Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku: Do hapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Balluku: Do hapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore
EkonomiLajmi i fundit

Balluku: Do hapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Efiçenca e energjisë po kthehet gjithmonë e më shumë në një instrument të rëndësishëm për kursimin e energjisë elektrike, i cili po gjen zbatim jo vetëm në godinat private, biznese apo banesa individuale, por edhe në institucionet shtetërore.

Pas suksesit të thirrjes së parë, në ditët në vijim pritet të rihapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të të gjithë qytetarëve të cilët duan të instalojnë në banesat e tyre panele diellorë për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku e cilëson efiçencën e energjisë si një çelës suksesi për të gjithë. Pjesë e videos janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme në vend të cilët kanë përfituar nga subvencionimi për vendosjen e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit në banesën e tyre.

- Publicitet -

Sipas Ballukut, nga 4 mijë aplikime të bëra në thirrjen e parë janë kualifikuar 2 mijë të tilla, prej të cilave nga nëntori 2022 deri në korrik 2023 janë montuar 1987  njësi .

Ata shprehen se kanë aplikuar online për këtë shërbim menjëherë pas hapjes së thirrjes dhe pasi janë shpallur fitues kanë paguar vetëm 30% të shumës së të gjithë investimit. Vendosja e panelit ka ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin me 20% të vlerës së faturës së tyre mujore.

Ndërkohë, Balluku në mesazhin e saj sqaron se godina ku ndodhet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ndër ndërtesat e para në vend e përfshirë në programin e efiçencës, ku janë instaluar panele diellore të cilat shërbejnë për autoprodhimin e energjisë në këtë institucion, ndërsa programi është shtrirë edhe në godina të tjera publike duke theksuar se nuk mjafton vetëm të kursejmë energji, por na duhet edhe të prodhojmë atë në mënyrë të zgjuar.

“Efiçenca e energjisë, padyshim është një çelës suksesi për të gjithë ne. Ashtu siç bëmë së bashku gjatë krizës energjetike të vitit 2022, e cila erdhi si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, ashtu siç të gjithë së bashku kursyem energjinë, por nuk mjafton vetëm ta kursejmë këtë energji për efiçencën, por na duhet edhe të prodhojmë në mënyrë të zgjuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë në vitin 2022 vendosën të nisnim një program të ri për mbështetjen e të gjithë atyre abonentëve, qytetarëve, që dëshironin të kishin në tarracat e tyre panele diellore për ngrohjen e ujit. Mbi 4 mijë aplikime nga të cilat u kualifikuan 2 mijë. Duke nisur nga Nëntori 2022 deri në Korrik 2023 janë montuar 1987 njësi”, shprehet Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se “efiçenca e energjisë është shumë e rëndësishme. Efiçenca e energjisë mund të kthehet në çelës suksesi për Shqipërinë”.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?