Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 111 vjetori i Policisë, Balla: 2023 me nivelin më të lartë të sigurisë në dekada
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 111 vjetori i Policisë, Balla: 2023 me nivelin më të lartë të sigurisë në dekada
Kronike

111 vjetori i Policisë, Balla: 2023 me nivelin më të lartë të sigurisë në dekada

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë aktivitetit të zhvilluar me rastin e 111 vjetorit të krijimi të Policisë së Shetit, e ka cilësuar vitin 2023, si viti me nivelin më të lartë të sigurisë publike në dekada.

Sipas tij, ky rezultat duhet të jetë një motivim për të thelluar rezultatin, ndërsa shtoi se qeveria do të vazhdojë të mbështes punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka bërë me kreditë me interes 0 për banesat e reja, apo rritjen e pagave etj.

“Gëzuar ditëlindjen e 111, një numër i veçantë me tre njisha, që duhet të na shërbejë të gjithëve si një motivim më shumë për ta çuar Policinë e Shetit aty ku i takon, si institucion i parë dhe më i besuar në radhën e të gjitha institucioneve të tjera”, tha Balla.

- Publicitet -

“Si sot, 111 vite më parë, qeveria e Ismail Qemalit, vendosi të krijonte forcën e rendit, në shtetin e ri e të pavarur shqiptar. Dhe nuk është rastësi, por është gjithnjë diçka e bukur, që drejtori i parë në krye të Policisë së Shetit ishte një patriot, atdhetar nga Gjakova, Halim Gostivari. Një figurë patriotike, e vlerësuar për kontributet e tij në shërbimet policore dhe më shumë se kaq.

Sot është koha të përkujtojmë këtë ditë të veçantë, por duke e nisur nga ata qindra punonjës të forcave të rendit publik, të cilët ndër vite, që nga 1913, e kanë mbrojtur me jetë e për të cilët ne, nuk duhet të rreshtim për asnjë moment duke i nderuar dhe duke i çuar përpara amanetin e tyre në shërbim të rendit dhe të atdheut. Qoftë i përjetshëm kujtimi i dëshmorëvë të atdheut në radhët e Policisë së Shtetit”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm garantoi vijimin e politikave mbështetëse për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i motivuar në detyrën e tyre.

“Kreditë e para pa interes për banesa, i kanë marë 94 punonjës të Policisë së Shtetit. Do të vazhdojnë gjatë 2024 edhe për të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit dhe për të vazhduar dhe më shumë në vitin 2025, për të zgjidhur një prej problemeve më akute të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha Balla.

“Po vlerësojmë se sa do jetë dhe rritja e pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu si edhe për sektorët e tjerë, Forcat e Armatosura, Shëndetësia, apo Administrata. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik, që do të realizohet më 1 korrik, Policia e Shtetit të jetë më e vlerësuara për shkak të nevojës për të dinamizuar edhe më shumë punën e saj”, tha Balla.

“Mund ta them që viti 2023 ishte viti me nivelin më të lartë të sigurisë publike në shumë dekada. Këtë arritje, nuk duhet të jemi ne që ta promovojmë, por detyra jonë është të thellojmë rezultatet e arritura deri më tani”, nënvizoi Ministri i Brendshëm. Në fjalën e tij, Balla foli edhe për inovacionin, që do të jetë pjesë dhe instrument në dobi të Policisë së Shtetit.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • K R says:
    January 13, 2024 at 11:20 am

    Po c thua mo Tao
    Po t vriten njerzit perdit n rrug si pula

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?