Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ARRSH 4.8 mln euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ARRSH 4.8 mln euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet
EkonomiLajmi i fundit

ARRSH 4.8 mln euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet

Published: July 14, 2026
Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht 4.8 milionë euro, për ndërhyrje në sinjalistikën dhe pajisjet e sigurisë rrugore në veri, jug dhe në rajonin Qendër-Lindje.

Procedurat mbulojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, vendosjen ose zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ndriçimin e kryqëzimeve dhe riparimin e fugave të urave në disa prej akseve kryesore të rrjetit kombëtar.

Fondi më i madh është parashikuar për Rajonin Jugor, Loti 3, me 187.46 milionë lekë. Një vlerë e ngjashme, prej 187.44 milionë lekësh, është caktuar për Rajonin Verior, Loti 1, ndërsa tenderi për Rajonin Qendër-Lindje, Loti 4, ka fond limit 99.84 milionë lekë. Sipas raporteve teknike, akset janë përzgjedhur pas inspektimeve në terren dhe vlerësimit të fluksit të trafikut, rëndësisë në rrjet, lidhjeve me pikat kufitare dhe nevojës për ndërhyrje në elementet ekzistuese të sigurisë.

- Publicitet -

Në veri, projekti përfshin Bypass-in e Shkodrës, aksin Vau i Dejës–Pukë–Kthesa e Hadrojit, segmentin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash, si dhe rrugët Klos–Qafë Buall dhe Ura e Cerenecit–Maqellarë. Gjatësia e segmenteve të listuara në raport shkon nga 8.16 kilometra në Bypass-in e Shkodrës deri në 62.7 kilometra në aksin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash.

Loti verior përfshin gjithashtu ndriçimin e kryqëzimit të Komanit në segmentin Shkodër–Pukë dhe të kryqëzimit Aliaj në aksin Shkodër–Hani i Hotit. Riparime të fugave të urave janë parashikuar në segmentet Milot–Lezhë, Lezhë–Shkodër, Shkodër–Hani i Hotit dhe Shkodër–Velipojë.

Në jug, ndërhyrjet janë përqendruar në autostradën Mbrostar–Levan, pjesë e A2, me gjatësi 22.3 kilometra, dhe në aksin Mallakastër–Tepelenë–Dogana Kakavijë, pjesë e SH4, me gjatësi 85.8 kilometra.

Raporti parashikon ndriçim në kryqëzimet e rrezikshme përgjatë segmentit Mallakastër–Dogana Kakavijë, si dhe riparimin e fugave të urave në aksin Vlorë–Levan. Segmenti Mbrostar–Levan përshkruhet si një rrugë interurbane kryesore me nga dy korsi për çdo drejtim dhe me rol lidhës për zonat me aktivitet ekonomik dhe qarkullimin drejt Tiranës.

Akset në Qendër-Lindje

Në Rajonin Qendër-Lindje, punimet do të shtrihen në segmentet Urakë–Golik i Poshtëm, Unaza Librazhd–Zgosht, Drizë–Kanioni i Holtës, Kryqëzimi i Podgories–Kryqëzimi i Liqenasit, Kryqëzimi Libonik–Ura në Maliq dhe Kryqëzimi i Gështenjasit në aksin Pogradec–Korçë.

Ndriçim është planifikuar në një seri kryqëzimesh, mes tyre Urakë–Golik, Podgorie–Liqenas, Boboshticë–Qatrom, Gështenjas, Qafë Plloçë, Korçë–Voskop, Leminot dhe Unaza e Ersekës. Dokumenti përfshin edhe riparimin e fugave të urës në Çërravë, Korçë.

Raportet teknike evidentojnë si problematika kryesore mungesën e retroreflektimit gjatë natës, dëmtimet, vandalizmin, shkatërrimin dhe vjetërsinë e sinjaleve rrugore. Ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në rifreskimin e vijëzimeve dhe tabelave ekzistuese. Projektet parashikojnë edhe shtimin e elementeve që mungojnë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vendosjen e sistemeve të reja të kufizimit rrugor. Në këto sisteme përfshihen barriera prej çeliku dhe betoni, amortizatorë goditjeje, terminale, barriera të lëvizshme dhe parmakë metalikë për këmbësorët.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një i vdekur në sulmin e Iranit ndaj cisternave të Emirateve të Bashkuara Arabe
  • Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin me kusht, ofron garanci financiare dhe dorëzim të pasaportës
  • Një “Super e Martë” për Zgjerimin, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
  • Në marrëdhënie, qetësia dhe durimi do t’ju ndihmojnë, çfarë kanë rezervuar yjet sot
  • ARRSH 4.8 mln euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. Vrejtje on Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  3. L on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  4. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  5. situs 18+ on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?