Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basha nis zyrtarisht fushatën nga Kruja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Basha nis zyrtarisht fushatën nga Kruja
Politike

Basha nis zyrtarisht fushatën nga Kruja

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

Lulzim Basha ka nisur zyrtarisht fushatën për tu rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

‘Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam para jush për të kërkuar mbështëtjen tuaj për të drejtuar Partinë Demokratike në një kohë të vështirë dhe sfiduese.

Partia Demokratike nuk është e imja, as e ndonjë individi tjetër, por është e demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira e pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.

- Publicitet -

Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat, për ta detyrur PD të futet në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të një individi.

Ajo që sot është e sanksionuar në ligjet e PD dhe që dua ta rikonfirmoj edhe njëherë është se nuk ka vend në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike për këdo, lider, ish-lider, lider i ardhshëm, i cili shpallet non grata nga SHBA.

Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është se ajo do t’i mbetet besnike vlerave euroatlantike dhe interesave kombëtare.

Ne do të bëjmë një lidhje me të djathtën historike, me dyert e mëdha që hodhën themelet e shtetit shqiptar, me njerzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, të të gjithë të përjashtuarve dhe viktimave politike gjatë këtyre 30 viteve, që të ndërtojmë së bashku një histori të plotë të Partisë Demokratike.

Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë.

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie.

Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themelusit te më i riu, apo më e reja mes nesh. Një parti moderne, që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, me të rinj e të reja, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i një ndryshimi që po ndërmarrim për të ndryshuar politikën e vendit.’- shkruan Basha.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit dhe më pas Manaj, Shqipëria në avantazh 2 me 0 ndaj Finlandës
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?