Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BBC përballet me hetim penal për pretendimet se fshehu dokumente të Princeshës Diana
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BBC përballet me hetim penal për pretendimet se fshehu dokumente të Princeshës Diana
AktualitetBote

BBC përballet me hetim penal për pretendimet se fshehu dokumente të Princeshës Diana

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

BBC mund të përballet me një hetim penal mbi pretendimet se ka fshehur dokumente të lidhura me gazetarin Martin Bashir, i cili intervistoi princeshën Diana në 1995.

Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme, Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mbrëmë tha se ekipi i saj i hetimeve penale po shqyrton një ankesë se BBC ka shkelur Aktin e Lirisë së Informacionit 2000 (FOIA). Nëse Korporata ndiqet penalisht, ajo do të përballet me një gjobë të pakufizuar.

Këto zhvillime vijnë një javë pasi “The Mail on Sunday” zbuloi se një gjykatës ka urdhëruar BBC-në të dorëzojë një sasi prej mijëra email-esh, të cila mund të zbulojnë se drejtuesit e dinin për mashtrimin që përdori Bashir për të siguruar intervistën e bujshme në 1995.

- Publicitet -

Në tetor 2020, pas një kërkese për Lirinë e Informacionit, BBC i dërgoi gazetarit Andy Webb një dosje me memorandume dhe procesverbale prej 67 faqesh nga viti 1995 dhe 1996, të cilat detajonin hetimin e saj të brendshëm mbi metodat e Bashirit.

Transmetuesi, megjithatë, mbajti një sërë dokumentesh inkriminuese sepse tha se Bashir ishte shumë i sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të diskutonte këtë çështje me të. Ndërsa BBC i fshehu dokumentet e dëmshme Webb, ajo bëri publike një memo që bënte një pretendim të rremë dhe shumë shpifës se Earl Spencer, vëllai i Dianës, kishte bashkëpunuar me Bashirin. Pretendimi është mohuar prerazi nga Earl.

Në një ankesë drejtuar ICO-së, Webb pretendoi se BBC kishte shkelur seksionin 77 të FOIA, i cili e bën atë një vepër penale nëse një individ ndryshon, deformon, bllokon, fshin, shkatërron ose fsheh informacion për të ndaluar zbulimin e tij nga një autoritet publik. Në një goditje të madhe për BBC-në, ICO mbrëmë konfirmoi se po shqyrtonte kundërshtimin e zotit Webb.

Një zëdhënës tha: “Çështja e zotit Webb i është referuar grupit të hetimit penal, i cili po shqyrton materialin e ofruar.‘

Webb tha: “Unë kam dyshuar prej kohësh se ajo që ka bërë BBC është më shumë se një tradhti besimi. Tani mund të mësojmë nëse kjo është e vërtetë.”

Ish-shefi i ITN, Profesor Stewart Purvis, më parë nga Ofcom, tha: “Është më e pazakonta ndoshta e paprecedentë – që BBC të jetë objekt i një hetimi të tillë“.

Korporata tha se të gjithë dokumentacionin përkatës në posedim të tij iu kalua një hetimi për skandalin e Bashirit të udhëhequr nga ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Lord Dyson, i cili publikoi një raport në vitin 2021.

Një zëdhënës tha: “Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuza, duke përfshirë çdo sugjerim që BBC ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Ne i kemi thënë vazhdimisht Webb se problemet e rëndësishme shëndetësore të Martin Bashir na penguan të zbulonim dokumentacionin në vitin 2020, pasi nuk ishim në gjendje ta konsultonim atë për çështjet thelbësore”, raporton DailyMail.

Fundjavën e kaluar u zbulua se si një gjyqtar kryesor kishte vënë në dyshim ndershmërinë e BBC-së pasi ajo luftoi për një fushatë dyvjeçare, për të mbajtur të fshehura mijëra emaile, të dërguara nga menaxherët e BBC-së midis shtatorit dhe nëntorit 2020. BBC ka pranuar se është duke hetuar mbi këtë çështje dhe mbi vendimet e marra.

Intervista e Princeshës Diana në BBC me Martin Bashir, “Një intervistë me HRH Princesha e Uellsit”, e transmetuar më 20 nëntor 1995 në serialin dokumentar “Panorama”, u filmua në dhomën e ndenjes së Dianës në Pallatin Kensington. Intervista shpërthyese bëri histori për shkak të mënyrës se si Diana zbuloi detaje intime të jetës, si mbretërore dhe martesës së saj, duke përfshirë luftën e saj me depresionin pas lindjes dhe lidhjen e burrit të saj me Camilla Parker Bowles. Buja e kësaj e interviste lidhet dhe me metodën e konsideruar nga gjykata angleze, si mashtrim, e gazetarit Bashir për të ofruar Dianën në këtë intervistë e cila është quajtur intervista e shekullit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?