Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
Uncategorized

Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Published: October 8, 2026
Shpërndaje

Dëshmitë e prokurorëve që po hetojnë zv.kryeministren Belinda Balluku, të dhëna në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjet e datave 19 dhjetor 2025 dhe 23 shkurt 2026 janë transmetuar dje nga emisioni Fiks Fare.

Në këto mbledhje, grupi i prokurorëve, të kryesuar nga drejtuesi i SPAK lexuan para deputetëve edhe dëshminë e Mirzeta Kashnicës, punonjëse në Ministrinë e Infrastrukturës, dhënë para prokurorëve, pasi ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK.

“E pandehura Mirzeta Kashnica ka pasur një bashkëpunim me organin procedues. Ka përmbajtje, siç edhe duhet të jeni njohur, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është e frikësuar, emër zyrtar, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtjes të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen”, ka thënë prokurori Prençi në seancën e muajit shkurt para deputetëve.

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka shruar: “Kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur, sepse bashkëbiseduesit në atë bisedë u referohen pikërisht personave nga kabineti i ministrit… Në përmbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim edhe nga persona jozyrtarë”.

- Publicitet -

Babai i dëshmitares së kërcënuar: “Vajzën e lidhën në karrige, burri, shofer i Çuçit vrau veten”

Emisioni ka intervistuar babanë e Kashnicës, pas bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme për dosjen ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ndër të tjera ai thotë:

“Ajo nuk firmosi për Llogoranë dhe për dy LOT-e të Tiranës sepse ishte shtatzënë. Çupën time e talli ai (flet për Ramën) dhe pastaj u hodh gjithandej në tiktok e televizor. E morën, e ulën në karrige, i lidhën duart, i lidhën një tenije këtu (i referohet gojës) edhe i nxorën një thikë me pika gjaku. Vjet i vrau veten burri! Ka dy fëmijë të vegjël, djalë e vajzë. Burri ishte shofer i Çuçit, kur ishte ministër i Brendshëm”.

A e ke kërcënuar punonjësen Mirzeta Kashnica? – Balluku nuk përgjigjet, shtyn dhe filmon gazetaren

Në pamjet e transmetuara mbrëmë, grupi i emisionit tentoi të pyesë drejtpërdrejt zonjën Belinda Balluku, a e ka kërcënuar punonjësen e ministrisë Mirzeta Kashnica.

Fillimisht, Balluku, e ndalur në rrugë nga gazetarët nuk ka preferuar të japë asnjë shpjegim. Pas këmbënguljes, ajo ka shtyrë gazetaren duke nxjerrë telefonin për të filmuar ata që po e filmonin. Më pas tejet e nervozuar vijoi rrugën.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  • KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit
  • 08 tetor 2026
  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Sovraniteti i sheshit
  2. demo on Sovraniteti i sheshit
  3. K R on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  4. Dritan Goxhaj on Sovraniteti i sheshit
  5. Ela on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?