Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës. Marrëveshja u njoftua të hënën e 31 gushtit nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti. “Nga të gjithë emrat që janë propozuar, jemi dakorduar për një emër – dhe, ai është prof. dr. Bekim Sejdiu”, tha Abdixhiku. Në fjalën e tij para mediave, Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin që të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova. “Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, pra besimi që më kanë dhënë të dy partitë politike”, tha Sejdiu para mediave. Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka shërbyer edhe në diplomacinë kosovare, përfshirë si ambasador i Kosovës në Turqi dhe konsull i përgjithshëm në Nju Jork.
Lajmi është duke u përditësuar…

Qofshi bekuar per At Kosove!Lumir Abdixhiku i lumi Engjell,qe shpetove Kosoven. Ky eshte Lajmi me i gezueshem i kesaj dekade.Kosova Shtet funksional ne Gjithe Territorin,pa zajednica dhe gozhda Nastradini me Kryeminister Anteun Shtet formues Albin Kurti dhe President Bekim Sejdiu.
Ja na PLB për ato që shkruan ti o demo . Kurti është një RrK , që s’è ka shokun .Ja do t’a shikosh ku do përfundojë Kosova .
Per hajer qoft!
HALLALL SHEFLER OSUN…!?:
President është ai që e zgjedh populli , jo ai që emron kryeministri.
Kush e di , presidenti i Shqiperise që caktoi antishqipetari Rama , është gjalle, apo ka vdekur ?!
I vdekur që i vdekur është ai edhe nëse merr frymë …..
Me ne fund, SHYQYR …
Bekuar Bekimi!
Skandaloze për dekada çdo dotë 101 herë thuhej e flitet se mosfunksionimi i drejtësisë është se gjyqtarët komplet mbeten të kërcnuar dhe kapur nga PDK dhe Thaqi akuzuesit kryesor ishin dhe janë bash këto farë shoqatash PDK VV dhe mu këto Kosovës i sjellin kryetarë njeriun që vjen nga sektori ma i korruptuar nga Thaqi ska dyshim këtë e ka imponu ajo spiunja Osmani
Fazlliu i qirë dhe alibaba na kënaqën me turqisma, njëri me SHYQYR e tjetri me HALLALL SHEFLER OSUM (!) , që nuk ka Zot që e deshifron . Plasët për turqishten o sperma e mbetje otomane .