Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avioni përplaset me një mur dhe shpërthen në flakë, mbi 150 persona humbin jetën në Korenë e Jugut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Avioni përplaset me një mur dhe shpërthen në flakë, mbi 150 persona humbin jetën në Korenë e Jugut
BoteLajmi i fundit

Avioni përplaset me një mur dhe shpërthen në flakë, mbi 150 persona humbin jetën në Korenë e Jugut

Published: December 29, 2024
Shpërndaje

Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, arritën të nxirren të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 151 të tjerë janë gjetur të pajetë dhe numri pritet të rritet.

Videot e transmetuara në rrjete sociale tregojnë avionin Boeing duke bërë ulje, me rrotat poshtë dhe tym që del nga motorët. Më pas godet një mur dhe shpërthen në zjarr.

Sipas raportimeve të deritanishme, tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.

- Publicitet -

“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë përplasja me shpendë në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. Megjithatë, shkaqet e sakta do të shpallen pas hetimit”, tha Lee Jong-hyun , komandant i Departamentit të Zjarrfikësve Muan, gjatë një konference për shtyp.

Autoritetet kanë sqaruar se aksidenti i tmerrshëm i avionit që kryente fluturimin JJA-2216 ka ndodhur sot në orën 09:03 me orën lokale. Boeing, i cili hyri në shërbim në gusht 2009, kishte 181 persona në bord: 175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandezë dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh.

Presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang-mok kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe shkoi në vendin e tragjedisë pas mesditës, ku siguroi se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar çdo ndihmë për të lënduarit dhe të afërmit e viktimat.

Ky është aksidenti i parë fatal që përfshin një avion të Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët e krijuar në 2005. Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista në aeroportin e Busanit, duke shkaktuar lëndime të lehta në shtatë persona. Në përgjithësi, përplasjet e avionëve janë të rralla në Korenë e Jugut. Më e keqja në historinë e saj ndodhi kur një Boeing 767 i Air China në rrugë për në Busan nga Pekini u rrëzua në prill 2022, duke vrarë 129 njerëz.

BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8

— BNO News (@BNONews) December 29, 2024

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?