Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët e bukëpjekësit që masakroi familjen flasin për “pushtim nga djalli”. Strategji për ta nxjerrë të çmendur?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokatët e bukëpjekësit që masakroi familjen flasin për “pushtim nga djalli”. Strategji për ta nxjerrë të çmendur?
AktualitetKronikeKryesore

Avokatët e bukëpjekësit që masakroi familjen flasin për “pushtim nga djalli”. Strategji për ta nxjerrë të çmendur?

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Shqiptari Taulant Malaj që vrau vajzën e tij dhe fqinjin italian pas një krize xhelozie ka shpërthyer në lot gjatë rimarrjes së dëshmisë dhe komunikimit të masës arrest me burg nga autoritetet italiane.

Avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio folën për mediat duke thënë se teksa koha kalon autori bëhet më i vetëdijshëm për krimin që ka kryer dhe gjestet ekstreme, madje ai nuk ishte i vetëdijshëm se kishte vrarë vajzën e tij.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ai fillon të ndërgjegjësohet për atë që ka ndodhur. Ai kishte djallin në kokë “, thonë avokatët të cilët do të vlerësojnë nëse do të kërkojnë ose jo një raport psikiatrik. Hetimet e thelluara do të jenë thelbësore”, thonë ata. Ndoshta kjo është një strategji juridike për ta nxjerrë jo të përgjegjshëm mendërisht dhe që të shtrohet në spital, për t’i shpëtuar burgimit përjetë.

- Publicitet -

“Pasditen e së dielës ai rrëfeu vrasjen e dyfishtë dhe më pas ka ngrirë në gjendje shoku. Sot në mëngjes ka dashur të bëjë të tjera deklarata por ai kishte një krisje psikologjike dhe qante i dëshpëruar për vajzën e tij”. thonë avokatët Maiellaro dhe Lattanzio.

Nuk i përballonte dot pyetjet se ishte shumë, shumë i rënduar. Po ndërgjegjësohet dalëngadalë për dramën dhe tragjedinë që ka ndodhur. Kur kanë kërkuar të merren në pyetje, ka nënvizuar se ka konfirmuar deklaratat e bëra në prokurori. Pastaj, kur filloi të shprehte dhimbjen e tij, u ngec në një gjendje shoku dhe nuk mund të vazhdonte më.

Avokati Giacomo Lattanzio siguroi nga pamjet që kanë parë se fëmija 5- vjeç nuk ishte fshehur pas një divani dhe se Taulant Malaj nuk ka bërë asnjë gjest agresionin ndaj djalit duke hedhur poshtë çfarë u raportua për fshehjen të vogëlushit.

“Ai nuk u sulmua. Deri më sot nuk jemi në gjendje të kuptojmë arsyet e tragjedisë”, përfundoi Avokati Giacomo Lattanzio. Ndërsa shqiptari i arrestuar ka konfirmuar në këtë marrje në pyetje deklaratën e bërë pas arrestimit dhe arsyen e kryerjes së krimit. Paraditen e së enjtes është caktuar të bëhet autopsia e trupave të 2 viktimave.

Taulant Malaj kreu krimin e rëndë pas dyshimeve se gruaja e tij kishte një lidhje intime me fqinjin De Santis dhe për këtë thotë se ka video nga kamerat brenda shtëpisë të takimeve dhe drekave mes tyre, madje një herë De Santis ka marrë Teftën me makinën e tij Masserati.

Ndërsa nga shtrati i spitalit Tefta Malaj sipas mediave italiane ka thënë se do të shohë përsëri fëmijët dhe po ashtu citohet të jetë shprehur se burri i saj Taulant Malaj mendoi se ajo kishte vdekur pasi e qëlloi 6 herë me thikë. Ndërsa gruaja 39 vjeçe për shkak të kushteve të saj shëndetësore do të merret në pyetje të premten kur mendohet se mund të jetë qetësuar pasi është ende e shokuar.

Djali 5 vjeç i çiftit që tashmë qendron tek dajat ka kërkuar nënën dhe motrën e tij por jo babain. I mituri gjatë skenës horror të krimit ishte fshehur pas divanit aty ku edhe e gjeti policia. Tezja e 5-vjeçarit teksa ka folur për agjencinë e lajmeve ANSA thotë se të miturit i mungon shumë nëna e tij dhe ata i thonë se do të kthehet së shpejti.

Të afërmit kërkojnë ta shpërqendrojnë duke I blerë lodra dhe ofruar argëtime të tjera. Mesazhe solidariteti vijnë nga të tjerë qytetarë nëna në Itali që kanë pasur një histori të ngjashme me Tefta Malaj. Ato i shkruajnë letra duke i thënë se duhet të jetojë për fëmijën e saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?