Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatja dhe përkthyesja akuzohen se falsifikuan vendime gjykate shqiptare dhe greke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokatja dhe përkthyesja akuzohen se falsifikuan vendime gjykate shqiptare dhe greke
AktualitetKronike

Avokatja dhe përkthyesja akuzohen se falsifikuan vendime gjykate shqiptare dhe greke

Published: May 27, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një avokate dhe një përkthyese, të cilat akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë falsifikuar një vendim gjykate shqiptare dhe një vendim gjykate nga Greqia.

Së pari, është përgatitur dhe dorëzuar në Gjendjen Civile në Fier një vendim gjykate që paraqitej si vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ky vendim, sipas hetimeve, ishte i falsifikuar dhe kishte si qëllim të dukej sikur po njihte dhe i jepte fuqi në Shqipëri një vendimi divorci të dhënë nga një gjykatë në Greqi për shtetasin F.H.

- Publicitet -

Pra, në dokumente është krijuar një zinxhir i rremë: një vendim “grek” për divorc dhe një vendim “shqiptar” që supozohej se e njihte atë divorc dhe e bënte të vlefshëm në Shqipëri. Me këto dy dokumente të paraqitura si zyrtare, synohej që në gjendjen civile të regjistrohej sikur F.H. ishte zyrtarisht i divorcuar.

Pasi të bëhej ky regjistrim i rremë, ai status i ri civil do të shërbente si bazë për hapa të mëtejshëm, konkretisht për lidhjen e një martese të re në mënyrë ligjore. Pra, qëllimi final i dyshuar ka qenë të krijohej artificialisht një “divorc i rregullt” për të hapur rrugën për një martesë të re, duke përdorur vendime gjykatash që në realitet nuk ishin të vërteta.

Prokuroria thotë se dokumentet janë dorëzuar në zyrën e gjendjes civile me postë dhe janë paraqitur si vendime të rregullta gjykate, por nga hetimet rezulton se janë të falsifikuara.

Rasti është dërguar për gjykim dhe pritet vendimi i gjykatës.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER

Falsifikuan vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë dhe asaj greke, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten dhe përkthyesen

Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, nën akuzë për kryerjen e veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.857, të vitit 2025, rezultoi se më datë 29.05.2025, në Zyrën e Gjendjes Civile, Bashkia Fier, u dërgua, me anë të shërbimit postar një vendim gjyqësor i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i datës 12.02.2025 me kërkues F.H dhe objekt njohje dhe dhënien fuqi ligjore për zbatim në R.Sh të vendimit të Gjykatës në Greqi. Vendim i cili pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi i falsifikuar.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe adminsitrimit të provave rezultoi që dokumentat e dërguara me anë të shërbimit postar, ishin dërguar nga shtetaset A.K., dhe A.M., të cilat jo vetëm janë paraqitur disa herë në Zyrën e Gjendjes Civile për tu interesuar, por A.M., ka bërë përpjekje që me autoritetin e saj si njohëse e ligjeve të ndikojë në regjistrimin e tyre pranë gjendjes civile.

E pandehura A.K., në bashkëpunim me avokaten A.M., ka falsifikuar dhe përdorur të dy vendimet, si atë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ashtu edhe të gjykatës greke, në mënyrë që të realizohej shkurorëzimi i shtetasit F.H., nëpërmjet një vendimi të falsifikuar të një gjykate të huaj, duke sajuar edhe njohjen e atij vendimi në gjykatën shqiptare, me anë të vendimit të falsifikuar të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në mënyrë që më pas të lidhte martesën ligjore me shtetasin F.H me të cilin ishte dhe në një lidhje intime.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt të organeve të administratës publike, si dhe të personave privatë në lidhje me hartimin, administrimin dhe lëshimin e dokumenteve, ku përfshihen si aktet zyrtare ashtu edhe ato private.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?