Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në QSUT, ku dhe do të inaguronte kardiokirurgjinë e re. Por protesta nuk ka munguar as në këtë takim, ku dhjetëra aktivistë e kanë pritur pranë ambienteve të spitalit me thirrje “Arrestoni Ramën”.
Pas kësaj situatë kanë ndërhyrë policët dhe civilët, ndërsa në lidhje me këtë është shoqëruar për në ambientet e komisariatit një aktivist dhe një student.
Protestat duket se janë përshkallëzuar, pasi krahas protestës së përnatshme që zhvillohet para Kryeministrisë, qytetarët po protestojnë edhe gjatë takimeve të kryeministrit dhe para Kuvendit.
j.l./ dita
