Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari: Më 14 maj, autobusë me kriminelë dhe terroristë të Agimit të Artë do vijnë për Belerin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gazetari: Më 14 maj, autobusë me kriminelë dhe terroristë të Agimit të Artë do vijnë për Belerin
Aktualitet

Gazetari: Më 14 maj, autobusë me kriminelë dhe terroristë të Agimit të Artë do vijnë për Belerin

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar Himarën si një nga zonat më delikate përsa u përket zgjedhjeve lokale të këtij 14 maji.

Gjatë një interviste televizive, Hoxha  tha se pak ditë më parë ka parë një takim të zhvilluar në Athinë, ku Beleri mbështetej nga anëtarë të grupeve kriminale në Greqi, përfshirë dhe të shpallurin non-grata që nga vrasja e Kostandin Kacifas në vitin 2021. Falë mbështetjes së tyre, Hoxha tha se Beleri mund ta fitojë bashkinë falë ndihmës së këtyre grupeve.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

- Publicitet -

Vijmë tek Himara, vetëm pak ditë më parë, në Greqi është zhvilluar një takim. Dhe aty kam parë Karathanon që ne e shpallëm non-grata, persona me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar të ish-partisë që u shpall si terroriste, Agimi i Artë, dhe pjesëtar të grupeve anti-shqiptare. Po bëhen gati të vijnë të votojnë për të. Në zgjedhjet e kaluara, Beleri u pengua të kandidonte nga Prokuroria sepse ishte marrë i pandehur si person i akuzuar për ngjarjen e 10 prillit 1994, kur në repartin kufitar të Peshkëpisë, një komando i hyrë nga territori grek, na vrau dy dëshmorë të atdheut, komandatin e repartit,

Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini. Mori peng për tetë orë 130 ushtarë, sepse ishin të paarmatosur. Morën peng dy persona dhe armatimi i repartit të Peshkëpisë u gjet pas dy vitesh i groposur në vilën e një doktori nga Himara në Athinë. Autoritetet tona për turpin e tyre, nuk kanë arritur dot ta provojnë. Nuk e kemi arrestuar ne Fredi Belerin për atë ngjarje, e ka arrestuar Greqia. Ai doli dhe e tha në një TV, që isha në Qipro. E ka arrestuar policia greke, jo komisariati i Delvinës apo Dropullit.

E ka arrestuar policia greke dhe e ka hetuar Prokuroria greke. Informacionin e kanë dhënë shërbimet amerikane, se i njëjti grup që goditi repartin e Peshkëpisë, tetë muaj më mbrapa shkoi të godiste repartin tjetër të Llongos. Për fat amerikanët njoftuan në kohë dhe grekët ndërhynë për ti kapur. Aty kishte pjesëtar të forcave speciale greke, pjesëtar të policisë greke dhe kjo është një ngjarje e pahetuar. Sali Berisha ishte President dhe hyri gati në luftë me Greqinë. Shqipëria ka dy dëshmorë të atdheut pa autorë. Sali Berisha që bëri namin atëherë, sot e ka kandiduar dhe e mbështet Fredi Belerin.

E ndoqa Ramën në Himarë, u mor që ky nuk di greqisht, është drru, por nuk u mor me çështjet reale aty. Tjetra, kam parë pamjet në Athinë, ky ka Karathanon, të ulur në vendin e parë, që është non-grata, që nga ngjarja e Kacifas në 28 tetor 2018. Ai ka qenë në çdo proces zgjedhor në Himarë, që ka patur incidente. Beleri është me origjinë nga Progonati, por thotë vetë se ndihet grek. Himara do të jetë një problem shumë i madh ditën para zgjedhjeve, prandaj është bërë takimi në Athinë.

Do të vijnë autobusët. Fredi që fliste atje, në Athinë ku kishte personazhe të grupeve greke, anti-shqiptare, pjesëtar të ish-partisë që është shpallur si terroriste. Do të jem kurioz për të parë antiterrorin, që do të nxjerrë një listë të terroristëve, për t’i penguar në kufi. Do të shohim se kush do të ndalohet. Sondazhet deri tani nxjerrin në avantazh Fredi Belerin dhe mos të duket habi që edhe mund ta marrë Bashkinë“, tha Hoxha.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  • I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në Polici kreu i grupit kriminal
  • Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Komentet e Fundit

  1. X on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Katiu on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  3. Antishqiptari on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  4. ¿? on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Fatmir Gj. on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?