Nga Ergys Mërtiri
Faqja në FB e autorit
Inferioriteti intelektual e kulturor shprehet më fuqishëm se kudo në etjen e provincialit për pushtet. Njeriu i vogel nuk e gjen vetëpërmbushjen tek dinjiteti, njerëzillëku, aftësitë profesionale, por tek poset dhe ofiqet, me të cilat ai mund të mbushë boshllëkun e qenies së vet të pa vlerë.
Tek pushteti ai gjen të vetmin mjet për të shpëtuar prej vogëlsisë së vet dhe, sapo e fiton atë, ai nxiton ta përdorë për të kënaqur egon duke bërë keq, e madje edhe duke u krenuar me fuqinë për të bërë keq. Nuk ka gjë më tragjikomike sesa shpërfaqja e ekzaltimit të brendshëm të provincialit teksa ka arritur “majat” nq betejat e tij për ofiqe.
Kapërdisja e kollarisur pas kolltukëve të zyrave apo sediljeve të makinave, kredhja pas lezeteve dhe privilegjeve që të jep posti, përfshirë këtu edhe sekretaret apo varteset, të cilat nuk do t’ua kishin hedhur qurret në asnjë rrethanë tjetër, është spektakli më trazues për stomakun e cdo njeriu normal që gëzon shëndet e distancë sanitare nga këto lloj dukurish. Por kjo është gjithashtu edhe ndër shfaqjet më argëtuese për të kuptuar sesi uni ngatërrohet me këmbët e veta dhe ekspozon kaq çiltërsisht budallakinë e vet ekzistenciale.
Gjithcka që e ngop barkun e njeriut të zbrazur nga kapacitetet humane është mundësia për të urdhëruar njerëz, sa më shumë njerëz. Dikush i kërkoi njëherë Esat Pashës ta ndihmoje per t’ia dërguar djalin me studime në Stamboll për inxhinieri dhe Pashai, i gatshëm ta ndihmojë, i thotë se: C’të duhet të bësh gjithë atë shkollë për të pasur vetëm 5 vetë nën urdhra, ndërkohë që mund të bësh shkollë ushtarake dhe të urdhërosh 200 vetë. Pra, vlera e shkollës, madje edhe e vetë burrit, matet me numrin e njerëzve qe ka nën urdhra.
Burri e merr vlerën nga rrethanat që të japin në dorë mundësinë për të pasur njerëz poshtë vetes. Urdhri është objekti i krenarisë dhe vetëpërmbushjes, me të cilin burri i jep kuptim banalitetit, zbraztisë, dhe paaftësisë së vet për të njohur e kuptuar kapacitetin njerëzor për dinjitet.
Urdhri për të, nuk është thjeshtë një tager administrativ, nëpërmjet të cilit drejtuesi i një dikasteri angazhon njerëzit me të cilët punon, për të realizuar disa objektiva që ia ngarkon ligji. Jo, urdhri, për të, është shprehje e pozicionit te tij superior në hierarkinë e specieve të përdhunuara mendërisht në xhunglën e botës së tyre të degraduar nga interesat, epshet, zvarritjet apo komplekset primitive.
Dhe në shumicën e rasteve, postet, pozicionet e larta në hierarkinë e karrierës profesionale e politike arrihen me marifete të lloj-llojshme ku njeriu e zhgërryen dinjitetin në baltën e mashtrimit, servilizmit, hipokrizisë, fëlliqësisë, vetëm e vetëm të arrijë të ketë pushtet, me të cilin mund të krekoset e vetë-erektohet i vetëkënaqur.
Kompleksi i frikshëm i njeriut të vogël është si e si të ndjehet i rëndësishëm dhe për këtë është gati të shkelë mbi vetveten dhe gjithcka njerëzore.
Kaq mjafton për t’i bërë keq vetes.
—-
Titulli është i redaksisë
Analizë e thellë e disa tipareve qe shfaqen tek njerëzit që janë të përqendruar të duken të fuqishëm e të arrijnë të maksimizimin e interesit personal.
Ato nuk janë në gjëndje të gëzojnë aspekte që lidhen me krijimtarinë intelektuale në se nuk lidhen direkt me anen materiale.
Po ashtu kanë veshtiresi të diskutojnë e të bindin një individ që mendon ndryshe dhe i referohen dogmave, e mund të kalojnë ne ofendime e mjete të tjera.
O Edi Rama! Kane arrestuar Milan Radoicicin ne Serbiiiii!
Edhe Serbia u dorzua para policise Albin Kurtit.Ke mbetur ti Kryeministri me i mire i Serbise,te therresesh forcat e NATO ne Veri.
Shko vete njehere ne Mitrovice,te inkurajosh serbet,se jane dhjere ne breke.
Kishte stervit nje qen ujk policia Kosoves,qe nuhaste tradhetaret,.Do ti shqyeje brekushet.
Histori e vjeter njerzore. E rendesishme eshte te gjendet mekanizmi i duhur per te frenuar pasojat qe sjedhin keta njerez. Gjer tani nuk ka.
Ngjan si kushtrim ndaj “ethemërve” delikuentë, sahanlëpirës të paskrupullt të pushtetmbajtësit të radhës, të cilët edhe pse koklakra provincialë, gjytyryma pa dinjitet, arrijnë deri aty sa nga njëra anë t’i poshtërohen tutorit deri në vetmohim, e nga ana tjetër tu japin mend e urdhra kryemisrit, spakut, e bile-bile dhe dash-it pertej atllantikut. Kulmi i pafytyrësisë! Ajo më tragjikomikja është se në vend që portali i ditëzinjve të gjejë mekanizma për të parandaluar efektin negativ apo domino që sjell bërja publike e qurravitjes së hapur të ethemërve, ajo nuk resht së ushtruari në mënyrë selektive censurën ndaj komenteve të padëshiruara. Një si bicim ethemllëku dhe ky marifet.
Sakte fare Mertiri ” Postet e larta ne hierarkine e karrieres politike arrihen me marifete te shumellojshme”
Ja nje shembull – Spiropalja u shkarkua personalisht nga Sulltani per pa aftesi si ish Drejtoreshe Doganash, por kur Spiropalja doli e sokelliu “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21” mu aty mes sheshit qe mba emrin e Heroit Kombetar, edhe Sulltani menjehere ja ngjiti ato, shkallet e karrieres saj deri aty te shiltja e tij…
Mendoj se Esatizmi ka pushtuar gjithe shoqerine shqiptare(te majte,te djathte,administrate e kudo),te votosh Salehun&Like floririn rreth 520000 vota ne ditet e soteme duhet te ulerrish me injorancen masive te ketij populli dhe si rrjedhim jemi ketu ne absurditet te Big -bradher apo Luis Ejllat,ku Stresat japin leksione intelektualizmi….çfare zbrazerire.
Ore se mos e keni gje llafin per pushtetin e Rames kur i thoni keto? Se ne keto 10 vite te udheheqjes largpamese te Timonierit te tera postet jane shperndare vetem me kriterin e Meritokracise, e mbi te gjitha jane vetem 10 vjet, nuk jane bere akoma 47 aq sa na u deshen per te vajtur ne ate Socializmin fitimtar.
CNDRYSHIM KA SOT KUQ E BLU
TE TERE NJE FECKE KANE
PER MILETIN NUK PJERDH KUSH
ME GJITHE LECKA PO E HANE
Per te kuptuar cfare shkruan Ergys Mertiri duhet pare historia jone e larget! Nuk eshte hamza kastrioti i pari tradhetar Shqiptar! Qe ne kohen e Alexandrit te Madh, te Romes, te Konstadinopojes, te Sulltaneve, te Serbise dhe Greqise se Ruseve dhe Europes ka patur tradhetare! Tradhetia u kthye ne sistem u be nje vend i nderuar nder Shqiptar! TRadhetia u kthye ne profesion! Saliu u be President dhe K/minister sepse ishte spiun i disa shteteve kunder Shqiperise! Edhe tani eshte po i tille me nje kult tradhetaresh!
Ajo qe shkruan Ergys Mertiri eshte krejt e qarte ne te tashmen qeverisese ku emertimet ne poste kryhen vetem me baze perkushtimin per te vjedhur ne favor te pushtetit.
Arben Ahmetaj me profesion mesues gjuhe angleze u emerua Minister Ekonomie e me pas zv. Kryeminister ne baze te pikerisht ketij kriteri.
@Ethemllëku mba gojën ! Prapashtesa “llëku” është turke. Do ishte më mirë të ishte Ethemizmi, ka më tepër dritë.
Ethemlleku… Brilante!