Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Barokqeveri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Barokqeveri
Kendi i Kryeredaktorit

Barokqeveri

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Mbledhja e përbashkët e qeverive italiane dhe shqiptare do mbahet në Vilën Pamphili, ku mes pasqyrave të florinjta dhe kopshtijeve rokoko do merren vendime për emigrantët afrikanë dhe ish-emigrantët pensionistë

Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet aristokratike që shtrihen sa një lagje e tërë. Dikur ishte rezidenca e familjes Pamphili, që la gjurmë në historinë papnore; sot është skena e preferuar e qeverive për t’u takuar mes gurëve të lashtë dhe kamerave 4K.

- Publicitet -

Aty ku dikur flitej për shpëtimin e shpirtit, sot flitet për fondet e BE-së dhe marrëveshjet e migracionit. Nuk mungon sigurisht ceremoniali barok: kolona, mozaikë, trëndafila që u bëjnë sfond fjalimeve për bashkëpunim të ndërsjellë.

Pikërisht këtu, në këtë amfiteatër luksi, do të takohen qeveria shqiptare dhe ajo italiane. Do të jetë mbledhja e parë mes dy qeverive; edhe më bukurania padyshim. Një shenjë miqësie mes popujve? Sigurisht. Por edhe një kujtesë se politika moderne e do shumë skenografinë.

Italia e Melonit dhe Shqipëria e Ramës e kuptojnë njësoj rëndësinë e imazhit. Pamja, ndriçimi, tapetet dhe “kuadri historik” peshojnë po aq, ndoshta më shumë, se vetë përmbajtja.

Andaj, jo vetëm Italia, që shpiku barokun, po edhe Shqipëria e vogël, vjen me të njëjtën drithërimë përballë pasqyrave të veshura me ar të vilës Pamphili. As qeverisë së saj nuk i mungon dashuria për luksin dhe koreografitë.

Kushedi sa udhëzime të detajuara me ton të tendosur po shpërndahen në telefonat ministralë për pamjen. Kostumet, grimi, pozat duhet të jenë perfekt të koordinuara me llambadarët dhe freskot e vilës Pamphili. Çfarë ndjesie e thellë të bëhesh i bukur për historinë!

Të gjitha këto plus titujt e mëpasëm në media do ta bëjnë këtë moment të madh, serioz dhe imponues.

Dikush mund të thotë që do ishte mirë që në kohët e sotme, kaq të vështira dhe sfiduese për popujt, qeveritë të bëjnë më pak shpenzime për luksin teatral e më shumë politikë që u shërben njerëzve; që vendi i takimit apo pamja e dekorit të jenë më modeste; etj etj

Baah! Këto janë broçkulla baroke!

Nesër ministrat do të kalojnë të freskët e të parfumosur përmes aeroportit të Rinasit, drejt vilës së trëndafilave rokoko. Do kalojnë pikërisht aty ku një ditë më parë u derdh gjak. Një tjetër vrasje, këtë herë në portën hyrëse të vendit, si për t’u kujtuar atyre që siguria është barok vetëm në fjalime, ndërsa në terren, skena është më shumë gotike.

Por mos u shqetësoni. Për momentin asgjë nuk i pengon fluturimet mbi re luksi. Dhe mbi realitetin.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Parlamenti si stall lopesh says:
    November 12, 2025 at 9:19 am

    Po Zeqinen do ta marrin me vête e turp i zotit

    Reply
  • TROÇ says:
    November 12, 2025 at 10:08 am

    “Pamja, ndriçimi, tapetet dhe “kuadri historik” peshojnë po aq, ndoshta më shumë, se vetë përmbajtja.”
    PROBLEMI nis aty ku vlera e kostumit e kalon vleren e atij qe e vesh.

    Reply
  • Komentuesi says:
    November 12, 2025 at 11:19 am

    Aty ku baroku dhe cinizmi takohen

    Politika moderne është bërë teatër i imazhit, dhe se takime si ai mes Ramës dhe Melonit janë po aq ngjarje diplomatike sa edhe skenike, ku gjithçka, nga vendndodhja baroke te kostumet e ministrave, kanë po aq rëndësi sa vetë përmbajtja e diskutimeve.
    Në planin simbolik, zgjedhja e Villa Doria Pamphili për një takim Shqipëri–Itali nxjerr në pah hipokrizinë e pushtetit të dy palëve. Bashkëpunimi mes dy qeverive po shoqërohet nga një performancë estetike e llogaritur mirë, ku imazhi i rendit, bashkëpunimit dhe respektit mbulon sfondin e dhimbshëm të realitetit , pra emigracionin, vrasjet, pasigurinë dhe pabarazinë.
    Marrëveshja e mëparshme Rama–Meloni për kampin e refugjatëve në Gjadër u prezantua fillimisht si simbol i “bashkëpunimit strategjik” mes Italisë dhe Shqipërisë, por përfundoi duke u bërë shembull i një politike që dështoi si në përmbajtje, ashtu edhe në perceptim publik.
    Nga ana ligjore dhe morale, projekti u pa si problematik , i paqartë në bazë juridike dhe në kufi me standardet e të drejtave të njeriut. Nga ana politike, dështimi tregon se retorika e imazhit nuk mjafton pa transparencë dhe realizueshmëri konkrete.
    Në fund, historia e Gjadrit mbeti si metaforë: një skenë e ndërtuar për t’u dukur moderne dhe humane, që u rrëzua sapo doli se nuk kishte themele solide as në ligj, as në realitet.

    Reply
  • Skypion says:
    November 12, 2025 at 12:44 pm

    Meloni akuzohet ne Itali si fashiste. Keshtu e konsiderojne kundershtaret e saj politike, te MAJTET italiane. Edi Rama eshte kryetari i PS-se apo partise komuniste emer-nderruar dy here.
    Kur Edi Rama beri marreveshje me Melonin, te majtet italiane propozuan qe ta perjashtonin Partine Socialiste te Shqiperise nga organizata eurosocialiste. Per ata eshte e papranueshme nje marredhenie kaq e ngushte e nje socialisti me nje fashiste a neo-fashiste sikunder e konsiderojne Melonin.
    Ne Shqiperi, perkundrazi, te gjithe socialistet NJEZERI e pershendeten kete marrdhenie te ngrohte te kryetarit te tyre me neo-fashisten italiane; kurse te gjithe mediat e majta ose e mbeshteten me brohorime ose, ne rastin me te mire, heshten per kete turp.
    Kete perversitet politik, nuk se e shpiku Rama, megjithese shume gjera te turpshme ka shpikur ky qe kur hyri ne politike. Ky perversitet e ka zanafillen, qe ne themelimin e kesaj partie. Eshte fakt i njohur tashme, qe shume anetare te Partise Fashiste ( dega Shqiptare), gjate luftes u konvertuan ne komuniste; nuk se ishte edhe aq e panatyrshme, meqe partia fashiste ishte nje parti socialiste e konvertuar ne vitet njezet.
    Kritikat e “shendosha” qe i behen regjimit socialist nga ndoca analiste te majte, jo vetem qe jane pavlere, por jane ne vazhden e atyre kritikave te dikurshme te kohes se diktatures, te orientuara nga lart; qe jo vetem nuk i benin gje sistemit, perkundrazi e jepnin atij njefare legjitimimi moral, pikerisht pse ishin “te shendosha”…

    Reply
  • katarakti says:
    November 12, 2025 at 2:04 pm

    Rama nuk ka ideologji. Dhe as shtyllë kurrizore. ai është i majtë me të majtët dhe i djathtë me të djathtët. Mik me kryeministrin socialist të Spanjës, Sançes, mik me ish kryeministrin e Portugalisë dhe sot kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, .Antonio Kosta, mik me ish kryeministrin e djathtë britanik Xhohnson, mik me Melonin ettj etj. Në fakt ai është edhe më i djathtë se PD-ja dhe Berisha. Pra ai i zë të gjitha kutitë e shahut dhe nuk i lë hapësirë kundërshtarit. Dhe ndofta kjo është diçka e mirë për një vend të vogël dhe të parëndësishëm si Shqipëria.

    Reply
    • TIRONA says:
      November 12, 2025 at 2:42 pm

      BEST COMENT !!

      Reply
  • kamber faruku says:
    November 12, 2025 at 2:37 pm

    Kërkohet të bëhet pis një takim i shumëpritur!

    Reply
    • Emigranti says:
      November 12, 2025 at 2:45 pm

      Nuk e bën “pis” askush një takim – ai bën pis veten.

      Kur politika zgjedh luksin për t’u ulur në tryezë, ndërsa njerëzit përballen me varfërinë, mjafton fotografia për të folur vetë.

      Reply
  • emigrant says:
    November 12, 2025 at 2:43 pm

    Njesoj si te fortet e krimit qe duan te bien në sy me vila luksi e makina luksi nje mendje kane dhe keta te politikes, duan te bien ne sy.

    I bejne karshillek popullit te.gjore te dyja palet

    Reply
  • Remo says:
    November 12, 2025 at 2:46 pm

    Katarakt, Rama nuk ka ideologji, as shtylle kurrizore, eshte palloshi tipik ashtu sic e quajti edhe zevendsja e tij. N.q.s Berisha dhe sekti i tij, perfaqesojne rrymen anarkiste ose me sakte talebane (keshtu e nisen ne vitet 90-te, jo vetem me shkaterrimin total, por edhe me antaresimin ne konferencen islamike), dhe ashtu vazhduan edhe gjate mandatit 8-vjecar, nis e bitis, vidh e vrit .. Rama, perfaqeson te djathten e vertete, punon per nje grusht njerzish, narcist e fashist i deklaruar, dhe votat, i merr nga elektorati qe e quan veten te majte. Per Ramen, jane thjeshte Cyryke te dobishem, dhe as qe ia ndien fare. Rama i refleksioneve, eshte ne te njejten kohe, edhe Otoman, hazerxhevapi i Erdogenit, i dashuruar marrezisht pas sulltanit dhe Kalifeve te botes arabe, por qe, asnje te mire nuk i ka sjellur vendit. Keta shkerdhata, s’kane bere njehere te vetme, zgjedhje te ndershme brenda partire te tyre. Te pakten PS-ja qe la Nano, ishte parti e hapur, e reformuar, me struktura qe funksiononin edhe nen terrorin e Saliut, kishte fryme liberale
    sepse kishte Intelektuale .e mori Makiaveli, nuk ka me kembe socialisti, eshte i gjithe ekipi qe Rama kishte dikur ne bashki, gjithe ata sorosistet e levizjes Mjaft te karakurves Veliaj dhe gjithe llumi i Saliut qe ka mbledhur Rama nga PD dhe LSI, qe sapo t’i bjere kupola, do behet lesh e li…Vetem per gje te mire, mos na e shisni kete ndyresire!

    Reply
  • dibran says:
    November 12, 2025 at 2:49 pm

    Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim që mund të zbulojë një nga faqet më të errëta të historisë europiane pas Luftës së Dytë Botërore: dyshohet se disa turistë të pasur italianë kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, sipas një raportimi të Daily Mail, që citon burime italiane dhe spanjolle.

    Sipas të dhënave të para të hetimit, disa shtetas italianë me lidhje në qarqe të së djathtës ekstreme udhëtonin nga Trieste drejt Beogradit me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bashkuar për fundjavë me forcat serbe të Bosnjës që mbanin kryeqytetin boshnjak nën rrethim. Ata dyshohet se paguanin deri në 90 mijë dollarë për të qëlluar mbi civilë të paarmatosur nga kodrat përreth qytetit, ndërsa ushtarët serbë ofronin armët dhe “guidat” e krimit.

    Burime të hetimit flasin për regjistra pagesash, dëshmi të ish-mercenarëve dhe fotografi të gjetura në arkiva private, që po shqyrtohen nga prokuroria. Gjurmët e parave lidhen me disa ish-aktivistë neofashistë dhe sipërmarrës italianë, të cilët në atë kohë kishin lidhje me grupe paramilitare serbe.

    KJO ËSHTË PARTIA E MELONIT, MOTRES SE PALLOSHIT

    Reply
    • viola says:
      November 12, 2025 at 2:51 pm

      Dibran nese ky rast vertetohet, kete bote e ka marre lumi

      Nëse akuzat provohen, rasti do të tronditë jo vetëm Italinë, por edhe ndërgjegjen europiane: një përzierje e parave, ideologjisë ekstremiste dhe njeriut të zbrazur nga çdo ndjesi etike — që udhëton në një zonë lufte për të “gjuajtur njerëz” si në një park safari.

      Çfarë lloj shoqërie prodhon njerëz që paguajnë për të parë, e më keq, për të kryer një vrasje?

      Reply
  • mikel fier says:
    November 13, 2025 at 3:03 pm

    Të lumtë dora dhe mendja!!

    Rilindja e Edi Ramës ka prodhuar një specie të re politike: socialistë me orë Rolex, me kostume firmato dhe llogari bankare që vetëm “solidare” nuk janë. Shtiren si mbrojtës të të varfërve, por janë majmur si sheikë në emër të “reformave”. Nëse e majta do të thotë drejtësi sociale, për këta rilindjotë drejtësia ndalet te familja, klientët dhe koncesionarët.

    Dikur e majta nderohej për thjeshtësinë, sot qeveris me makina luksi, dreka 5 yje dhe prona në bregdet. I vetmi “popull” që u rri afër janë kamerierët dhe shoferët. Përrallat për barazi i tregojnë nga resortet, ndërsa Shqipërinë reale nuk e shohin as nga xhamat e zinj të fuoristradave.

    Janë më pranë sheikëve të Dubait sesa idealit të Nënë Terezës. Dhe më pranë tenderëve se punëtorëve. Socialistë? Vetëm me fjalë. Në jetën reale, kanë privatizuar edhe kauzën e majtë.

    RESPEKT PËR GAZETËN DITA DHE VECANËRISHT KRYEREDAKTORIN E SAJ

    Reply
  • Skypion says:
    November 13, 2025 at 3:20 pm

    Nje nga arsyet, a me sakte arsyeja kryesore, se pse kam nje alergji kaq te madhe ndaj se majtes, lidhet me indoktrinimin e jashtezakonshem qe u ben njerezve te thjeshte.
    Aq i madh eshte ky indoktrinim, sa viktimat e tij e kane krejt te pamundur te bejne dallimin e thjeshte mes asaj qe propagandohet dhe asaj qe ndodh ne realitet, megjithese faktet i kane mu perpara syve.
    Ja prsh, ky myteberi em siper shkruan : “dikur e majta nderohej per thjeshtesine…”. Per kur e ka fjalen kur thote “dikur”! Per kohen e Nanos besoj.
    Ishte pikerisht mungesa e “thjeshtesise”, dmth dhenia pas jetes se qejfeve dhe luksit, ajo qe i dha goditjen fatale karrieres se Nanos ne politike.
    Socialistet, ne pergjithesi, kur jane ne Opozite a thua se jane nder qeniet me humane qe njeh kjo bote; por me te ardhur ne pushtet, pesojne nje shnderrim total: ato qe ata i shanin kur nuk i kishin, dmth pushtetin dhe parane, mundohen ti shijojne sa me shume; shume me shume se kundershtaret e tyre te djathte.
    Nga ana tjeter, e harrojne retoriken per te varferit, dhe behen krejt te pandjeshem; ne fakt, nuk se behen, se ashtu ishin; thjeshte te qenit ne pushtet u heq masken e hipokrizise.
    Ja nje shembull nga jashte shtetit, ne Perendim: Toni Bler, i majti i famshem i Europes i kohes se tij, sot eshte kthye ne nje xhambaz, ne nje lekist te pangopur; merr miliona e miliona si keshilltar lideresh autoritare vendesh te dores se dyte a botes se trete; se nuk merr miliona vetem si keshilltar i Rames; keshillon edhe shum te ngjashem te autokratit tone ne bote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?