Nga Orgen Peci
Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë ka ofruar një mburojë penale për drejtuesit e institucionit përmes forcimit të imunitetit përballë ndjekjes penale dhe masave të arrestit.
Neni 72 i projektligjit ndalon çdo formë arrestimi apo kontrolli personal e të banesës për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe zv. guvernatorët pa marrë më parë një autorizim nga Gjykata Kushtetuese. Madje, sipas draftit, nëse kjo e fundit nuk shprehet brenda dy javësh, kërkesa e prokurorisë konsiderohet e refuzuar.
Kjo tentativë për të rrethuar me imunitet paprekshmërie kupolën e institucionit bëhet edhe më alarmante nëse kujtohet e kaluara jo fort e largët.
Pikërisht në këtë institucion, gjatë kohës që drejtohej nga ish-guvernatori Ardian Fullani, u regjistrua një nga grabitjet më të bujshme dhe më të rënda në historinë e shtetit shqiptar – një precedent që dëshmon se Banka Qendrore ka qenë më parë vulnerabël ndaj skandaleve të përmasave historike.
Edhe pse në relacionin shoqërues theksohet vazhdimisht se këto ndryshime bëhen në kuadër të përafrimit me “acquis communautaire” të Bashkimit Evropian, ekspertët e ekonomisë dhe juristët ngrenë alarmin se po krijohet një tjetër “kështjellë politike”.
Kjo nismë e vendos edhe Bankën e Shqipërisë mbi drejtësinë dhe ligjet e transparencës, pas ndryshimeve të para pak muajve që krijonin barriera ndaj SPAK-ut për një numër zyrtarësh të lartë.
Projekti shihet gjerësisht si një përpjekje për t’u mbrojtur nga llogaridhënia, e cila kamuflohet me përafrimin e legjislacionit me BE-në.
Kjo ndjek të njëjtën linjë me frymën e qeverisë për të forcuar imunitetin pas rastit “Balluku”, e cila qarkulloi një listë me funksione të larta që nuk prekeshin nga arrestimet, ndalimet apo pezullimi nga detyra.
Në këtë kontekst, ngritja e Gjykatës Kushtetuese si “filtër” për veprimet e prokurorisë jo vetëm që injoron historikun e skandaleve në institucion, por ngre edhe pikëpyetje thelbësore të procedurës penale për vetë juristët.
DITA

Vjedhja e qindra miliarada eurove duke masakruar euron me rritjen artificiale te lekut dhe pastrimin e qindra miliardave euro para e droges behet vetem me aprovimin e GUVERNATORIT TE BANKES QENDRORE. Keshtu qe EDI RAMA po mbron veten e tij.
Kthejeni sistemin ne monarki, mjaft u tallet me veten.
Ne Shqiperi ligjet miratohen dhe gjejne zbatim per popullin e thjeshte. Zyrtaret e larte, katilat e vendit mund te vjedhin cdo qindarke se jane te mbrojtur nga ligji.
E kuptoni pra qytetar te nderuar diktatura eshte shtrire vetem mbi popullin fukara.
Shtresa e larte mund ta copetoje vendin sa here te doje.
Drejtesia eshte e zhveshur ndaj ho…rra..ve qe na rropen per 35 vjet.
Harram e paci qumeshtin e nenes.
Ne boten demokratike ligji vepron mbi cdo punonjes shteti apo private, qofte president, k/riminister, minister treq e shejtaj.
Bota po hargaliset me mendje druturit tone.
Pas koke e kane si te duan.
Po behet çdo dite me e qarte se pushteti po ja mbyll te gjitha rruget strukturave hetimore, per te qene te garantuar qe drejtesia te mos arrije deri ne maje. Kesaj i sherben edhe mbrojtja me ligje e shkeljeve qe ka bere dhe po ben Banka e Shqiperise, me lejimin dhe kryerjen e transfertave te pa ligjeshme dhe okulte. Nese nuk po shpallet mbret me kushtetute, po e ben me ligjet qe miraton.
Ka vene Gjykaten Kushtetuese postbllok kunder Drejtesise.Gjykata Kushtetuese garanton edhe paprekshmerine e Hajduteve te Bankes Kombetare.Shikoni kur te plasi nje skandal i ri vjedhje ne Banken Kombetare! I dashuri Edi eshte Hajdut serial me mbrojtje ligjore.
Shqiperi , të dhjefsha demokracinë ?
Te kerkojme diktatorin e ndershem , vetëm ai mund ta shpetoje atdheun e shitur .
O Evrope e kalbur , mjaft më ! Recetat e tua , hipokrizia jote , politika jote me shumë standarte, levdatat e tua për politikanët servile shqipetare, i bënë gropen Shqiperise .
Keta sapo tu mbaroj mandati ktyre aktualve te Spakut do ndryshojn edhe prokuroret atje do ven t tyret dhe kaq e pat edhe pavarsia e drejtsis
Nje shkrim i domosdoshem per te frenuar devijimet e rrezikshme qe Kuvendi i Shqiperise, gjoja demokratik, po ecen ne gjurmet e abuzimeve dhe krimeve ekonomike te dy diktatoreve Salih Berisha dhe Edi Rama!
0⁰p
Konkluzioni eshte qe Protesta nuk ka realizuar asgje.
Ky po vjedh me shume dhe me hapur.
Sic po shet Godinat e Shtetit ne Himare dhe Dhermi
Patjeter qe funksionaret e Bankes do mbrohen nga politika, sepse parate e vjedhura nga politikanet fshihen dhe dergohen ne parajsa fiskale nepermjet Bankes. Politika, drejtesia, krimi dhe sistemi bankar jane bashke. Vetem populli eshte vetem e i percare.
Prandaj o njerez injorojini partie. Jane e keqja e ketij vendi.
As per Enver Hoxhen nuk ka patur nje te tille LIGJ mbrojtes…cmenduri…vapa??? Guvernatori presupozohet te jete nepunesi me i ndershem i nje shteti dhe jo hajduti me i ndershem!!! Mbahuni He Burra ju qe beni Ligjet…
Qelbesirat qe nuk lane gje pa vjedhur,pra ato mund te bejne cte duan dhe jane te pa kontrollueshem.E haruat çberi Fullani dhe djali psikopat I tij dhe nenes gjygjtare çbente me 500 € ?Edi e do qe ti thote shtypi kaq leke dhe mi kthe ne € se te fshiva,kaq ti ,kaq une ,radhes tjeter bisedojme prape !Po ato mikrokredite qe hallexhiu vrau vehten para Spak,guvernatori I drejtonte me gruan e tij.
Po pse duhet te japi lejen GjK dhe jo nje gjykate nivelit tjeter. Sa kuptoj une GJK merret me interpretimin e kushtetushmerise. Eshte hetimi guvernatorit subjekt kushtetues?
Mire do ishte ndonje dallkauk nga opozita ta dergoj kete ligjin (nese miratohet) ne GJK per interpretim, perpara se te jete vone.
Cpo na shikojne syte e degjojne veshet. Kostum me porosi kisha pare, por ligje me porosi, vetem ne shqiperi ben vaki.
Pushtetarët janë mbi ligjin, në fakt që kur ato zgjidhen jo nga populli kështu do të venë ligjet,pushteti në këtë rast është diktaturë.
Apo pse pergatitet nje ligj i tille ? Pse kane nevoje drejtuesit e B SH per nje ligj te tille ? Kane lejuar transferta te paligjeshme, kuptohet jo ne vendet e BE dhe USA, GB pasi shtetet e tyre nuk te lejojne , por mbase ne Iran, Israel ? Kane pervetesuar para te shtetit ? Pse duhet qe ky Kuvend te mbroje me ligj sbkelesit e ligjit ? Kush mund ta spiegoje ?