Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ballkani do të jetë me fat nëse Grenell do të jetë i zënë me Venezuelën dhe Korenë e Veriut”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ballkani do të jetë me fat nëse Grenell do të jetë i zënë me Venezuelën dhe Korenë e Veriut”
Lajmi i funditopinion

“Ballkani do të jetë me fat nëse Grenell do të jetë i zënë me Venezuelën dhe Korenë e Veriut”

Published: December 18, 2024
Shpërndaje

Nga Daniel Serwer*

 

Presidenti Trump ka njoftuar se Ric Grenell do të jetë i dërguari presidencial për misionet speciale.

- Publicitet -

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha ai.

Sipas njohurive të mia, ky është një përkufizim i ri i punës. Në të kaluarën, presidentët shpesh kanë emëruar të dërguar të posaçëm për çështje specifike, jo për “misione speciale” në përgjithësi.

Çfarë ka bërë në të kaluarën

Grenell ishte famëkeq në administratën e parë të Trumpit për mashtrimin e disa detyrave. Si ambasador në Berlin ai kishte marrëdhënie të tmerrshme me gjermanët. Duke mos i diskutuar çështjet në katër sy, ai kritikoi kompanitë gjermane që bënin biznes me Iranin dhe Rusinë. Si i dërguar special, Grenell u përpoq të negocionte ndarjen e Kosovës, duke ua bashkuar Serbisë komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Ajo përpjekje dështoi. Më pas ai i kaloi disa muaj si drejtor shumë partiak, por i përkohshëm, i Inteligjencës Kombëtare. Në atë punë, ai i deklasifikoi dokumentet që mendonte se do t’i turpëronin demokratët.

Grenell, gej i deklaruar hapur shumë përpara se kjo të ishte gjerësisht e pranueshme në SHBA, ka qenë politikisht labil. Ai ka punuar për Mitt Romney, e ka kritikuar Donald Trumpin dhe ka lobuar për autokratin hungarez Viktor Orban. Ai nuk u regjistrua në Departamentin e Drejtësisë pasi e nënshkroi një kontratë me Orban.

Venezuela dhe Koreja e Veriut

Presidenti Trump në mandatin e tij të parë dështoi qartësisht në diplomacinë me Karakasin dhe me Phenianin. Ai e njohu kandidatin e opozitës Juan Guaido si President të ligjshëm të Venezuelës. Madje, ai e prezantoi atë si të tillë gjatë një fjalimi për gjendjen në Union. Por, ai nuk arriti ta bëjë atë. Presidenti Biden është në situatë të ngjashme tani. SHBA e njeh kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez si fitues të zgjedhjeve presidenciale të korrikut. Por, Nicolas Maduro vazhdon të mbetet në pushtet.

Administrata e parë e Trumpit dështoi edhe në përpjekjet e saj për të arritur një marrëveshje me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump u përpoq me kërcënime dhe lajka ta shtynte Phenianin të hiqte dorë nga armët bërthamore, por pa sukses. Koreja e Veriut është fuqi bërthamore de fakto me rreth 50 armë bërthamore. Tani ajo ka materialin e nevojshëm për ndërtimin e të paktën 50 armëve bërthamore të tjera. As administrata e Bidenit nuk ka bërë ndonjë përparim në çështjen e armëve bërthamore. Aa ajo nuk ishte në gjendje ta parandalonte Phenianin që ta ndihmonte Rusinë me raketa dhe me armë të tjera konvencionale.

Pra, Grenell po i merr të paktën dy portofole të vështira. Venezuela mund të jetë më e lehtë, pasi Maduro duket i dobët dhe i pambrojtur. Ai lejoi zgjedhje në të cilat u mund plotësisht, por e shpalli fitoren e tij dhe refuzoi ta linte detyrën. Kim Jong Un nuk e ka bërë atë gabim. Por, edhe regjimet e forta në dukje mund të jenë të brishta dhe të rrëzohen, siç e kemi parë në Siri këto dy javët e fundit.

Fat i mirë!

Fati dhe koha janë faktorë të rëndësishëm në diplomaci. Është e mundur që Grenell nuk do të dështojë këtë herë. I uroj fat të mirë. Për Amerikën do të ishte më mirë sikur Maduro ta pranonte funksionin e presidentit në Venezuelë dhe Kim Jong Un të hiqte dirë nga kapacitetet bërthamore.

Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut. Ai ishte afër shkaktimit të një katastrofe atje gjatë administratës së parë të Trumpit. Prej vitit 2021, Grenell është përfshirë me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në investimet në hoteleri në Serbi dhe në Shqipëri. Për të do të ishte abuzim i rëndë të përfshihet tani në Ballkan. Por, në një administratë që nuk e di se çfarë do të thotë “konflikti i interesit”, mund të ndodhë kjo. Kosova dhe Bosnja do të ishin viktima.

Edhe Ukraina duhet ta konsiderojë veten me fat që nuk u konsiderua si “mision special”.

*Peacefare.net

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Humoristi says:
    December 18, 2024 at 10:32 am

    Ki ylberisti dashmor kudo qe shkonNe shqiptaret e urrejme pederastine,se dielli i mesdheut na ka burreuar shume!

    Reply
  • pilo Lala says:
    December 18, 2024 at 1:00 pm

    Cuditerisht Grenelli eshte mik i Edi Rames.
    Cfare do te thote kjo per Shqiperine dhe Kosoven?
    Dua mendimin tuaj.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 18, 2024 at 3:25 pm

      Kjo do te thote qe Qiperia do ti japi dhurate Sazanin, dhe Kosova pritet te rrezoje Albin Kurtin.
      Pastaj eshte e hapur per Serbine. Open Ballkani i Ramutit

      Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 18, 2024 at 5:04 pm

    Open Ballkan ka mbarua pasi projekti gjermen thithi te gjith vendet e ballkanit perendimor.,Pra ne keto, kushte nuk ka Open Nallkan !

    Reply
  • mali says:
    December 18, 2024 at 5:33 pm

    Vetem politikanet nuk kane miq.
    Edhe ne rrethin e ngushte ia futin njeri tjetrit.
    Kush e shpuri milarderin qe te vrase veten ne burg.
    Bill Clinton e kompani benin orgji me adoleshte femra dhe kur ardhi puna e dergoi mikun ne burg.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  • Dy foto, një mesazh
  • A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?
  • Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  • Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat

Komentet e Fundit

  1. Arse1234 Se on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit
  2. demo on Përplasja te Parlamenti: Shoqërohen me forcë aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
  3. Një banor I Tiranës on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit
  4. demo on Pas 54 ditësh protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë përplasen përpara Parlamentit
  5. demo on Përplasja te Parlamenti: Shoqërohen me forcë aktivistë dhe një gazetare, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?