Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokati i Popullit ngre alarmin: Ja 5 burgjet që duhen mbyllur urgjent në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokati i Popullit ngre alarmin: Ja 5 burgjet që duhen mbyllur urgjent në Shqipëri
AktualitetKronike

Avokati i Popullit ngre alarmin: Ja 5 burgjet që duhen mbyllur urgjent në Shqipëri

Published: May 19, 2026
Shpërndaje

Institucioni i Avokati i Popullit ka ngritur alarmin për gjendjen në burgjet shqiptare, duke kërkuar mbylljen të pesë institucioneve që, sipas raportit, ofrojnë kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor.

Gjetjet janë rezultat i inspektimeve të kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025, si dhe analizës së 115 ankesave të trajtuara nga të burgosur dhe familjarë të tyre.

Sipas raportit, institucionet që duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e plotë janë, burgu i Burrelit, Kosovë-Lushnje, Kukës, “Mine Peza” (302) dhe “Jordan Misja” (313).

- Publicitet -

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se kushtet aktuale përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues”, u shpreh ai.

Raporti evidenton se në IEVP Lezhë mbipopullimi arrin në 65%, me 181 persona mbi kapacitetin e parashikuar, ndërsa mesatarja e qëndrimit në paraburgim është 253 ditë, ose mbi 8 muaj pa një vendim përfundimtar gjykate.

Pjesë nga raporti i avokatit të Popullit:

Në Lezhë, mbipopullimi i burgjeve arrin 65%. Të paraburgosurit kalojnë mesatarisht më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë të dënuar.

Avokati i Popullit ka konstatuar se trajtimi i personave të privuar nga liria në pesë institucione penitenciare të vendit afrohet me standardin e trajtimit degradues.

Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Gjetjet bazohen në inspektime në 18 IEVP gjatë vitit 2025 dhe në 115 raste ankesash të trajtuara nga institucioni.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues“, tha Avokati i Popullit, Endrit Shabani.

Tre shifrat kryesore

5 burgje duhen mbyllur: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” (302), “Jordan Misja” (313).

65% mbipopullim në IEVP Lezhë, 181 të burgosur mbi kapacitetin e planifikuar.

253 ditë mesatarja e qëndrimit në paraburgim, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.
Realiteti njerëzor pas shifrave

Në shumicën e institucioneve, të dënuarit dhe të paraburgosurit i mbajnë rrobat dhe sendet personale në qese plastike, sepse nuk ka dollapë.

Mjeku është prezent vetëm katër orë në ditë. Spitalet rajonale shpesh refuzojnë trajtimin e të burgosurve për “arsye sigurie”.

Për personat me probleme të shëndetit mendor nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor, megjithëse ata aktualisht mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka trajtuar 115 raste të paraqitura nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

Mbipopullimi, i lokalizuar, jo kombëtar

Në total, sistemi penitenciar është nën kapacitet (5.029 të burgosur dhe 5.747 vende gjithësej = 87%).

Por shpërndarja është thellësisht e pabarabartë:

IEVP Lezhë: +65% (181 persona mbi kapacitet)

IEVP “Jordan Misja”: +11% (55 persona)

IEVP Vlorë: +10% (16 persona)

IEVP Fushë-Krujë: +2,4% (9 persona)

56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim, pra mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

Kushtet që cënojnë dinjitetin

Inspektimet kanë konstatuar:

Ambiente të amortizuara, pa ajrim, ndriçim apo ngrohje të mjaftueshme.

Të burgosur që mbajnë sendet personale në qese plastike sepse nuk ka dollapë.

Mungesë e produkteve bazë të higjienës dhe detergjentëve për pastrimin e qelive.

Sisteme ngrohjeje e ftohjeje jofunksionale, sidomos në mot ekstrem.

Mungesë larmishmërie dhe sasie të pamjaftueshme në ushqim.

Mundësi të kufizuara për aktivitete social-kulturore dhe rehabilitim.

Kujdesi shëndetësor: reagim ndaj emergjencave, jo shërbim i vazhdueshëm

Asnjë mjek me kohë të plotë në shumicën e IEVP-ve. Aty ku ka mjek, qëndrojnë vetëm 4 orë në ditë.

Mungesë autoambulancash dhe vështirësi për konsulta me specialistë.

Spitalet rajonale refuzojnë trajtimin për “arsye sigurie”.

Mungesë e shërbimit stomatologjik dhe e medikamenteve bazë.

Asnjë institucion i specializuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Çfarë kërkon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë:

Rishqyrtim të politikës së paraburgimit. 56,8% të padënuar është një shifër e papranueshme në një shtet që pretendon respektimin e prezumimit të pafajësisë.

Plan të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje, përfshirë ngritjen e një institucioni të specializuar mjekësor për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Mbyllje të pesë IEVP-ve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre, dhe një rivlerësim kombëtar të kapaciteteve të sistemit penitenciar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?