Nga Bedri Islami
Njeriu që urren më shumë Gazmend Bardhi është pikërisht drejtuesi i tanishëm i opozitës, Berisha. Ai nuk e urren Lulëzim Bashën. Ndoshta e përbuz, por nuk ka ndaj tij atë pezëm, mëri e urrejtje se sa ndaj të parit. As Edi Ramën nuk e urren. Ndoshta e adhuron nga larg, pasi ka arritur atë që ai vet do të kishte dashur të arrinte. Ka qenë një periudhë disa mujore, kur në një qeveri teknike, tepër të përkohshme, ai u bë pjesë e kabinetit qeveritar, të drejtuar nga Rama, duke mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë. Kjo kohë e shkurtër, e përbashkët, megjithëse nuk u takuan kurrë në një mbledhje qeveritare me njëri tjetrin, i tregoi atij se një lider, edhe pse , sipas bindjes së tij, nuk ishte i përshtatshëm për atë post të lartë, mund të vendoste një pushtet autokrat, të fuqishëm, çka është edhe ëndrra e tij. Fakt është se, megjithëse zgjedhjet u humbën rëndshëm, pikërisht nga kjo opozitë, ai vazhdoi të qëndronte edhe disa muaj në postin e ministrit, i lidhur fort pas forcës që i jepte autoriteti i ministrit, edhe i rënduar nga indiferenca, deri në mos ekzistencë e shefit të kabinetit qeveritar.
Prekja e pushtetit e afroi me mendësinë e Ramës dhe e largoi me arbitraritetin në parti të Berishës, që, edhe i larguar, zotëronte gjithçka.
Për Ilir Metën ai ndjen përbuzje, jo thjeshtë se përbuz nivelin e tij intelektual, por mbi të gjitha, ndjenja e supermacisë që shfaqte çifti i atëhershëm Meta, tejkalimi i figurës së tij , Bardhit, si diçka e pa rëndësishme dhe e përkohshme, e bënte të kishte zemërimin përbuzës, kur, për më tepër, mendja mediokre intelektuale e Metës dhe Kryemadhit, bashkuar me makiavelizmin përfitues, e bënë të përcaktohej për një rrugë tjetër pushteti në të ardhmen.
Me Bashën ai i ndau rrugët disa kohë më parë. Megjithëse ky i fundit e bëri “ personalitet”, dhe, mbi të gjitha figurën e dytë të opozitës, duke e joshur me rolin e liderit, dhe, si provë të përgjithshme, e lejoi të ndërtojë struktura gjysmë të armatosura, duke e joshur veten me rolin e ministrit të ardhshëm të Punëve të Brendshme, harresa dhe kthimi i një kundërshtari të Bashës ishte gjëja më pa rëndësi në jetën politike të Bardhit. Ashtu si njeriu kthente dikur një xhaketë të përdorur, ashtu bëri edhe ai. Në çastin që i ktheu krahët, e harroi.
Ndërlidhjet me Berishën janë më të gjëra se kaq. Kanë kaluar nga çastet e adhurimit, jo më kot fotografia e Berishës ishte e varur në faqen kryesore të dhomës së pritjes së familjes Bardhi, deri tek mëria dhe furtuna politike kundër tij.
Foto e Berishës në familjen Bardhi më kujtonte ndonjë nga familjet e ndjekura politikisht në kohën e komunizmit, të cilat, nga halli, droja dhe përndjekja vinin në ballin e shtëpisë foton e Enver Hoxhës.
Periudha e ndarjes mes Bardhit dhe Berishës ishte e shkurtër, por ndoshta më dramatikja në historinë e opozitës. Një kohë e habitshme, ku vlerat e karakterit , të cilat mund të ishin thelbësore, u bënë të pa rëndësishme.
Dy palët mprihnin thikat. Nga njëra anë, mprehësi kryesor ishte Bardhi, që në fakt ishte nxitësi kryesor i lëçitjes së Berishës, të cilin nuk e thërriste më në emrin e tij, por thjeshtë si “ babai i Zenit”, duke nënkuptuar shumë më tepër se sa një sinonim, e nga ana tjetër, disa pak besnikë të Berishës, të cilët, ose nga lojaliteti, forca e karakterit apo nuk kishin ku të shkonin ndryshe, e morën seriozisht përplasjen. Ndonjërit Bardhi i përmendi bandat , me të cilat ishte i lidhur, pastaj vilat në bregdet, linjat mafioze që kishte krijuar, të tjerët i përcolli me ironinë e tij lakmitare, por, ajo që mendohej se do të ishte një përplasje fjalësh, pikërisht nga mendimi i Bardhit, që kishte shijuar pushtetin, por nuk kishte qenë i kënaqur, nga fjalët u kalua në hunj, gaz lotsjellës, shkallë ngjitje në muret e godinës së opozitës, të cilën bardhi dhe pasuesit e tij, në heshtjen e Bashës e kishin kthyer në një kështjellë.
Pasi i la disa orë të kënaqeshin me rrahjet dhe malmët, Edi Rama dërgoi forcat speciale dhe i ndau. Komedia që ishte kthyer në dramë, do të mund të ishte kthyer në tragjedi, por u ndal aty dhe forcat u tërhoqën për të rimarrë veten.
Bardhi e kuptoi se koha e tij nuk kishte ardhur ende. Për sa kohë përballë tij do të ishte Berisha, ai e mori vesh se do të ishte një figurë e përkohshme politike, që mund të kthehej në asgjë, sipas dëshirës apo vullnetit të liderit të fortë, Berisha. Zëri i dobët, nganjëherë të kujton fëmijët e llastuar, ironia nga zori, dështimi për të treguar se ishte një njeri i fortë, duke flakur xhaketën në ndenjëset e parlamentit dhe përveshur mëngët, çka ishte komedi në vete , tërheqja kur e ndjen se mund të përsëritet rasti Salianji, të gjitha këto do të ishin të pa mjaftueshme ndaj kujtesës së Berishës. Ky i fundit nuk e harron kurë atë që ka ndodhur dhe ka një kujtesë të mrekullueshme. Figura politike shumë më të rëndësishme se sa incidenti Bardhi janë flakur nga politike, pikërisht nga kujtesa e Berishës, që nuk ua kishte falur rebelimin, i cili kishte qenë shumë më i pakët se tërbimi i Bardhit në periudhën e ndarjes.
Në ditët e fundit Gazmend Bardhi ishte në ankth. Megjithëse për shkak të një kompromisi të sajuar ai ishte bërë shefi i Grupit parlamentar të opozitës dhe nënkryetar i Berishës, përsëri e dinte se hartimi i listave për deputetë ishte në ekskluzivet e Berishës. Bardhi ishte kthyer në gjirin e shefit të Foltores përmes një teorie asgjësuese si mashtrim i vetvetes, “ bashkim në diversitet”, që , si jorgan i çastit të fundit nuk mbulonte dot këmbët e dala jashtë jorganit të opozitës, përsëri nuk e dinte nëse shefi do e vendoste në listat e mbyllura, apo do e linte në provën e zjarrit, në listat e hapura. Mendimi i përhapur se, në krye të listës së qarkut të Fierit do të ishte i burgosuri Ilir Meta, në fakt njeriu më besnik i Berishës, e trembi Gazmend Bardhin, pasi e dinte se, vendosja e emrit të tij në listët e hapura ishte sinjali i Berishës për ta lënë jashtë parlamentit. U qetësua kur Meta u tërhoq nga listat e mbyllura dhe u ndje rehat kur u vendos në krye të listës së mbyllur të qarkut të Fierit, duke qenë përsëri në provën e jetës së tij. Deri asaj dite gjithçka ka fituar pa asnjë mund, më shumë i përkëdhelur, se sa i merituar. 11 maji do të jetë prova e tij.
Bardhi e urren Berishën dhe një grup besnikësh rreth tij për gjithçka ai mendon si i përket vetëm atij. Është përplasja e njohur jo thjeshtë mes dy brezave apo dy mendësive, por mes njërit që synon të jetë si tjetri, dhe tjetrit që dyshon për gjithçka tek ai. Bardhi e ka të fituar bindjen se vendi i liderit është i tij, koha kur Berisha ishte në arrest shtëpiak i solli joshjen e pushtetit brenda opozitës, solli synimin për të qenë ai dhe vetëm ai figura numër Një e pozitës dhe u hidhërua kur Berisha doli serish në foltoren e parlamentit.
Bardhi nuk ka ndryshim në mentalitetin e Berishës. Thjeshtë nuk është i fortë si ai. Nuk ka ndryshim në botëkuptimin e një gjenerate tjetër.
E adhuron botëkuptimin e Berishës, duke e urryer atë. Mund të jetë i gatshëm të falë shumë gjëra, por që, edhe pse i shpallur “ non grata” nga dy shtetet e mëdha anglo – saksone , i mundi në fushën e tyre, i dëboi nga godina që e kishin fortifikuar, i përgjunji dhe i detyroi të ktheheshin bisht shalas, të përbetoheshin për besnikëri, duke qenë të gatshëm t ngulnin thikën, këtë ai nuk ia fal kurrë.
Provat që bëri disa herë për të qenë në publik njeriu që ka mendim ndryshe, që mund të formësohet disi si i veçantë, i dështuan, pasi, as nuk është i veçantë dhe as nuk është ndryshe.
Ankthi i fundit i vendit të tij në listat zgjedhore ishte pika që mbushi kupën. Tani pret fundin e fushatës, përfundimin e zgjedhjeve, që e di se janë të humbura, për të pasur revanshin e tij.
Mirëpo përsëri do të jetë i gabuar. Thellësisht. Këtë e di, dhe kjo e shton urrejtjen ndaj tij. Sidomos që përballë do të ketë figura të cilat as nuk i konsideron dhe që, me gjithë qejf do i kishte flakur nga partia. Vetëm mendimi se do i nënshtrohet shumicës, që është zgjedhur me dorë nga Berisha dhe të cilët mund ta dërmojnë pa asnjë shqetësim, e bën edhe më të thellë urrejtjen ndaj Berishës.
Dora që nuk kafshohet, puthet, është një thënie e hershme, që i shkon më së shumti për shtat rastit Bardhi.
Ai nuk e kafshon dot tani dorën e Berishës, por e puth me përkulje, duke menduar çastin e kafshimit.
Kështu do të ndodhë.
Në fakt, të gjithë e dinë se do të ketë një përplasje tjetër, por zhurma e saj do të jetë e kotë. Si e gjithë atyre që humbasin.
Eeee! Keta nuk fitojne.Forca te reja Opozitare,Bashkohuni! Te formojme Frontin e Trete.Ju jeni Shpetimi.12 Maji do t`ju kurorezoje ne Parlament.Keta do tju lepijne bythen per te formuar qeverine!Mos fusni ne lista delenxhij,hajdute,te korruptuar,skicofrene,mehallomane.Me mire te pa shkolle e te ndershem,,Mos paraqisni diploma falco,4 klas sikur te kini Ato shenoni,.Se nje mut jane te gjithe.Edhe ata me 7 diploma,me 7 doktoratura ,aq kane ,4 klase .Harrojeni parlamentin e pare me koka shkence,Emin Musliu,Gramoz Pashko,Neritan Ceka,Aleksander Meksi,Arben Demeti,Prec Zogaj,etj.etj.Nuk vjen me ky brume ne Politike.Keta i shkeli me kembe bisha vucidollitMbi kufomat e tyre ndertoi pushtetin e horrave.,,
E kemi thene dhe ne nje koment me pare qe Bedrislami eshte bere si Shoku Robi te filmi “Kapedani” ku heroi kryesor , nga nje luftetar me nam u katandis qe bente llac nen komanden e grave.
..Raporti Berish-Bardhi eshte nje miligram ne tonelatet e Raportit Berishe-Beleri…per kete te fundit nuk e kuptoj pse Beleri kaloi Filtrin e Dekriminalizmit ne votimet e Himares nen mjekrren e Rames…nen shalet e Kimetes xha Bidos nen vetull ngrysurin Qelibashi..qe gruaja e te cilet ishte dhe motra e Fatmir Mediut por dhe personi femer qe u gjet brenda ne makinen e Olldashit fakt qe u fsheh nga media ,nga drejtesia ,nga paneli dipllomatik,policia si dhe nga dyshja Rama Berisha qe dukeshin te kenaqur me kete fatkeqesi aq sa nuk i bene dhe autopsine…ect Biles ne vendngjarje te “dasmes” se Olldashit kishin mbrritur me kohe Xeni me Mulin..qe “ndihmuan” policine me “sinqeritetin” e tyre….Lere molekulen Bardhi o Bedri dhe merru me tonelatat e Belerit…nese ke kellqe..
Bedriu ka frike mos i leshohet intelektuhalja me diarrene e tij po i preku dashnorin, Belerin.
Nuk ja vlen te shkruash gjithe kete tablo synoptike, politike-psikologjike-fylozofike per maredheniet e pasigurta Berisha Bardhi,qe jane ca te mbaruar.Berisha do vdesi maje dritares,ky tjetri si qen rrugesh do beje gam gam.Se keta te dy nuk jane Trumpi me Muskun,o Bedri!
Trapi i vjen anash Doktor Rrumpalles. Po fati i botes eshte qe Doktor Rrumpalla ka lindur ne nje vend te vogel e rrembythje si Shqiperia
O Bedri, qe ti je nje komunist i ndyre kjo dallohet lehte por je nje sgpifarak qe per ti sherbyer Rames qe te ushqen nuk le metode pa perdorur qe te fusesh perçarje ne PD, Ju kemi provuar te pakten nja 70 vjet qe si i thone nje fjale e vjeter , doren ne qafe e gishtin ne b…
Më vjen shumë keq që disa komentues merren me..e lagu..se lagu B.Islami për dyshen e degjeneruar të PD,kur në fakt duhet të argumentohet pse nuk u arrestua GAZI/ZIU që organizoi vrasjen e Dr.Xhuvanit në Elbasan në 2021,Prej Tropojanit Papleka i nxjerr nga furgoni Bardhëziut,kur vet Saliu e denoncoi pasi Gazi po dridhje BYTHËN për të shkuar te Luli 7×7=42.
Si heshti drejtësia kur doli haptë se PD kishte organizuar bandën e armatosur(Shtet brënda Shtetit) gjoja për mbrojtjen e VOTAVE.e paprecedent në rruzullin toksor..!!
Medjet e vetme që kan mbetur të paanëshme(REP.TV,DITA,TAMA)Duhet të japin ALARMIN,pasi si ka mundësi që SALIU kandidon veten duke kën në ndjekje penale për shumë afera korruptive,ILIR METËN E ARRESTUAR,FATMIR MEDIUN NË NDJEKJE PENALE,GJIN GJONIN E KORRUPTUAR QË JU SHMANG VETINGUT,MULI,VOKSHI,DOGJANI,KËRRIÇI..etj për Korrupsion e fallcifikim dekumentash..!?
A është kjo karshillëk ndaj drejtësisë që ARRESTON,THËRRET PËR HETIM DHE ZVARRIT DOSJET ME VITE pa u gjykuar !?
A duhet edhe PS të vendosi në listë për kandidim VELIAJ,BEQEN,etj të arrestuar e të padënuar.?
Fund marrzive Berishiste fatkeqsi Kombëtare Shqipëri-Kosovë.!
Ne allvanine e taqit te micos sdi kujt ti japesh voten.edvini gropos shoket tij i fut ne burg,shiko lali Erin,salija po dihet kush eshte,lulashi shtate per shtate 42,like defeteri me qypyn me verdhushka,atehere i bihe te votoj per gjicin safetin,apo intellettualin,apo goren o garon
Bedri, bej nje ditar per breket e Ajoles, dhe inatciun Dado.
Po munde, fut pak dhe incineratoret qe nuk duken gjekundi, dhe paret qe paguhen per to.
Lere Bardhin dhe Berishen, se nuk i interesojne askujt, pervec teje dhe Ramutit
Bedriu nuk IA ka pare brekt Arioles, NUK merret me brekt e grave, si ti, apo Biri i kurve qe 14 vjece. Le te merret KY, si deri me sot me breket, sutjenat dhe fustanet e grave. E ka trashegim nga mami. Le te merret edhe me inceleratorin e Erionit se do ia gjeje ku e ka nen pantallona. Ndihmoj dhe ti se, ndoshta te nevoje te ngresh temperature e gazbardheshes tende.
Do ishte mirë qe Bedriu te jepte nje mendim pasi eshte figure kryesore ne clirimin e Kosoves ne lidhje me deklaraten ogur zeze te amerikano-sllovakut DT Jr qe tha se Kosova u gjysem clirua si pasoje e skandalit seksual Klinton-Lewinski…Kam pershtypjen se ka usa-tallare ne USA qe nxjerrin ndonje si puna e Trampit Vogel per te matur pulsin…qe per turpin e shqiptareve belbezojne se kujtojne se jane “popolo ma proamerikan dhe Trampi do i japi embelsira lacipitja”…Jo vetem kaq por Bedriut i kujtohet kercenimi i Berishes se do varte ne litar Thacin me Ramen se do kembenin territoret me Vucicin….Pra Berisha i Aldrinp qe do varte dhe Hysen Shoshorin kur ishte komunist ne 1976 do varte ne shtylle Thacin…ky njeri qe furnizoi kucedren serbe ne 1993-1996 me karburant dhe armatim special…Nuk e ndegjuam Bedriun te thote nje fjale per babain e ndjere te Thacit qe eshte PIKANTE por merret me 2 bastardet 2B te Demonkratike..pse i katandiset komandantet e UCK si terrorista me keq se Bin Ladeni ?
Bedriu po mundohet ta kaloje dhimbjen e madhe shpirterore qe ka ndjere thelle ne zemren “majtas” nga arrestimi i nje hajduti si Velia qe ka rras duart ne xhepat e te gjitheve, duke u marre me Gaz Bardhin qe nuk i ka vjedhur asgje askujt.
i nderuar “nje qytetar”
Deri tani nuk eshte gjykuar Veliaj nese eshte hajdut apo jo dhe mos u nxito…edhe ky Baz Gardhi edhe nese nuk ka vjedhur,nuk heq dot nga fytyra masken e nje palacoje…Tani nese krahesojme te tjere qe kane rras duart ne xhepat e te gjitheve ne krye te klasifikimit eshte Xen Berisha qe ka fut duart ne armatimin shqiptar qe kapte shifrat mbi 30 miljard dollare me cmime minimale,,,kurse i dyti eshte Lyl Basha ne rrugen e kombit qe vjedhjet kane shkuar mbi 1 miljard dollare…Spaku qe dukshem eshte Shark-ija Argites nese denon Veline per harabela dhe mbyll syte para miljardave te Sali Bash Xen Berishajve atehere faji apo krimi eshte i Rames qe mburret me Spakun qe ja ka dhene Shpaten..qe ne fakt eshte brisku qe Spak po ja rruan hallatet Berishales dhe ne kete pike ke te drejte .Aferim !