Gjatë një inspektimi në lotin 3 të punimeve të segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se kjo rrugë merr rëndësi të veçantë si pjesë e korridorit të VIII.
Të paktën katër lote të rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë sot në faza të ndryshme të ndërtimit teksa qeveria parashikon që të hapë tenderin për dy lotet e tjera 5 dhe 6 së shpejti.
Kreu i ARRSH konfirmoi se tashmë është dakordësuar pika ku do të përfundojë pjesa e rrugës në territorin Shqiptar dhe ku do ta marrë atë pala maqedonase.
Gjatësia e tunelit është 5.8 kilometra i gjatë thuajse sa tuneli i Llogarasë.
“Ndodhemi sërish në korridorin 8 në segmentin e 3 të Elbasan-Qafë Thanë. Është pikëtakimi i dy segmenteve 2 dhe 3. Kemi nisur punën në segmentin 3 dhe 4 . Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Jemi në një zonë tek Kthesa e Murrashit nga Labinot Fusha në drejtim të Librazhdit. Gjeologjia ka qëlluar e mirë por jemi terren kodrinor dhe nuk kemi komoditetin që kishim në 1-2 që ishte në shtratin e Lumit” – tha Balluku.
Drejtori i ARRSH tha se aktualisht po punohet me OSSH për spostimin e linjave të shpërndarjes për të hapur frontin e punës pasi janë disa prej tyre që ndodhen mbi trupin e rrugës.
Ai nënvizoi se segmenti i dytë i rrugës është 3.2 kilometra me gjerësi 28 metra. Trupi i rrugës ka katër korsi dhe është një rrugë e kategorisë B dhe me shpejtësi 90 kilometra në orë të lejuar por projektuar për 130 km.
Në segmentin e tretë punimet nisën në dhjetor dhe është kryer një volum prej 5.5 për qind e totalit.
“Ndërkohë që po ndërtojmë segmentin 1 dhe 2 të korridorit të 8 që nis nga Elbasani Qafë-Thanë, kështu quhet projekti, do shkojmë në ndarjen e re që kemi dizajnuar dhe dakordësuar me Maqedoninë e Veriut pasi synimi është që të kemi një dalje të re që lidh vendet me një tunel dhe do jemi afër Urës së Bushtricës. Kemi arritur një dakordësi ku do përfundojmë ne dhe ku do ta marrin ata. Kemi një tunel afërsisht me gjatësi 5.8 kilometra, i afrohet atij të Llogarasë dhe mendojmë që është pika më e mirë pasi shkurton 24 km rrugë dhe koston financiare” tha Evis Berberi.
Balluku shtoi se përfitimi në kohë nga ky shkurtim rruge është i madh po të kemi parasysh që kjo rrugë është pjesë e korridorit të 8 dhe do të pasohet me segment nga Elbasani në Lekaj.
“Pra tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës ku kryqëzohet me Korridorin Blu dhe ajo që është e rëndësishme është që ne kemi mundësinë që të kemi një rrjet të plotë që do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Strugë. Mbetet Loti i 5 dhe 6 për të cilët do të shpallim garën shumë shpejt në mënyrë që të mbyllim pjesën nga Labinoti deri në dalje të Librazhdit” tha Balluku.
Loti 3 i Elbasan-Qafë Thanë është një nga ata me angazhim më të madh për shkak të një ure 300 metra të gjatë dhe 32 metra të lartë teksa do të ketë edhe dy tunele një 500 dhe një 300 metra të gjatë.
Gjatë inspektimit theksi u vu tek Bypassi i Elbasanit që lidh tre autostrada: Atë nga Elbasani në Maqedoninë e Veriut, atë Tiranë-Elbasan dhe atë nga Elbasani në Rrogozhinë.
https://www.facebook.com/watch/?v=784096680221796
p.c. / dita

A do te ngrihet mireqenia e popullit me kete tunel?Me naften e Shpiragut e morem vesh qe u ngrit mireqenia.Vazhdo Balluku futjau ne bythe shqiptareve.
Kjo eshte planifikuar qe ne kohen kur Shqiperia u fut ne rrjetin hekurudhor Europian nga Adil Çarçanit. U mbyll Shkoder-Han i Hotit e qe me vone u shit per skrap.
Korridori i Tete ekzistonte. Durres(Vlore) -Rrogozhine-Prrenjas. Duhej vetem nje shpim mali dhe modernizim. Quhet Via Egnatia.
Shkaterrimi i hekurudhes, pse dhe nga kush mund te shpjegoje keto 30 vjet.
Tani po e shpik Balluku.
Korridori i 8 eshte nje emer i madh por nje perfitim i vogel.
Interesin kryesor per kete e ka italia jugore,ne dhe per nja 30 vjet skemi cfar export-importi te rendesishem te bejme me maqedonine.
Rruga qe u be me 2 korsi ishte e mjaftueshme
per lidhjen tone me maqedonine.
Mirmbajtja e hekurudhes rrogozhine pogradec eshte detyrim shteteror se po te ishte per maqedonasit per 2 km nuk e lidhen hekurudhen e tyre me tonen edhe kur hekurudhen e kishim funksionale.
Po te ndodhe qe ata e neglizhojne edhe vazhdimin me tunel aty ku e mbarojme ne pjesen tone ashtu sic nuk lidhen hekurudhen egzistuese me tonen per 2 km per rreth 40 vjet per cfare vlejne gjithe ky investim qe po bejme.
Po te ishte kaq sensitive ata do ta kishin bere lidhjen hekurudhore me kohe dhe ne nuk do ta kishim degraduar hekurudhen tone sepse do te justifikonte shpenzimet dhe do te mirembahej dhe sdo te dilte me humbje.
Pastaj detyrimi yne kombetare nuk eshte te bejme investime qe sdihet kur do te perfundojne,kur do te shlyhen dhe kur do te perfitoje ekonomia.
Ne sot nuk kemi port funksional sepse egzistuesin e Durresit e falem per nje perfitim minimal te ardhshem dhe te riun duhet te gjejme nje borxh shume te madh qe ta ndertojme.
Detyrimi yne shteteror nuk eshte per te lidhur jugun e italise me maqedonine me keto investime marramendese por te zhvillojme e mirembajme e te shlyejme ato qe kemi ndertuar deri me sot ne interes te shtetit tone sepse po qe per interesa te jugut te italise per shqiperi,kosove,maqedoni kjo se zgjidh problemin tone,sepse per malin e zi dhe serbine atyre i vlen porti i tivarit dhe te gjithe portet e kroacise.
Thelbi i problemit eshte qe ne po harxhojme shume per infrastrukturen kombetare me investime pas investimesh edhe pse po na shpopullohen zona te tera nga mungesa e investimeve rajonale dhe lokale te cilat e demotivojne popullsine per te qendruar ne ato zona per te zhvilluar ekonomine dhe bujqesine e ketyre zonave.
Sepse ne fund del problemi qe te marrim borxhe te medha per te shlyer jo investimet por perqindjet e borxheve te medha dhe kur keto rriten shume dhe populli emigron kaq shume vjen falimenti.
Koridori 8 u shit per interesa te Greqise nga Nano,Meta,Berisha. Ne vitin 2020 Koridori 8 duhet te kishte perfunduar fazen e fundit te tij me autostrade,tren elektrik,tubacion gazi e rjetin e transmetimit energjitik e komunikues.Greqia qe u ndje e rezikuar nga Koridori 8, luftoi me te gjitha per te deshtuar kete projekt strategjik amerikan.E realizoi me bastardet shqiptare Meta,Nano,Berisha, ministra dhe deputete nga te dy krahet.Zyrtaret patriote e te ndershem qe punonin per te realizuar kete projekt te madh qe do ta kishte ndryshuar Shqiperine, e bere anetare te BE
i larguan nga puna.Tani pas 25 vitesh fillohet puna .E trishtueshme.Populli nuk mund ta realizoje si e kane penguar per progres lideret e tij tradhetare e bastarde.
Shumë bukur, shpërlau trurin atyre rjepacakve shqipfolsa të Shqiprisë, njerëz pakurizorë, pa fe, pa atdhe shoqëri endemike