Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel
AktualitetKosovë

BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

Një burim evropian i tha Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se “është ky lloj qëndrimi publik, i të dy liderëve, që paraprakisht tregojnë kushtet e tyre, i cili krijon pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

Sipas këtij burimi, mbajtja e raundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi pajtohen për datën e agjendës së parë”, pa treguar detaje.

- Publicitet -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më herët gjatë ditës, se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo deklaratë erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë ishin temë në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së që është duke u zhvilluar të enjten e 9 shkurtit.

Porosia për pritjet nga dialogu u përfshinë edhe në konkluzat që u miratuan në këtë samit.

“Këshilli i BE-së mirëpret propozimin Evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane“, thuhet në tekstit e konkluzave që u miratua në samitin dy ditësh të shefave të shteteve të BE-së në Bruksel. REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri

Komentet e Fundit

  1. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  2. demo on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  3. Durrsaku on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Remo on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?