Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj prokurorit, Franca sjell bisedat e zbardhura të platformës SKY, mes grupit kriminal dhe Rrajës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati ndaj prokurorit, Franca sjell bisedat e zbardhura të platformës SKY, mes grupit kriminal dhe Rrajës
AktualitetKronikeKryesore

Atentati ndaj prokurorit, Franca sjell bisedat e zbardhura të platformës SKY, mes grupit kriminal dhe Rrajës

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit të Durrësit, ku mbeti i plagosur vetë Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ndërsa viktimë shoferi Andi Maloku.

Prokurorët, në një seancë me dyer të mbyllura, bëhet me dije se dorëzuan komunikimet që anëtarët e grupit të dyshuar kriminal, kishin në aplikacionin ‘Sky’, ku komunikojnë për planin për atentatit ndaj Ndojit dhe Lahos, komunikime të siguruara nga autoritetet franceze.

Në dosjen e ardhur nga Franca, hidhet dritë mbi takimet që të dyshuarit Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, kanë pasur me Redjan Rrajën, i cili kishte marrë përsipër të kryente ekzekutimin. Nga komunikimet në platformën e kodifikuar ‘Sky’, rezulton se takimet mes të dyshuarit Amar Shkëmbi dhe Rrajës, që njihej me pseudonimin “Doku”, zhvilloheshin në Nikël të Fushë-Krujës. Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua fill pas atentatit, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, në një palë syze dielli, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

- Publicitet -

Në vendin ku u braktis automjeti, sipas ekspertëve u gjetën një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, por edhe maskat dhe armët që përdorën në krim. Me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit të Rrajës, kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e AND-së dhe liruar atë nga burgu. Këto prova të reja u kundërshtuan nga avokatët, të cilët pretendojnë se janë komunikime të zhvilluara mes personave të paidentifikuar.

Tre muaj më parë, SPAK organizoi aksionin e koduar “Komploti”, ku arrestoi disa prej të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal që kreu atentatin me 1 të vrarë dhe dy të plagosur, ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë, përfshirë dhe Plarnet Dervishajn, të cilin e konsideroi si kreun e grupit.

Së fundmi u arrestua edhe Ramazan Rraja për këtë dosje, nipi tjetër i deputetit Rrahman Rraja, pasi ishte shpallur në kërkim për të njëjtën ngjarje, si dhe disa krime të tjera. Motiv i atentatit besohet se është lufta mes organizatave kriminale për dominimin e bizneseve ilegale, kontrollin e tyre, por edhe larjen e hesapeve për dëmet e shkaktuara ndër vite gjatë rivalitetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë?
  • Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
  • Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli
  • “Ndjemë erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura”, i riu polak rrëfen momentet nga zjarri në hotelin në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. AKI on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. demo on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
  3. TR on Thirrje për punësime të reja në atë që njihet si “ministria e propagandës”
  4. Ethem Lalaj on Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
  5. Fjala on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?