December 3, 2023 at 6:54 am

    Shumë mirë për ndalimin e agresorit.
    Por ky Zefi,nën mirë të jetë më objektov dhe i saktë në shkrimey e ti.Ai duet ta dijë që nuk ësjtë gjykatës në sallën e gjyqit.

    Reply
  • Këtu janë të gjithë për në burg says:
    December 3, 2023 at 7:44 am

    Kë të futësh më parë në burg këtu…në këtë vënd të gjithë janë dukur kush e kush të xhvas e të vras

    Reply
  • Spak says:
    December 3, 2023 at 11:24 am

    A kerkon gjoba Gjergj Zefi, kjo eshte pyetja ndaj mediave tona te shitura!

    Reply
  • Spak says:
    December 3, 2023 at 11:46 am

    Dy fjale per artikullin e Kimetes! Nuk mendoj se njerezit qe na shajne Kimeten jane budallenj! Jane Kosovare dhe Shqiptare! Nuk eshte Dashuri- thoshte- Platoni eshte semundje mendore! Dhe ne, Shqiptaret,Kombi yne primitv, qofte femra qofte burri themi eshte timi ose timja, si prone! Por dashuria eshte ndjenje, dhe shume here ngaterohet me seksin! Por mos harrojme jemi nje komb Islamik myslyman dhe gjera te tilla do te ndodhin e per shume kohe!Dhe mendoni kush jane Osmani dhe Kurti apo Saliu. Dogmatike!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?