Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Barcelona fitore lamtumirash, Atletiko do vendin e dytë. Espanyol dhe Bare kthehen nga erdhën, rrezikojnë Valencia dhe Celta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Barcelona fitore lamtumirash, Atletiko do vendin e dytë. Espanyol dhe Bare kthehen nga erdhën, rrezikojnë Valencia dhe Celta
AktualitetSport

Barcelona fitore lamtumirash, Atletiko do vendin e dytë. Espanyol dhe Bare kthehen nga erdhën, rrezikojnë Valencia dhe Celta

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Barcelona fitoi thellë 3-0 me Mallorcan në javën e parafundit të La Ligas, e fundit në “Camp Nou” për këtë sezon, teksa stadium mitik i katalanasve do t’u nënshtrohet punimeve që do të zgjatin të paktën një vit. Një mënyrë e mirë për të përshëndetur dy ikona të klubit “blaugrana”, Jordi Alban dhe Sergio Busquets, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Barcelonës me përfundimin e sezonit.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Barcelona e zgjidhi shumë shpejt teksa Ansu Fati realizoi dy gola të shpejtë në minutat 1’ dhe 24’. Në rastin e parë e dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni model, ndërsa në dyfishimin e rezultatit u shërbyer nga Lewandowski. Nga minuta e 14-të, Mallorca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Ndiaye me karton të kuq. Në superioritet numerik, Barcelona e pati të lehtë për ta menaxhuar lojën, madje shënoi edhe një gol të tretë me anë të Gavit në minutën e 70-të. Fiton edhe Atletico e Madridit 2-1 përballë Real Sociedadit.

Antoine Griezmann zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të me një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar. Golin e dytë të “Los Colchoneros” e realizoi Molina në të 73-tën, i asistuar pikërisht nga Griezmann. Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Sorloth shkurtoi diferencën në 2-1, por pa mundur që ta shmangte humbjen. Pavarësisht humbjes, Sociedadi siguron pjesëmarrjen në Champions, pasi Villarreali u mposht 2-1 nga Rayo Vallecano.

Bie matematikisht nga kategoria Espanyoli, pas barazimit 2-2 në fushën e Valencias. Teksa javën e fundit edhe Valencia dhe Celta Vigo luajnë shanset e tyre, por jo vetëm kaq, sepse deri tek vendi i 13-të e poshtë tek i 18-i, janë të rrezikuara të gjitha, mes tyre Cadiz, Almeria, Valladolid, Getafe dhe Almeria.

Java e 37-të

Almeria – Valladolid    0-0

Ath Bilbao – Elche        0-1

Atl. Madrid – Real Sociedad       2-1

Barcelona – Mallorca  3-0

Cadiz CF – Celta Vigo   1-0

Getafe – Osasuna 2-1

Girona – Betis       1-2

Rayo Vallecano – Villarreal 2-1

Valencia – Espanyol     2-2

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?