Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
BoteLajmi i fundit

BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse

Published: September 19, 2024
Shpërndaje

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit të Brukselit për ndarjen e një ndihme të re prej 160 milionë eurosh, kryesisht për energjinë.

Bashkimi Evropian vlerëson se rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar nga sulmet ruse. Zonja von der Leyen thotë se shumica e fondeve do të sigurohen nga pasuritë ruse në BE që janë bllokuar për shkak të agresionit të Moskës. Shkatërrimet nga bombardimet e vazhdueshme ruse kanë dëmtuar sistemet e ngrohjes së shtëpive, spitaleve dhe shkollave, ndërsa temperaturat po ulen përpara dimrit të tretë të luftës.

Bashkimi Evropian thotë se Rusia duhet të paguajë për shkatërrimet që po shkakton në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian Urusula von der Leyen njoftoi sot në Bruksel se do të vizitojë Ukrainën të premten me zotimin e një ndihme të re prej rreth 160 milionë eurosh.

- Publicitet -

Shumica e kësaj ndihme, sipas zonjës von der Leyen, vjen nga pasuritë ruse që mbahen të bllokuara në BE.

“Kjo përfshin 60 milionë euro ndihma humanitare për strehimore dhe ngrohëse, ndër të tjera. Vendimi gjithashtu përfshin rreth 100 milionë euro për riparime dhe energji të rinovueshme. Këto 100 milionë euro vijnë nga pasuritë ruse në Bashkimin Evropian”, tha zonja von der Leyen.

Me sulmet e vazhdueshme ajrore, Rusia ka nxjerrë jashtë funksionimit rreth 9 gigavat nga infrastruktura energjetike e Ukrainës, për të cilën zonja von der Leyen tha se ishte e barabartë me nevojat energjetike të tri shteteve baltike.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një organizatë ndërqeveritare që vepron në mënyrë autonome me bazë në Paris, tha të enjten se Ukraina mund të përballet me një mungesë prej 6 gigavatësh këtë dimër pasi kërkesa maksimale për energji elektrike rritet.

“Për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dy të tretat e kapaciteteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë u humbën. Ne po i afrohemi dimrit. Siç e dini, kur temperaturat ulen, kërkesa për energji rritet dhe kjo mund të jetë çështje kryesore për energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë”, tha Fatih Birol, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Një e treta e hidrocentraleve të Ukrainës gjithashtu nuk funksionojnë.

Gjatë konferencës së sotme shefja e BE-së gjithashtu njoftoi se një termocentral me karburant po çmontohet në Lituani për t’u dërguar në Ukrainë.

“Ndërsa flasim, një termocentral i plotë po çmontohet në Lituani dhe po dërgohet pjesë-pjesë në Ukrainë, me mbështetjen tonë. Ai do të rindërtohet më pas në Ukrainë. Kjo tregon gatishmërinë e shteteve anëtare për të mbështetur Ukrainën”, tha zonja von der Leyen.

Bashkimi Evropian gjithashtu njoftoi se do të rrisë eksportet për të furnizuar Ukrainën me energji elektrike./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    September 19, 2024 at 7:40 pm

    Ne mos gabohem Basha yne eshte caktuar te monitoroje asetet e Rusise te bllokuar .
    Ne duhet te krenohemi per kete .
    Mbase Vlonjati do emrin e Rames .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpëtohen katër turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre ishte me fraktura
  • Horoskopi 29 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 39 gradë Celsius
  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

Komentet e Fundit

  1. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. demo on Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?