Migrantët mund të dërgohen në “qendra kthimi” jashtë shtetit sipas reformave të reja të kritikuara nga organizmat e të drejtave të njeriut.
Po të lexoni strategjinë më të fundit të sigurisë së Uashingtonit, e cila kritikon politikat e migrimit evropian dhe pretendon se kontinenti përballet me një ‘zhdukje të qytetërimit’, mund të mendoni se BE po hap kufijtë e tij plotësisht.
Në fakt, migrimi i parregullt drejt bllokut po zvogëlohet, dhe shtetet e BE sapo kanë miratuar rregullat më kufizuese të migrimit deri më sot, me qëllim që t’u lehtësojnë anëtarëve ndalimin dhe riatdhesimin e shpejtë të azikërkuesve të refuzuar.
Ministri i Migrimit i Danimarkës, Rasmus Stoklund, tha se reformat e reja do të ndihmonin në riparimin e një sistemi “jofunksionues” të BE dhe do të rivendosnin një ndjenjë “kontrolli”.
Megjithatë, këto masa kanë shkaktuar gjithashtu kritika të ashpra nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, me Amnesty që akuzon BE për imitim të “ndalimeve, internimeve dhe riatdhesimeve masive të dhimbshme, çnjerëzore dhe të paligjshme që ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Dërgimi i migrantëve në qendra paraburgimi jashtë vendit?
Seria e reformave të mbështetura nga ministrat e Brendshëm të BE të hënën përfshin miratimin ligjor për idenë e ashtuquajturave “qendra kthimi”. Kjo mund të nënkuptojë qendra paraburgimi jashtë BE, ku migrantët mund të dërgohen për të përpunuar kërkesat për azil, ose madje si pjesë e një biletë me një drejtim jashtë Evropës.
Rishikimi i rregullave, i cili ende duhet të negociohet me Parlamentin Evropian, do t’u lejonte qeverive të BE të arrijnë marrëveshje me shtete jashtë kufijve të BE dhe të dërgojnë migrantët atje, edhe kur ata nuk kanë lidhje me vendin.
Edhe pse Danimarka filloi të eksplorojë mënyra për të dërguar migrantët në Ruandë në vitin 2021, anëtari i parë i BE që e zbatoi këtë ishte Italia. Vitin e kaluar, ajo krijoi qendra në vendin fqinj jashtë BE, Shqipërinë, por në Romë qendrat u përballën me probleme ligjore dhe u pezulluan.
Ministri i Brendshëm italian tha të hënën se marrëveshja midis ministrave lë qendrat me bazë në Shqipëri në një pozicion të mirë për t’u bërë shembulli i parë i vërtetë i një qendre kthimi të BE dhe për të “rikthyer” operacionet.
Megjithatë, analistja e politikave të migrimit Helena Hahn tha se “mbetet për t’u parë” se si do të duken qendrat e kthimit përtej modelit italian dhe, mbi të gjitha, cilat vende jashtë BE do të jenë të gatshme të pranojnë migrantët që synojnë Evropën.
“Shmangie e përgjegjësisë”?
OJF-të dhe aktivistët, përfshirë Human Rights Watch dhe Oxfam, në të kaluarën kanë kritikuar BE për “shmangien e përgjegjësisë së tij” duke u përpjekur të delegojë përpunimin e kërkesave për azil.
“BE po përpiqet të transferojë edhe më shumë nga përgjegjësitë e tij te vendet që tashmë strehojnë shumicën e refugjatëve dhe shpesh kanë shumë më pak burime,” thanë dhjetëra OJF vitin e kaluar.
Në deklaratën e tyre, ata insistuan se premtimet e BE për të mbrojtur të drejtat e migrantëve ishin “fjalë boshe”.
Stoklundi i Danimarkës i hodhi poshtë këto akuza të hënën. “Kur dërgojmë dikë në një qendër kthimi, ne do të jemi përgjegjës për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut,” u shpreh ai për gazetarët pas bisedimeve në Bruksel.
Dëbim më i shpejtë përmes përcaktimit të vendeve “të sigurta”
Shtetet anëtare të BE gjithashtu mbështetën propozime të reja që synojnë përshpejtimin e dëbimeve, me dënime më të ashpra për migrantët që injorojnë urdhrat e dëbimit. Kjo vjen pas një marrëveshjeje të mëparshme mbi planet e BE për të ulur nivelin e marrëdhënieve tregtare me vendet që nuk bashkëpunojnë në dëbime.
Ministrat gjithashtu dhanë dritë të gjelbër për një listë të centralizuar të vendeve “të sigurta” që autoritetet kombëtare mund të përdorin për të përshpejtuar vendimet dhe për t’u mohuar lejen e qëndrimit atyre që kanë më pak gjasa të u jepet azili.
Për shembull, vetëm rreth 4% e banorëve të Bangladeshit që aplikuan për azil në BE vitin e kaluar u pranuan, dhe Bangladeshi kryeson listën e vendeve të konsideruara të sigurta nga Brukseli. Shtete të tjera në listë përfshijnë Indinë, Kolumbinë, Egjiptin, Marokun dhe Tunizinë.
Ministrat ranë dakord që edhe shtetet kandidate për anëtarësim në BE, si Mali i Zi, Moldavia dhe Serbia, të konsiderohen gjithashtu të sigurta, përveç në rastet e konflikteve ose kufizimeve të të drejtave themelore.
Shtetet bregdetare jugore si Greqia thonë se kanë nevojë për ndihmë nga anëtarë të tjerë të BE për të përpunuar kërkesat për azil nga njerëzit që mbërrijnë në bregdetet e tyre.
Rishpërndarje e migrantëve ose pagesa për mbajtjen e tyre
Shtetet e BE kanë finalizuar një plan që, sipas analistes Helena Hahn, kundërvepron në njëfarë mase tendencën drejt rritjes së kufizimeve.
I ashtuquajturi “fond solidariteti” do të bëjë që shtetet anëtare në veri dhe lindje të Evropës ose të pranojnë më shumë migrantë nga shtetet e jugut, ku mbërrijnë shumica e azikërkues, ose të kontribuojnë në një fond për të mbështetur vende si Qipro, Spanja, Italia dhe Greqia.
Hahn e përshkruan këtë si “një mekanizëm për organizimin dhe koordinimin e ndarjes së përgjegjësive midis ahteteve anëtare në lidhje me azilkërkuesit” dhe beson se është një “hap i madh”.
“Çështjet që lidhen me vendosjet, kuotat dhe shpërndarjen ‘e drejtë’ të azikërkuesve në të gjithë Evropën kanë qenë prej kohësh një nga çështjet kryesore të ndjeshme politike që kanë penguar zbatimin dhe funksionimin e sistemit të përbashkët evropian të azilit,” shpjegoi ajo.
Detajet se cilat vende do të paguajnë çfarë mbeten sekret, por Hungaria, anëtare e BE, tashmë ka premtuar se nuk do t’i ndjekë rregullat, gjë që mund të çojë në beteja ligjore të ardhshme midis Brukselit dhe Budapestit.
Votuesit dhe rritja e ekstremit të djathtë
Qytetarët e BE shpesh e përmendin migrimin e parregullt si një nga shqetësimet e tyre kryesore. Sipas të dhënave nga një sondazh i kryer më herët këtë vit në të gjithë Bashkimin Evropian, qytetarët e renditën atë të dytin, pas luftës së Rusisë në Ukrainë, në një listë me sfidat më të mëdha me të cilat përballet BE, përpara kostos së jetesës, ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Partitë e ekstremit të djathtë, që përqendrohen në mesazhe kundër migrantëve po fitojnë popullaritet në shumë vende të BE, ndërsa forcat qendriste po përpiqen të rikthejnë votat.
“Po përballemi me një agjendë shumë kufizuese për migrimin,” i tha DW studiuesja Helena Hahn, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë vende po përpiqen të gjejnë të ashtuquajtura “zgjidhje inovative” për të penguar, ndaluar dhe dëbuar migrantët.
“Por deri tani kemi parë shumë pak rezultate,” shpjegoi Hahn. “Prandaj mendoj se kjo tregon shumë për qëndrueshmërinë politike të disa prej këtyre ideve, të cilat duket se sugjerojnë se do të ishte mjaft e lehtë të zhvendosësh njerëzit nga A në B, pa marrë parasysh rrethana specifike politike, diplomatike ose praktike.”
DW

Problemi i Migracionit Afro Aziatik ne BE nuk eshte problem Shqiptar, sepse Shqiperia nuk eshte Anetare e BE-se dhe nuk te drejte vendimarrje ne kete institucion Mafioz pan Europian dhe anti Europian. Vete i sollet ne BE mbajini tani. Apo e harruat kur Frau Merkel priste me lule turmat e Arabeve ne mes te Gjermanise?
Mire qe na informon shtypi i huaj. Po ju gazetare c’fare beni, vec perkthimeve dhe informimeve indirekte? Perse nuk shkoni ta pyesni gjere e gjate, ate qe 1 milion trushplare i kane dhene te drejten ta trajtoje kete vend si placken e vet (jo se 500000 trushplaret e tjere qe votojne sivellain e tij jane me te mire)? Do t’ju mbuloje historia me turp, po ku pyesin Ethemat, mjaft te marrin kocken e perditshme qe u hedh i zoti. Vertet do punesohen ata pak shqiptare qe kane mbetur me rroga shume te mira si punonjes sociale, sherbimi apo roje ne kampet qe do te ngrihen, por atdheu nuk do te njihet me, do kete mall shqiptari te flase shqip ne Gazen e Re. Dhe gjysherit do t’ju tregojne perralla nipave dhe mbesave neper bote, qe kuptojne vec nje shqipe te cale: na ishte njehere nje vend qe quhej Shqiperi…!
@Toni, eshte normale qe ato luajme sensitive
ne t’i marrim nga agjenci te huaja s’e c’plane kane ata per kete landiflin shqiptar. Po edhe kur u shkan ndonje informacion, asgje nuk ndodh me kete popull te pergjumur. Vetem pak dite me pare, u perfol per kampe te reja qe do te ngrihen ne jug te vendit, Korce,Permet,Gjirokaster,Sarande,Vlore e Himare. Palloshi i Surrelit, eshte ne hall me LUBINE Balluku, dhe eshte gati t’u dridhet e perdridhet, t’u ulet e perulet si kurve te gjitheve, vetem t’i zgjasin pushtetin. Ata, per brekulur kane perhere nevoje, mbyllin nje sy per prapesite dhe metodat me te cilat qeverisin se ato leksionet per “demokracine”, i kane per te lare gojen, ku kane interesa, instalojne Pinocete sic bene me Salehun dikur dhe po ashtu, i krehin bishtin ketij Dylberit te Erdos dhe Sorres qe kemi sot. Problemi eshte se, kjo amalgame perverse qe na ra ne pjese dhe perfunduam nga shiu ne bresher, nuk ndalet. Saliu, firmosi per 250 muxhaidine ndersa Shallvaregjeri, e kaloi numerin ne mbi 3 mije, nje republike me vete qe u shtroi ne dru edhe policine kur u shkuan per kontroll. Atje kane per te ngelur dhe e kane futur ate vend, ne armiqesi me nje superfuqi. Pastaj erdhen afganet e “bamiresit” qe vjedh e rrjep ate vend, si nje Monster e pangopur, nje Pallosh i pa shpirt, vijuan me kampet e Gjadrit, shtetin e Ashureve te Rahimondit qe shqiptaret e marrin vesh kur Monarku e ka bere fakt te kryer e keshtu me radhe. Prit tani kur te dalin Ethemeria, Tellallet, Skypionet, gjithe Qeneria qe lehin per ta.
Jugu u boshatise fare per ta mbushur me mbeturina arape-azie, vazhdoni flimi gjume jo dhe votoni PSPD