Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
KosovëLajmi i fundit

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Published: May 27, 2024
Shpërndaje

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

- Publicitet -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Osmani ka shkruar se NATO është fati i Kosovës.

Ajo shton se do të vazhdojnë përpjekjet së bashku me aleatët për të çuar përpara dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy vende dhe tani me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues në të asociuar.

Maqedonci thotë se tani Kosova do të ketë të drejtë propozimi dhe komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai shton se Kosovë është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

Çfarë ndryshon për Kosovën nga miratimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s, përfshirë edhe mysafirë dhe delegacione të tjera që mund të kenë ndonjë status tjetër. Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes Aleancës dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Institucioni përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare. Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë 9, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është që krah NATO-s të jetë zëri i saj në shtrirjen, në promovimin në ngritjen e vlerave të NATO-s nëpër parlamentet respektive të vendeve anëtare dhe vendeve partnere. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy vende dhe tani me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Spak says:
    May 27, 2024 at 11:14 am

    OK! Por ju duhet te pyesni Genc Burimin “gazetar ne France” analist,berishian,injorant gjysem idiot etj!Si mundet qe TV kombetare e lene Politiken e jashtme dhe te brendeshme ne llogjiken e Fiorit, Sidoreles dhe te ngjashme me keto! Apo Grida , Erla,Milori e ….Eni dhe te tjere! Media beju e tille!

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2024 at 2:44 pm

    Tek ju i kemi syte,,Albin Kurti,Donika Gervalla,Xhelal Svecla.Cdo Hap perpara i Kosoves,pa associacione serbe eshte Lumturia Jone.Kosova ne NATOdmth tanket serbe,avionat ruse te hane mut. Associacionet jane mbjellja e gangrebes ne Kosove.
    Vari karet Ahengjet e Edi Rames,darja jevgut,gerneta harixhiut,piskama majekrahu e malokut,,
    Pune jevgjish,Gjelle qensh.
    Keta kete zanat kane.
    Ju te jeni mire Kosova,,Ketyre Deren kokes,si ma ca hereeeeeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2024 at 3:21 pm

    Ja,si psoi Hashim Thaci,Udheheqja heroike e UCK,qe mori mendt e Edi Rames,.
    O Kosoveee!Ce keni kete Inferioritet vetvrases ndaj llumit te haleve te Lanes? Po nuk zyte mend nga Bashtua i Gjirokastres,,enveri i dy Halileve?Po nuk zute mend nga kopili Cernagorres i shpellave te Tropojes? Sali Karaxhici?
    Te kondisen goxha luftetare qe me gjak i prune lirine Kosoves,nga nje shurraq,nje cope idjot i lindur,,nje dopio dobic ,nje mender edi rama,qe shet toke e det,,edhe varrin e Kristaqit e shet per ushtar grek,,.Thote ky jepeni Mitrovicen e Isa Begut,dhe ju o burra ne hesfelt te gomareve,,Thote ky: Ngreni gjykaten Speciale ne Kosove dhe ju o burra te vrasim veten!
    Po ky po t`i fershelleje Gorran Bregovici Serbise,,ky behet Ure ereee.
    Po ky eshte rritur me Zdrafko Colic,,me Lepa Breka erreeee!!!!!!!!!!!
    Merrni mor shembull nga Nji Plavian,Nji Albin Kurti,,Nji Nure Kurti e Kurt Asllani,,Jakub Ferri e Cel Shabani,,,qe ja perplasi deren e Kosoves KOKES,,TI KERCASE DAULLJA JEVGUT,.

    Reply
  • LEON says:
    May 27, 2024 at 5:03 pm

    Skanerin i ke bere,o demo.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    May 28, 2024 at 6:31 am

    Eshte dite histirike .Republika e Kosoves,fale kesaj Qeverie po ben hapa drejt atyre institucioneve,organizarave europjane dhe boterore.Fale politikes se drejte qellimeve per ruajtjen e paqes,fatmiresisht edhe bota perparimtare u bind se : kush lobon,kush pengon,kush zbaton urdherat e rusise fashiste,ne fund e aprovoj kerkesen e drejte dhe ligjore se Kosova martire e meriton te jete nje hap brenda NATO-s.Nuk ka se si te mos gezohemi,sepse dite te mira e presin te vijne per Republiken e Kosoves…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?