Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në Vlorë, del foto e të riut që mbeti i plagosur dhe pamjet nga ngjarja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati në Vlorë, del foto e të riut që mbeti i plagosur dhe pamjet nga ngjarja
KronikeLajmi i fundit

Atentati në Vlorë, del foto e të riut që mbeti i plagosur dhe pamjet nga ngjarja

Published: December 19, 2024
Shpërndaje

Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, nga një atentat me armë zjarri. Shënjestra e atentatit ishte 30-vjeçari, Kevin Hajrulla, i cili është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

Hajrulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë i plagosur nga atentati mbeti i plagosur edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura. Pasi qëlluan rreth 30 herë me breshëri drejt automjetit të Hajrullës, ata janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje.

- Publicitet -

Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.

Një atentat i mirëmenduar, ndërsa autorët duket se e kanë vëzhguar 30-vjeçarin. Ata e pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas derdhën breshëri plumbash në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30  (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles.

Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA. Makina e autorëve tip KIA u gjet e djegur në fshatin Panaja në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të paditur. Pikërisht në këtë zonë, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

Grupi hetimor përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, ka arritur të mësojë se autorët kanë lëvizuar me targa italiane të vjedhura. Ndërkohë, targat nuk janë gjetur në makinën e djegur të autorëve, ndërsa brenda në mjet ishin dy armët, njëra në sediljen e pasagjerit në pjesën e parme dhe njëra pas.

Në pamje shihen momentet pak pas atentatit me breshëri plumbash. Gjithashtu në video shihet mometi kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosurin Kevin Hajrulla. Ata nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit brenda mjetit.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/12/6763453c4c8b4.mp4

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?