Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë
AktualitetPolitike

Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë

Published: October 26, 2026
Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, në një kohë kur studentët vijojnë protestat kundër qeverisë.

Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se mazhoranca është e gatshme të zhvillojë dialog me studentët për çështjet që ata kërkojnë të adresojnë, por theksoi se bisedimet nuk mund të zhvillohen me personat që, sipas tij, përdorin dhunën gjatë protestave.

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur kurrë. Dorëheqje nuk ka. Dialog pa dyshim, përjashto seksionin e dhunës së PD-së”, u shpreh Balla.

- Publicitet -

Ai përsëriti ftesën e kryeministrit për dialog, duke u bërë thirrje studentëve që t’i paraqesin qeverisë listën me çështjet dhe kërkesat që duan të diskutojnë.

Balla u ndal edhe te mbështetja financiare për studentët, duke deklaruar se studentët ekselentë përfitojnë trajtim të veçantë, ndërsa ata që vijnë nga familje në nevojë, sipas tij, përjashtohen nga tarifat dhe marrin 100 euro nga shteti.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së iu referua edhe zhvillimeve në Serbi, duke u kërkuar studentëve shqiptarë të marrin shembull nga lëvizja studentore atje. Sipas Ballës, ndryshimi i pushtetit në një sistem demokratik realizohet përmes zgjedhjeve dhe votës.

“Studentët të marrin shembull nga studentët në Serbi. Kishte një protestë, zgjati për tre vite me radhë, në fund u konkretizua me votë. Shkuan në zgjedhje. Vota është ajo që përcakton dhe në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim pushteti pa votë”, deklaroi ai.

Deklaratat e Ballës vijnë në një moment kur protesta e studentëve vijon të shoqërohet me kërkesa politike dhe sociale, ndërsa ftesa e qeverisë për dialog nuk ka sjellë deri tani një zgjidhje të përbashkët mes palëve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  • Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë
  • Mediat greke e kanë në qendër të vëmendjes, Stavro Pilo në superformë
  • Mbappe vendos El Clasicon, Reali mposht Barcelonën në një duel spektakolar
  • Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me grupin parlamentar të PS

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. K R on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?