Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
Politike

Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove

Published: July 4, 2026
Shpërndaje

Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median gjermane ZDFheute, ku ka folur për protestat që po mbahen në vendin tonë për më shumë se një muaj, si dhe projektin në Zvërnec.

Fillimisht, ai ka sqaruar se projekti për resortin në Zvërnec, lidhet me pronë private dhe zhvillohet përmes marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Ai theksoi se ende nuk ka një plan përfundimtar, pasi procesi po ndiqet me kujdes nga institucionet shqiptare për të garantuar respektimin e rregullave dhe standardeve.

Rama shtoi se nuk është në dijeni të informacioneve që mund të ketë pala tjetër mbi projektin.

- Publicitet -

“Nuk e di se çfarë informacioni keni, por ka disa përgjigje të thjeshta. Së pari, prona është private. Së dyti, pronat private në Shqipëri zhvillohen në bazë të marrëveshjeve mes pronarëve dhe investitorëve të mundshëm. Së treti, ende nuk ka një plan përfundimtar, sepse procesi po ndiqet me shumë kujdes nga institucionet tona, për të garantuar që projekti do të respektojë rregullat dhe standardet që janë të rëndësishme për ne. Nuk e di çfarë keni zbuluar ju”.

ZDFheute u shpreh se ka konstatuar ndryshimin e disa ligjeve që kanë mundësuar lehtësimin e kufizimeve për mbrojtjen e natyrës. Rama e ka mohuar diçka të tillë dhe theksoi se zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë status të veçantë, të bazuar në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Sipas tij, këto zona nuk kanë të njëjtin nivel mbrojtjeje, pasi ndahen në kategori të ndryshme me shkallë të ndryshme lejuese për ndërhyrje dhe zhvillim.

ZDFheute: Përsa i përket rolit të shtetit, kemi konstatuar se janë ndryshuar disa ligje që kanë lehtësuar kufizimet për mbrojtjen e natyrës. Është zvogëluar zona e mbrojtur për të mundësuar ndërtimin e një aeroporti dhe janë lejuar ndërtime në një zonë që më parë ishte e mbrojtur. Kritikët thonë se në këtë mënyrë shteti ka lehtësuar investimin dhe për rrjedhojë ka një rol të drejtpërdrejtë.

Rama: Nuk është bërë asnjë ndryshim për të hapur mundësinë e ndërtimit në zonat e mbrojtura ku ndërtimet nuk lejohen. Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë status të veçantë. Mbrojtja e tyre bazohet në kategoritë e Bashkimit Evropian dhe në parimin e praktikave më të mira. Kjo do të thotë se jo të gjitha zonat kanë të njëjtin nivel mbrojtjeje ndaj ndërhyrjeve dhe zhvillimit; ka kategori të ndryshme.

Kryeministri deklaroi për median gjermane se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për zonën e mbrojtur. Ai sqaroi se supas ligjit shqiptar, pronat private mund të rrethohen dhe se në disa raste mund të jepen leje të përkohshme për punime paraprake, përfshirë edhe vlerësime të ndikimit në mjedis. Sakaq, Rama theksoi se aktualisht nuk bëhet fjalë për asnjë leje ndërtimi të miratuar.

ZDFheute: Megjithatë, pikërisht në qendër të zonës së mbrojtur kanë nisur punime disa javë më parë. Ju thoni se deri tani ka vetëm plane dhe nuk ka leje ndërtimi. Ne ishim në qendër të lagunës dhe i pamë punimet.

Rama: Nuk ka leje ndërtimi për atë zonë. Nga ana tjetër, sipas ligjit shqiptar, prona private mund të rrethohet. Mund të jepet edhe një leje e përkohshme për punime përgatitore, përfshirë vlerësimin e ndikimit në mjedis.

I pyetur për problematikat me pronësinë, Rama u shpreh se pretendimet nuk kanë vlerë ligjore pa vendim gjykate dhe se institucionet shtetërore veprojnë vetëm mbi bazën e dokumenteve zyrtyare. Sipas tij, një pretendim pronësie nuk mund të bllokojë zhvillimin e një prone deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.

Sa i përket transsparencës publike, kreu i qeverisë u shpreh se ajo është e dukshme dhe se procesi është i gjithë i bazuar në fakte dhe jo në interpretime. Ai theksoi se ekzistojnë tituj të ndryshëm pronësie dhe një marrëveshje mes pronarëve dhe investitorëve, ndërsa autoritetet shqiptare po kërkojnë respektimin e rregullave dhe vlerësimin mjedisor të projektit.

ZDFheute: Por si mund të nisin punimet, siç thoni ju, kur të drejtat e pronësisë nuk janë sqaruar ende? Siç e dini, Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka shfuqizuar në të paktën dy raste fitimin e pronësisë dhe i ka kthyer çështjet në gjykatat më të ulëta.

Rama: Kushdo mund të ketë pretendime, por që një pretendim të marrë vlerë ligjore duhet të konfirmohet nga gjykata. Deri atëherë, një pretendim nuk mjafton për të ndalur gjithçka derisa gjykata të vendosë ndryshe, sepse institucionet shtetërore veprojnë mbi bazën e dokumenteve, jo pretendimeve. Derisa një titull pronësie nuk është i juaji, nuk mund të kërkoni që prona të mos zhvillohet vetëm sepse pretendoni se duhet t’ju përkasë juve.

ZDFheute: A nuk jeni ju, si Kryeministër, përgjegjës për transparencën politike?

Rama: Transparenca është krejtësisht e dukshme. Është shumë e lehtë ta shohësh, por nëse nuk do ta shohësh, sigurisht që ajo bëhet e padukshme. Si Kryeministër i këtij vendi, unë nuk ju tregoj histori. Janë të tjerët ata që tregojnë histori. Versioni im është ky: Ka tituj të ndryshëm pronësie. Ekziston një marrëveshje mes pronarëve dhe investitorëve. Ky proces ka nisur. Ka kërkesa nga autoritetet shqiptare për respektimin e rregullave dhe për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Kjo histori bazohet në fakte. Pjesa tjetër bazohet në interpretime.

Për Ramën, një investim i tillë, me një vlerë prej mbi 4 miliardë euro, nuk mundet thjeshtë të refuzohet. Ai theksoi se projekti do të vazhdojë cetëm nëse rezultati përfundimtar është i kënaqshëm dhe në përputhje me standardet dhe kërkesat e vendosura nga autoritetet shqiptare.

ZDFheute: Do të thotë kjo se ju vazhdoni ta mbështesni projektin?

Rama: Nuk mund t’i themi thjesht jo një investimi me vlerë mbi katër miliardë euro. Dhe nëse rezultati përfundimtar nuk është i kënaqshëm, atëherë nuk do të vazhdojmë me të.

Në fund, intervista u ndal tek protestat që po hyjnë në muajin e dytë. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka asgjë kundër qytetarëve që po protestojnë dhe se kanë të drejtën e tyre të shprehin mendimet, kritikat, apo dhe të jenë kundër qeverisë. “Kundërshtimi” i vetëm i Ramës, është ndaj atyre që “përpiqen t’u japin leksione të tjerëve”.

Rama u shpreh se protesta është e ndarë në dy pjesë: qytetarët e zakonshëm, për të cilët shprehu respekt dhe mirëkuptim, dhe organizatorët e protestave, të cilët ai i konsideron si drejtues dhe ndikues të tyre.
Sipas kryeministrit, çështja e Zvërnecit nuk është më në qendër të debatit publik, ndërsa protestat lidhen edhe me arsye të tjera sociale dhe politike.

ZDFheute: Ndërkohë, kjo çështje ka marrë edhe dimension politik. Çdo ditë shqiptarët protestojnë kundër projektit në lagunë, kundër mungesës së transparencës dhe korrupsionit. Ata e quajnë lëvizjen “Revolucioni i Flamingove”. Si i shihni këto protesta?

Rama: Nuk kam asgjë kundër njerëzve që protestojnë. Unë kundërshtoj ata që mendojnë se kanë të drejtë t’u japin leksione të tjerëve. Ata protestojnë sepse kanë të drejtë ta bëjnë dhe sepse kanë shqetësimet e tyre. Kanë të drejtë të shprehin mendimin, të protestojnë, të kritikojnë dhe madje të jenë kundër meje. Siç e shihni, Zvërneci nuk është më në qendër të protestave. Kjo temë ka dalë prej javësh nga axhenda. Flamingot kanë mbetur si simbol, sepse janë një simbol i fortë, por njerëzit kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë. Dhe unë i kuptoj. Nuk po flas për ta. Lëvizja protestuese përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë janë qytetarët e zakonshëm. Për ta kam shumë respekt dhe përpiqem të kuptoj çfarë i shqetëson. Nga ana tjetër janë organizatorët, ata që i drejtojnë dhe i kontrollojnë këto protesta. Pikërisht atyre u referohem kur flas për “udhëzime”. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • RnB BnB says:
    July 4, 2026 at 4:48 pm

    Fuck you !

    Reply
  • BLERËS TË BANESAVE JO LEGALE PROTESTOJNË says:
    July 4, 2026 at 6:40 pm

    Diaspora shqiptare mbetet nga më pak të integruarat shumë gadi çdo e dyta familje marin ndihma shtesë nga shteti kushtet e banimit dhe kvadraturat e banimit i kanë shumë të ulëta krahasu me mesataren ata janë ma të krekosur të blejnë banesë në kryeqytet amë veprim ky që ka stimuluar ndërtime që kanë damtu rëndë urbanistikën dhe ambientin dhe ngritje artificiale të çmimeve dhe këta të protestojnë për ndërtime të pa ligjëshme është pisllaku politk që ata fshehin dhe jo flamingot

    Reply
  • Katiu says:
    July 4, 2026 at 7:27 pm

    O i qelburi k/ minister !
    As një pëllembë Shqiperi nuk shitet as per 4 , as per 400 miliarde euro , por ti s’ke atdhe , je i degjeneruar , prandaje e sheh Shqiperinë si plaçke tregu .
    Bolle me tyj, tashti e ka fjalen Shqiperia patriotike !

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2026 at 7:44 pm

    4 miljarde jane vjedhjet nga korrupsionji te Edi Rames,qe po investon ne Prona te paluajtshme(immobigliare),ne Toke Shteterore. Amerikan,Izraelite,Siriane,Katar dhe Artur Shehra gjen sa te duash.
    Sa te merresh me pallavra hajdutesh,me mire sot qe eshte dite e shenuar,,shko hip tek ajo kulla me koken tende dhe lshoi nje shurre nga ballkoni protestuesve ne sheshin Skenderbej,qe te vec andej nga ke dale.

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2026 at 8:05 pm

    Ato 4 miljarde te korrupsionit si kryehajdut i qeverrise hajduteve, ptuuu Ti peshtyj!

    Reply
  • Liria says:
    July 4, 2026 at 8:37 pm

    Jo per 4 milion por as per 400 miliard euro Shqiptaret nuk duhet ta SHESIN ishullin strategjik ushtarak te Sazanit. TASHME KEMI MJAFT BIZNESMENE SHQIPTARE QE MUND TE INVESTOJNE PER RESORTE KRAH PER KRAH ME FORTIFIKIMET USHTARAKE.

    Reply
  • demo says:
    July 5, 2026 at 2:40 am

    E di cfare jane ato 4 miljard euro?E di cfare jane ato 4 miljard euro?Jane Ato qe ka vjedhur Edvini.Popo ketij Edvinit ka filluasr ti rrjedhe serbatori.Ashtu si nxorri Albanian Files,aktakuze e gatshme,pa mundime hetimi.Ashtu po nxjerr edhe parate e vjedhura.Mjafton qe hetuesit te marrin datat e vizitave te Edi Rames ne Katar,Dubai,Emirate, Te kontrollojne transfertat me Euro,dollare me avion personal nga Rijnasi ne Harabi dhe zbulohetr enigma e 4 miljard Eurove,qe ndrrojne pronare cdo dite.Kur shpertheu Zverneci ishin te KushneritKur plasi protesta u bene te Katarit,,Pastaj dy vellezerve siriane,pastaj ca ruse e ca bullgare,..Kur i gjej une se te kujt jane,,Ju te BKH i gjeni me nje telefonate.

    Reply
  • Toni says:
    July 6, 2026 at 9:37 am

    4 Miliardat kerkon o demo?! Ato jane vec therrime.
    Banka X blen 4 miliarde Euro bono thesari (ne Lek) me maturim 10 vjecar ne 2015, interesi le te themi 6%. Kursi i kembimit 140 Lek/Euro. Ne 2025 banka merr mbrapsht kapitalin e investuar dhe e kthen serish ne Euro me kursin 95 Lek/Euro. Fitimi direkt nga zhvleresimi 1,9 miliarde Euro + 2.2 miliarde fitimi nga interesat. Bejne 4,1 miliarde Euro fitim.
    Gjithcka e paster dhe nuk ka gjykate ne bote qe te gjeje nje gabim te vetem.
    Rrofte emigranti patriot, qe me kursimet e djerses gjeneron keto miliarda fitim te paster per kumandarin me shoke shume!

    Reply
  • Asd says:
    July 6, 2026 at 5:05 pm

    Administratori i pallatit ku banoj, ka vendosur te shese ballkonet dhe garazhet e gjithe banoreve me arsyen qe as ai nuk e perballon dot oferten e mire qe i kane bere. 😁

    Reply
  • Anonymous says:
    July 7, 2026 at 9:20 am

    Joooo t’i thuash dhe jooo joo kaq

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?