Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Autizmi vjen nga vaksinat”, kush është sekretari i shëndetësisë që ka zgjedhur Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Autizmi vjen nga vaksinat”, kush është sekretari i shëndetësisë që ka zgjedhur Trump
BoteLajmi i fundit

“Autizmi vjen nga vaksinat”, kush është sekretari i shëndetësisë që ka zgjedhur Trump

Published: November 15, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i shëndetësisë mbikëqyr gjithçka, nga siguria e ushqimit deri te kërkimet mjekësore dhe programet e mirëqenies.

Po mbetet një pyetje e hapur shkruan BBC sesa i kualifikuar është Robert F Kennedy Jr, emri që Donald Trum propozoi si sekretar shëndetësie, duke pasur parasysh qëndrimin e tij skeptik për vaksinat.

Në një intervistë vitin e kaluar, ai tha: “Unë besoj se autizmi vjen nga vaksinat.”

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik të Amerikës, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është një nga organet që Kennedy do të mbikëqyrë nëse emërimi i tij konfirmohet.

Kennedy në fakt ka një histori të largimit nga e vërteta dhe përhapjes së informacionit shëndetësor që shkencëtarët thonë se është i rremë.

- Publicitet -

Vetë RFK Jr ka vuajtur nga një varësi nga heroina, ndërsa ish-gruaja e tij vrau veten duke u vetëvrarë pas një beteje me alkoolin dhe drogën.

Një skeptik i kahershëm ndaj vaksinave, Kennedy është një avokat që për dekada me radhë ka krijuar një bazë të gjerë mbështetësish që e admirojnë punën e tij për mjedisin, duke ngritur padi kundër kompanive të mëdha farmaceutike dhe të prodhimit të plehrave kimike që përdoren në bujqësi. Ai ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta lidhur me përbërësit në artikujt ushqimor.

Ndërsa u përfshi në fushatën e republikanit Donald Trump, Kennedy u përpoq të fitonte mbështetjen e nënave të reja, me mesazhin për ushqime më të shëndetshme në Shtetet e Bashkuara. Ai premtoi se do të ndiqte shembullin e rregullave evropiane për ushqimet. Ai nxori sloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Shëndetshme Përsëri”.

Qëndrimi i Kennedy ndaj vaksinave e ka bërë atë një figurë të debatueshme mes demokratëve dhe disa republikanëve, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e marrjes së konfirmimit në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Urrejtesi profesionist says:
    November 15, 2024 at 11:28 am

    Nje nga zgjedhjet “perle ” qe beri Tramp….nje novacs ne krye te shendetsise…????? Fantasik , nuk na “zhgenjeu” as me kete..

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    November 15, 2024 at 1:47 pm

    Ke doje ti o urrejts, Fauci-n apo kishe ndonje emer tjeter qe doje tja sugjeroje Trump-it?

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 15, 2024 at 2:10 pm

    Trump asht kundër deep state, kundër vaksinave, çifutëve dhe bill gates.

    Reply
  • demo says:
    November 15, 2024 at 4:04 pm

    Sot qe shpetoi boten Vaksina kunder Kovidit kinez fillojne e cpifin teori konspirative.Kur vdisnin me miljona si mizat perlesheshin kush te perfitonte i pari nga Prodhuesit.
    Edi Rama ti kam thene te gjitha te zezat! Po te them edhe nje te bardhe.Sigurimi i vaksinave ne kohe,eshte merita jote.
    Shpetove mijra jete.

    Reply
    • Phoenix says:
      November 15, 2024 at 11:29 pm

      Jo o Demo jo. Nuk shpetoi mijera jete, por mori ne qafe mijera jete. Dilni nga ajo vertikalja me koken poshte e hapni syte e veshet se c’fare behet ne Bote me efektet katastrofe per shendetin dhe vdekjet e atyre Vaksinave te Kovid. Vaksina u thencin, se vetem vaksina qe nuk ishin. Vetem ti nuk e ke mare vesh kete, se dhe Marsianet pertej Tokes e dine tashme te verteten.

      Reply
  • intelektuali says:
    November 15, 2024 at 4:11 pm

    Keto llogje propagande nuk jane aspak te verteta, Donald Trump e beri vaksinen Covid ne dhe cdo vit vaksinohet vullnetarisht kunder gripit, ai vete dhe familja e tij,

    VAKSINAT JANE CUDIA E SHKENCES QE KANE SHPETUAR ME MILIONA JETE NJEREZISH DHE FEMIJESH NE BOTE

    Robert Kennedy Juniori ka mbaruar Harvardin dhe disa universitete te tjera prestigjoze (Harvard University (BA); London School of Economics; University of Virginia (JD)
    Pace University (LLM) dhe eshte Doktor shkencash si ambientslist, Robert Kennedy Juniori e ka lidhur jeten e tij politike dhe shkencore me luften kunder vaksinave dhe njihet si “Doktori konspiracionist ne shendetesine publike” kjo eshte e drejta e tij, por ne asnje shkrim te tij kunder vaksinave qe i lidh me autizmin tek femijet nuk permendet fare sa jete femijesh kane shpetuar vaksinat e gjeniut Louis Pasteur: lija, rubeola, fruthi, poliomieliti, murtaja, malarja, tifo etj. dhe sa jete veremlinjsh nga pleuritet akute, tuberkulozi, sifilizi, etj. ka shpetuar penicilina dhe antibiotiket e shkencetarit gjenial skocez Alexander Fleming ne vitin 1928. Sot penicilina ne 90 % te rasteve shkakton alergji madje ne raste te vecanta vdekjeprurese, por kjo nuk mohon te verteten se qe nga viti 1928 ky antibiotik historik nuk i ka sherbyer njerezimit dhe shendetit publik.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 15, 2024 at 11:14 pm

    Ti e beson vertet qe e beri Vaksinen Trump? Apo beson qe e beri dhe Edi Rama e shpura e mashtruesve, Politikane qe dilnin neper Televizione menge perveshur, per tu pjerdhur trute miletit, qe te vraponin e rreshtoheshin si bagetia per Gjilperen qe as shkencetaret dhe mjeket me te mire nuk e dinin se c’fare kishte brenda ai lengu i Vaksines. Nuk e dinin, sepse u mbajt e fshehte perberja nga kompanite Farmaceutike. nje skandal kriminal me vete ky Po te them nje kuriozitet qe eshte dhe fakt Intelektual. Bill Gates psh, nuk ju ka bere asnje lloj vaksine femijeve te tij. Asnje, zero, hic. Ai duhet te dije dicka, meqenese ben dhe ekspertin e spacatorin Vaksinave neper Bote.

    Tani I vetmi mjek qe e gjeti perberijen e vaksines, ishte gjeniu Dr Skender Brataj i cili doli ne konkluzionin shkencor e gjenial, se vaksina kishte brenda vetem sukroze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?