Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore kritika qeverisë për PPP-të: S’ka transparencë dhe kontroll, po krijohen detyrime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Banka Botërore kritika qeverisë për PPP-të: S’ka transparencë dhe kontroll, po krijohen detyrime
Ekonomi

Banka Botërore kritika qeverisë për PPP-të: S’ka transparencë dhe kontroll, po krijohen detyrime

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Qeveria ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë sidomos në furnizimin me ujë, transport dhe energji, por përpjekjet e qeverisë për të zgjidhur këto problematike nëpërmjet Partneriteteve Publike-Private duket se do ta ndërlikojë më tej situatën në lëmin e infrastrukturës se sa do ta lehtësojë.

Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në një studim të fundit mbi potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare vunë në dukje se, PPP shpesh nuk kanë qenë zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet infrastrukturore të Shqipërisë.

Niveli i lartë i borxhit publik e ka kufizuar ndjeshëm hapësirën buxhetore për shpenzimet e infrastrukturës. “Ndërsa qeveria është përpjekur të mobilizojë kapitalin privat përmes PPP-ve, përdorimi i tepruar i PPP-ve, në një kontekst transparence të kufizuar dhe mbikëqyrje të dobët ka rezultuar në akumulimin e detyrimeve të rëndësishme kontingjente”, evidentoi Banka.

- Publicitet -

Shumica e PPP-ve janë të angazhuara në projekte të mëdha të energjisë dhe transportit, për të cilat qeveria ka dhënë garanci çmimi ose vëllimi.

Sipas Bankës Botërore shumica e kontratave ekzistuese PPP janë dhënë përmes propozimeve të pakërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj.

Gjatë ristrukturimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vitin 2018, qeveria krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale që rrjedhin nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës, por kësaj njësie ende i mungon kapaciteti për të kryer funksionet  kryesore, vuri në dukje Banka. U miratuan udhëzime të reja në mars 2018 që synojnë të kufizojnë pranimin e ofertave të pakërkuara të PPP-ve, dhe projektbuxheti 2019 përfshinte një listë të PPP-ve të miratuara.

Pavarësisht këtyre përmirësimeve, transparenca në lidhje me përdorimin e PPP-ve mbetet e kufizuar.

Periudha e pas-krizës globale 2008 ngushtoi hapësirën fiskale. Qeveria u kthye gjithnjë e më shumë partneriteteve publike-private (PPP) për plotësuar nevojat e investimeve publike. Por kjo qasje sipas BB, ka rezultuar në krijimin e detyrimeve të mëdha kontingjente jashtë buxhetit.

Që nga viti 2019, numri total i kontratave koncesionare dhe PPP arriti në 224, dhe vlera totale e tyre arriti në 31 për qind të PBB-së. Nga këto, 186 kontrata, me një vlerë në masën 24 për qind të PBB-së, iu dhanë projekteve të sektorit të energjisë. Sektori tjetër më i madh ishte transporti, me vetëm 17 kontrata që përfaqësojnë 4 për qind të PBB-së.

Banka vuri në dukje se, ka një integrim të dobët të PPP në prioritetet e përcaktuara në strategjitë kombëtare. 75 për qind e kontratave PPP të nënshkruara në 2012- 2018 janë dhënë me propozime të pakërkuara.

Analiza thekson se, PPP-të ekzistuese nuk monitorohen sistematikisht dhe informacioni mbi performancën e tyre është shumë i rrallë.

“Gjatë një ristrukturimi 2018, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale të paraqitura nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës. Njësisë ende i mungon kapaciteti i mjaftueshëm për të monitoruar rreziqet e PPP-ve, por ndërkohë numri i kontratave që po jepen nga drejtoria tjetër e Koncesioneve është rritur ndjeshëm që nga viti 2018”, thekson Banka.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 22, 2022 at 8:07 am

    Shakaja e elites globale.

    Reply
  • info analitike says:
    June 22, 2022 at 10:06 am

    Po qy kendesi degjon nga qy vesh apo vazhdon akoma me shpalosjen e sukseseve te PuPuPu-ve.
    Po Mertirit akoma vazhdohet ti paguhen parate per inceneratore imagjinare?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  2. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  5. nastradini on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?