Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE ngre zërin: Izraeli po injoron thirrjet e partnerëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE ngre zërin: Izraeli po injoron thirrjet e partnerëve
AktualitetBote

BE ngre zërin: Izraeli po injoron thirrjet e partnerëve

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, akuzoi Izraelin se injoron thirrjet e partnerëve si p.sh. Bashkimi Evropian. “Në takimin e G7 ne thamë ndër të tjera, se Izraeli nuk duhet të përdorë në jug të Gazës të njëjtat taktika që përdori në veri,” tha Borrell në kuadrin e një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel duke ju referuar bisedimeve të G7.

Bombardimet tani po vazhdojnë me një intensitet të jashtëzakonshëm. “Pra e njëjta gjë, nëse jo më keq”, tha Borrelli.

Borrelli kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat së fundi vunë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork veton ndaj thirrjes për një armëpushim të ri humanitar për Rripin e Gazës. Kryediplomati i BE-së tha se ky vendim është për të të ardhur keq.

- Publicitet -

Në fokus edhe kolonët ekstremistë izraelitë

Në takimin e ministrave të Jashtëm u diskutua edhe çështja, nëse kolonëve ekstremistë izraelitë duhet t’u ndalohet hyrja në BE. Borrell tha pas takimit se do t’u paraqesë një propozim shteteve të BE-së bazuar në modelin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara vendosën javën e kaluar sanksione për viza ndaj kolonëve hebrenj që kryejnë akte dhune kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. SHBA dëshiron t’i refuzojë hyrjen kujtdo që “minon paqen, sigurinë ose stabilitetin në Bregun Perëndimor”.

Në të njëjtën kohë ministrat e Jashtëm diskutuan dhe shqyrtuan edhe nëse mund të forcohen më tej masat ndëshkuese kundër organizatës militante islamike palestineze Hamas. BE-ja e ka vendosur tashmë komandantin e krahut të armatosur të Hamasit, Mohammed Deif dhe zëvendësin e tij Marwan Issa në listën e saj të terrorizmit. Të dy konsiderohen si planifikuesit e masakrës më të rëndë në historinë e Izraelit, në të cilën terroristët e Hamasit vranë më shumë se 1200 vetë dhe rrëmbyen si pengje në Rripin e Gazës rreth 240 persona. Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe që nga fundi i tetorit me një ofensivë tokësore. Hamasi konsiderohet si organizatë terroriste nga Izraeli, Gjermania, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete arabe. \Dw\

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?