Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Autobiografia si biografi kolektive: Shënime për librin “Shqiptari student në Beograd”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Autobiografia si biografi kolektive: Shënime për librin “Shqiptari student në Beograd”
EnciklopediKulture

Autobiografia si biografi kolektive: Shënime për librin “Shqiptari student në Beograd”

Published: July 24, 2022
Shpërndaje

 

Nga Zija Vukaj

Njohja me librat zakonisht ndodh nëpër librari, biblioteka, panaire apo promovime. Por ndodh edhe gjatë bisedave me miqtë, të cilat kanë si argument librin.

- Publicitet -

Krejt ndryshe ka ndodhur me librin “Shqiptari student në Beograd” të autorit Sali Haxhiu, i cili me profesion është mjek gjinekolog ndër më të zotët e me famë në të gjithë Kosovën. Gjatë një udhëtimi në Mitrovicë me mikun tim Lulash Nikë Palushaj, autor i shumë librave me temë patriotike, ndër ta “Me zotin flas shqip”, ky i fundit më sugjeroi të takonim doktor Sali Haxhiun.

E gjetëm në shtëpi dhe në atmosferën e shkëlqyer të mikpritjes më dhuroi edhe librin e tij. Duke parë edhe nëntitullin (kalvari i përjetimeve nga jeta), kuptova menjëherë se ishte një autobiografi.

Duhet thënë se autobiografitë sot janë bërë kaq të shpeshta dhe të shkruara për ngut, sa atraksioni ndaj tyre ka rënë në mënyrë drastike. Megjithatë, detyrimi miqësor, fisnikëria e këtij burri intelektual, çiltërsia deri në befasim e këtij shqiptari të rrallë më futën pa kuptuar në botën e këtij libri, i cili vërtet është ndërtuar mbi ngrehinën e autobiografisë, por në fakt, jo vetëm më tërhoqi shumë, por u binda se ka arritur të bëhet një biografi kolektive, biografia e një populli të tërë.

Kësisoj, ky realitet jetësor ka arritur të kapërcejë kufijtë e personales dhe të bëhet një realitet artistik brenda telajos së madhe historike të shqiptarëve të Kosovës e më gjerë. Heroi epiko- lirik i këtij libri shumëfishohet në qindra e mijëra individë të arealit shqiptar të Kosovës.

Kjo ndodh për dy arsye: e para është fati i ngjashëm që historia u ka përgatitur bijve e bijave të një populli që sundohet nga fuqia e regjimit famëkeq të Beogradit. Një regjim tmerrësisht antishqiptar, që diktohej nga politika serbe. Plani i këtij regjimi ishte që shqiptarëve t’ua bënte jetën të padurueshme dhe kështu t’i detyronte të shpërnguleshin nga trojet stërgjyshore. Brenda këtij fati të përbashkët edhe kalvari i jetës së gjithësecilit është i përbashkët dhe i ngjashëm, kësodore përjetimet e çdo individi janë drama e përbashkët e gjithë kombit.

Ajo që ne i themi ‘empati’, pra aftësia për të ndjerë e kuptuar atë çfarë ndodh tek tjetri, në këtë rast është e tejkaluar, pasi nuk është e nevojshme për askënd të abstragojë për të kuptuar, ndjerë e reflektuar mbi ato sa shkruan autori; mbi një bashkëudhëtim në një bashkëvuajtje përgjatë një nate të gjatë e të pafund.

E dyta arsye e karakterit përgjithësues që merr ky libër ka lidhje me cilësitë shkrimore të autorit. Këto cilësi janë të lindura dhe të kultivuara. I lindur është vokacioni poetik i një shpirti tepër të ndjeshëm e delikat. Kjo gjë bie në sy pothuajse në çdo frazë. Teksa përshkruan një legjendë, atë të përroit të Kaliqelës shprehet:

“Një ditë, herët në mëngjes, kur dielli sapo kishte nxjerrë syrin mbi vetullën e malit në lindje, banorët e kishin dëgjuar hingëllimën dhe trokun e kalit. E panë tek vraponte nëpër lëndinat e fshatit. Më të vjetrit e bënë dorën strehë për të shikuar më mirë dhe për të dalluar a ishte kalë apo shkëndijë drite. Shikonin njëri- tjetrin me habi dhe pyesnin: ‘Qenka ngjallur hazhdrani i Gjeto Basho Mujit, trimit të Jutbinës!?’”.

Nga cilësitë e kultivuara të doktor Saliut është etja e pashuar për dije dhe leximet e pafund. Lexime në disa gjuhë dhe njohje autorësh e rrymash; njohja e detajuar e letërsisë sonë kombëtare; etja për të bukurën në çdo art. Gjithë ky arsenal kulturologjik pasqyrohet në një gjuhë shumë të pasur dhe elegante.

Narracioni linear i kësaj vepre, që zë fill nga koha e fëmijërisë, përfshin udhëtimin e vështirë të një individi që duket sikur ka lindur për të notuar gjithmonë kundër rrymës. Dhe rryma është e fuqishme, e rrëmbyer, e pamëshirshme. Një rrymë e mbushur me vrunduj dramash personale, me të qenët jetim, me ndërprerjen e shkollës për arsye ekonomike, me punët e rënda që detyrohej të bënte qysh në moshë të njomë që të mund të jetojë ai dhe pjesa tjetër e familjes; gjithçka nën qiellin e zi të represionit shqiptarocid serb.

Përgjatë kësaj golgote shfaqet karakteri i fortë e krenar i heroit tonë autobiografik, pra i Sali Haxhiut. Saga e shkollimit të tij është e paimagjinueshme. Pas një ndërprerjeje 5- vjeçare të arsimimit fillor, me shumë mundime i jepet e drejta për shkollë nate; dhe jo në Mitrovicë, por në Vushtrri. Në çdo segment shkollimi i rri pezull si Shpata e Damokleut urrejtja dhe survejimi serb. Gjithmonë një kolonel Zhaver serb, madje shpeshherë edhe më shumë.

Por falë stoicizmit, këmbënguljes, guximit dhe persistencës së pazakontë ai arrin të ndjekë studimet për mjekësi në Beograd. Ky është kapitulli më interesant i librit. Është koha e formimit akademik të doktorit. Rruga për t’iu afruar universitetit është e gjatë e gjithë të papritura. Koha e studimeve është mjaft e trazuar. Haxiu e sodit më nga afër epiqendrën e shovinizmit, të antishqiptarisë, pasi tani është bash në syrin e ciklonit, mu në luginën e ujqërve, shumica e të cilëve janë profesorët e tij, që kanë harruar çdo kod deontologjik, atë të mësimdhënësit, por me gjasë edhe betimin e Hipokratit.

Kjo gjë pasqyrohet në konfliktet e përditshme me këtë mjedis acid, nga ku për çdo lexues bëhet edhe më e qartë situata politiko- historike e asaj kohe. Dhe këtu shpaloset edhe përmasa humaniste e doktorit, por mbi të gjitha krenaria karakteristike e gjenit të racës shqiptare. “Kokëfortë” deri në vdekje. Një “kokëfortësi” e hijshme!

Asnjë kompromis me frikën as me padrejtësinë. Dhe këtë e pasqyron edhe në angazhime të vështira, në veprime të përbashkëta për të mbrojtur dinjitetin e vet dhe të shokëve. Idealizmi i tij nuk thyhet as para intrigave që i organizojnë “zhaverët” edhe në karrierën e tij si mjek. Madje edhe “zhaverë” shqiptarë, duke u përpjekur ta zhysin në rrymën e tërbuar të lumit të urrejtjes dhe të zilisë, por pa mundur asnjëherë ta mbysin.

Duke pasur një kujtesë mahnitëse, doktor Sali Haxhiu ka ndërtuar shumë pjesë të librit në formë dialogjesh. Janë riprodhime të përpikëta skenash që kanë ndodhur dhe që e hijeshojnë shumë përmbajtjen e librit. Krahas tyre, autori nuk ka bërë fiction-e me emrat e personazheve. Gjithçka jepet me realizëm dhe kjo mbetet edhe letërsi dokumentare, edhe autobiografi, edhe letërsi artistike, edhe biografi kolektive.

Zija Vuka

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?