Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë
KronikeLajmi i fundit

Balerini i njohur hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i njohur Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

- Publicitet -

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Kujtojmë që Eno Birko, balerini i talentuar shqiptar, u shkëput për shumë vite nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies diskale, periudhë që e konsideroi si ëndrrën më të keqe të jetës së tij, pasi kishte probleme me depresionin dhe alkoolin.

Balerini Eno Birko, në baletin “Arrëthyesi”

“Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai në një intervistë në 2017.

Pyetjes se si iu riktheve jetës që kishte pasur, iu përgjigj: “Nuk është që ndodhi diçka konkrete. Unë vetë isha i ndërgjegjshëm që e kisha tepruar me atë situatë, por ndoshta nuk isha ende gati të ngrihesha. Ndryshimet nisën me doza të vogla dhe pa ndonjë plan madhor për të ardhmen. Madje, mund të them që as më shkonte nëpër mend rikthimi në skenë. Familjarët, motrat dhe mamaja ishin gjithnjë aty dhe, së pari, ishte për të mos i parë më ato të vuanin që gjeta forcat. Ishte fundvit dhe siç janë këto ritualet e zakonshme me punët e shtëpisë, u ngrita e i thashë mamasë që atë ditë do të bëja gjithçka unë, ajo të mos prekte asgjë me dorë! Ashtu bëra. Nisa të pastroj shtëpinë duke vallëzuar. Vazhdova të veprova njësoj edhe në ditët në vijim, duke mos pirë alkool, dhe ndjeva që isha më mirë. Kaluan kështu dy javë, derisa pashë rezultatet e para të rënies në peshë. Gjërat nisën të marrin pak ngjyrë, të mos ishin më të errëta siç i shihja më parë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mirësia says:
    December 3, 2024 at 1:47 pm

    Të gjithë kalojnë kohë depresioni por me familjen, miqtë dhe vullnet të fortë mund të kapërcehen.
    Të kaluara sa më shpejt dhe mendo
    pozitivisht!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?